Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 01:12 Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët Botuesi i Koha Jonë, Nikoll Lesi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus te Ylli Rakipi, deklaroi se protestuesit duhet të krijojnë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Studentët dhe rinia
  • Sanksionet ndaj dhunuesve
  • Përplasja te Katedralja
  • Gjykata e Apelit
  • Vrasja në Kamëz
  • Qeveri tranzicioni
  • Ertjan Kofsha
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Studentët dhe rinia
  • Sanksionet ndaj dhunuesve
  • Përplasja te Katedralja
  • Gjykata e Apelit
  • Vrasja në Kamëz
  • Qeveri tranzicioni
  • Ertjan Kofsha
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kush i merr mandatet? Boçi: Parlamenti ka marrë fund, duhet qeveri tranzitore

Intervista E martë, 21 Shtator 2021 14:25
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Intervistë për “Koha Jonë” deputeti i PD-së, Luçiano Boçi: Në qeli arkitektët e votës së grabitur nga maja e pushtetit

Bisedoi: Redjon Shtylla

Mund t'ju interesojë

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita pa alternativë dhe protesta pa lidership

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhe...

17 Tetor 2026, 15:41
FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SPAK nga politika!

Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SP...

4 Tetor 2026, 20:50

“Djegia e mandatave është një hap i imponuar nga rrethanat politike dhe shënon e kulmon ngritjen e një sipari beteje që mbyllet vetëm me një fund: me zgjedhje të parakohshme”. Për deputetin e PD-së, Luçiano Boçi, në kushtet e demokracisë fasadë të fikur, e pa drita mandatesh, Rama do kapet me thonj pas karrikes, duke u përpjekur të luajë rolin e “viktimës” e populli me opozitën është “xhelati”. Në një intervistë për “Koha Jonë”, i pyetur se çfarë do ndodh me listat e kandidatëve pas djegies së mandateve, Boçi dha këtë përgjigje: “Rama po investohet në këtë drejtim por në optikën time është i lejuar që ta bëjë. Nuk do pjellë as më shumë e as më pak por parlamentin me demek pluralist të ’91, ku PS fitoi e ishte mazhorancë, në aleancë me organizatat jopolitike që u quajtën subjekte zgjedhore”. Ndërsa për qeverinë tranzitore, deputeti demokrat, pohon se “garanton vazhdimin e reformave evropianizuese për të mundësuar çeljen e negociatave dhe realizim e zgjedhjeve të ndershme e të lira brenda një kuadri të plotë ligjor që shmang krimin, hajdutërinë e vjedhjen”.

Përshkallëzimi i opozitarizmit në vend pati kulminacionin me protestën e 16 shkurtit. Përse opozita shkoi tek ky vendim për djegien e mandateve? Si do të jetë vazhdimi?

Protesta gjigande e 16 shkurtit ishte jo vetëm një duf zemërate qytetare e shprehur në të gjithë përmasën e mundshme por njëkohësisht dhe një thirrje e plotë e tyre drejtuar ne si opozitë, për ti dhënë fund maskaradës së një demokracie parlamentare të diskretituar dhe të shëmtuar. Komunikimi ynë për këtë vendim me publikun ka qenë i vazhdueshëm dhe vendimi aspak “rrufe në qiell të pastër”.  Djegia e mandatave në kushtet e kriminalizimit të votës së faktuar të vjedhur e të grabitur, ka qenë një kërkesë konstante e parashtruar në shumë forume, opinione, konsiderata e qëndrime.

Kreu i PD e kishte paralajmëruar një masë të tillë në rast të kulmimit të një proteste si kjo e 16 shkurtit. Jo thjesht si veprim simbolik apo si përmbushje oreksesh por si një hap in extremis, i kushtëzuar nga reagimi qytetar e mosreagimi qeverisës, si një vazhdim i protestës dhe kërkesës qytetare me mjete krejtësisht politike. Ushtrimi i opozitarizmit parlamentar si thelb i demokracisë, në kushtet e zaptimit ekonomik, politik e mediatik qeverisës, në kushtet e zënies së çdo hapësire kontrolluese, ligjvënëse e zëdhënëse të opozitës, ka humbur çdo kuptim dhe vlerë. Opozita nuk mund të jetë kurrsesi një kuadrat i puzzl-it të interesave imediate financiaro-korruptive dhe interesave politiko-okulte të një grupi sunduesish që kanë si përfaqësues e drejtues figura të miksura  krim-politikë, si ajo e Ramës.

Opozita e opozitarizmi janë zë i qytetarit, janë alternativa e vendit, janë energjia që shtyn e vë para përgjegjësisë morale e politike çdo lloj drejtimi e menaxhimi. Tendenca dhe investimi për të zhdukur, kufizuar, keqpërdorur opozitën bashkë me tendencën për të çimentuar formulat kriminale të blerjes e mbajtjes së pushtetit, konsiderohen si veprime absurde, miope e aventureske. Ato çojnë domosdo në devijim të vlerës së politikës dhe në një konfrontim të pashmangshëm me interesin publik dhe qytetarin e thjeshtë. Në rrethana të tilla, djegia e mandatave është një hap i imponuar nga rrethanat politike dhe shënon e kulmon ngritjen e një sipari beteje që mbyllet vetëm me një fund: Me zgjedhje të parakohshme. Teknikisht nëpërmjet një qeverie tranzitore detyrë e së cilës është garantimi i vazhdimit të reformave të kushtëzuara nga BE e Washingtoni dhe krijimi i të gjithë infrastrukturës ligjore e logjistike për të zhvilluar zgjedhje të ndershme e të drejta. Vazhdimi është i paralajmëruar. Në kushtet e demokracisë fasadë të fikur, e pa drita mandatesh, Rama do kapet me thonj pas karrikes, duke u përpjekur të luajë të gjitha fijet për të bindur përkrahësit jashtë e brenda se ai është “viktima” e populli me opozitën është “xhelati”.

Do bëjë e do tjerrë ture me takime me administratën, për të reklamuar mbështetje. Do bëjë si kalorës i drejtësisë, ndërkohë që propozon ndryshime ligjore për t’i dhënë imunitet deputetëve e ministrave të tij e do akuzojë opozitën, ndërkohë që kjo me vullnetin e saj është zhveshur nga çdo imunitet dhe e gatshme të përballet me çdo formë drejtësie. Do bëjë e ç’nuk do bëjë që si e si mos humbasë privilegjet e grumbulluara me pastrim, vjedhje, korrupsion, offshore, banka e kesh. Por të jeni të bindur që në fund ai nuk e shmang dot fundin prej një sundimtari të shfazuar mentalisht e emocionalisht. Protesta e 16 shkurtit do ketë simotrat e saj dhe aksioni ynë i kulmuar do ruajë ritmet e tij deri në realizimin e vullnetit qytetar.

Opozita thotë se në mënyrë demonstrative do të djeg mandatet të enjten por nëse deputetë të caktuar thonë që nuk i djegim, si i bëhet? Çfarë ndodh me listat e kandidatëve pas djegies së mandateve?

Këtu nuk ka dilema. Djegia e mandateve tashmë ka ndodhur e çdo demostrim tjetër është një shtojcë efektive opsionale. Vendimi politik është marrë dhe formalisht sanksionohet nga vendimi i Këshillit Kombëtar të PD. Partitë e tjera opozitare janë në të njëjtën linjë. Çështja e kandidatëve që ndjekin listën nuk është një çështje nominative. Mandatet nuk janë personal. Ato janë vullnete politike të zgjedhësve të shprehura ndaj programeve e vizioneve të forcave politike. Njësimi i mandatit me një emër është i karakterit formal. Vendimin final e ka forca politike që e ka propozuar. Ligjërisht, ndonëse nuk ka një përcaktim të qartë e që le shteg për diskutime, politikisht çdo gjë është taksative. Djegien e mandateve sot po e bën opozita dhe jo individi. Akti individual pas heqjes së tagrit përfaqësues nuk asnjë vlerë. E kuptojmë që Rama po investohet në këtë drejtim por në optikën time është i lejuar që ta bëjë. Nuk do pjellë as më shumë e as më pak, por parlamentin me demek pluralist të ’91, ku PS fitoi e ishte mazhorancë, në aleancë me organizatat jopolitike që u quajtën subjekte zgjedhore si Frontin, Bashkimet profesionale, Gruaja komuniste, Rinia komuniste etj, etj por që ishte në kundërshtim të plotë, sikurse sot me vullnetin qytetar. Historia dihet më pas me zgjedhjet e parakohshme të 22 marsit.

Çfarë do të ndodhë të enjten? A do të kthehet parlamenti “në arenë”, siç ndodhi tek kryeministria? Do tentojnë qytetarët të hyjnë brenda parlamentit?

Është diçka që e vendosin vetë qytetarët. Forma e reagimit është në dorë të tyre. Ai parlament është i marrë fund dhe i mbaruar kokë e këmbë. Nuk asnjë vlerë. As demokratike e as europiane. Nuk përfaqëson askënd, përveçse interesat e një organizate kriminale që ka pushtuar politikën e njërit krah dhe e përdor ideologjinë e majtë si rreckën për të mbuluar flamurin me kafkë e kokë të një grupimi kleptokratësh e sektokratësh që në vigjilje të tij të grabitjes së votave u vetëquajt Rilindje, me në krye aksidentin më të madh historik të demokracisë sonë , statujën e korrupsionit e degradimit politik, Ramën.

Z.Basha tha se detyra e parë e qeverisë tranzitore është që të arrestojë politikanë për vjedhje votash. Si do të arrihet dhe kush do jetë kryeministër në këtë qeveri tranzitore? Kush është figura që e garanton garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, siç opozita kërkon?

Beteja jonë nuk është çështje emrash. Rama apo klon i Ramës, sepse tek e fundit “të gjithë derrat një turi kanë”. Beteja jonë është çështje sistemi. Çështje e përmbysjes së sistemit qeverisës që vjedh, grabit, dhunon, frustron qytetarin. Sistem që lind nga krimi dhe i shërben krimit. Përfaqësuesi më tipik dhe i parë që duhet të shporret është sigurisht Rama. Pas tij e gjithë ngrehina e ndyrë e shpurës, adjutantëve, servilëve, puthadorëve, shërbëtorëve. Qeveria tranzitore do duhet të garantojë vazhdimin e reformave evropianizuese për të mundësuar çeljen e negociatave dhe realizim e zgjedhjeve të ndershme e të lira brenda një kuadri të plotë ligjor që shmang krimin, hajdutërinë e vjedhjen. Si hap i parë i saj është frymëzimi dhe iniciativa për të mbështetur dërgimin prapa hekurave të arkitektëve që sot shijojnë veprën e tyre të votës së grabitur nga maja e pushtetit, të faktuar me prova prokurorie, e që nesër duhet të kundrojnë e shijojnë procesin të çliruar prej tyre, nga qelitë e rezervuara për to.

Brukseli apelon opozitën se djegia e mandateve, është kundër integrimit në BE. Është koincidencë që aksioni opozitar nis disa muaj para se BE të flasë për anëtarësimin e vendit në BE?

Brukselit do t’i duhet të shohë shkakun që solli djegien e mandateve, sepse aty do gjejë se ku “fle lepuri” dhe i mosçeljes së negociatave dhe nga ana e tij, e shprehur tashmë në shumë forma para verdiktit final të qershorit.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
LAJME Para 4 orësh

Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë si...

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve
AKTUALITET Para 4 orësh

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve

Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta
AKTUALITET Para 4 orësh

Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës
LAJME Para 7 orësh

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës

Më të lexuarat

1 Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama
Para 8 orësh

Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama

2 Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve
Para 4 orësh

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve

3 Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni
Para 11 orësh

Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni

4 Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …
Para 22 orësh

Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …

5 Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
Para 4 orësh

Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë si...

6 Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte
Para 8 orësh

Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte

7 Nga Stefan Çapaliku te Fatos Tarifa, 735 pedagogë apel Ramës: Studentët janë liderët tanë në shesh
Para 13 orësh

Nga Stefan Çapaliku te Fatos Tarifa, 735 pedagogë apel Ramës: Studentët janë liderët tanë në shesh

8 Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës
Para 7 orësh

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.