Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 12:29 Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot! Nga Gazment Bardhi– Sapo shpalli diktaturën! Të paktën në mendjen e tij të sëmurë. Sepse harron një gjë: shqiptarët nuk do të pranojnë kurrë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kuvend, 108 vota pro ndryshimeve në Kodin Zgjedhor

Politikë E hënë, 17 Shkurt 2025 18:27
Kuvend, 108 vota pro ndryshimeve në Kodin Zgjedhor
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kuvendi miratoi sot disa ndryshime në Kodin Zgjedhor për të lehtësuar votimin e diasporës dhe shqiptarëve nga jashtë vendit në zgjedhjet e përgjithshme të 11 Majit. Paketa e ndryshimeve ligjore u votua në mbrëmje me 111 vota pro, asnjë abstenim dhe asnjë kundër, pas një mirëkuptimi mes dy forcave më të mëdha politike, dhe hyn në fuqi menjëherë. Ndryshimet ligjore sigurojnë mbulimin e gjithë shpenzimeve postare për çdo fletë votimi nga jashtë vendit, si dhe numërimin e tyre nga një komision dypartiak.

Kuvendi shqyrtoi përsëri sot dhe miratoi në seancë plenare një paketë ndryshimesh ligjore të dakordësuar mes forcave kryesore politike në Kodin Zgjedhor, të cilat e lehtësojnë më tej votimin e shqiptarëve nga jashtë vendit prej nga ata jetojnë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

Para 19 orësh
FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22

Këto ndryshime ulin në zero pagesat nga qytetarët dhe sigurojnë një mbulim të plotë sa u takon shpenzimeve postare për votat nga jashtë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Një tjetër ndryshim ligjor siguron numërimin e votave që do të kthehen nga posta prej një komisioni të balancuar dypartiak.

Po ashtu mirëkuptimi është arritur edhe për sa i takon shkurtimit të afateve për regjistrimin e partive politike dhe kandidatëve në garë, në mënyrë që të fitohen ditë për prodhimin e fletëve të votimit, që do të nisen me postë jashtë vendit dhe të kthehen në kohë pranë KQZ-së.

“I bëj thirrje në emër të grupit KQZ-së të bëë çmos që të mos cënohet integriteti i këtij procesi, i cili ka marrë shumë energji nga të dy palët politike, sepse shqiptarët e meritojnë. Për herë të parë në histori po bëhet e mundur vota e diasporës nga ku ata jetojnë. Shqipërisë i duhet kontributi i diasporës në zgjedhje, pasi është një e drejtë, që i përket njëlloj shqiptarëve në Shqipëri dhe shqiptarëve në diasporë”, tha drejtuesi i grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Disa ndryshime i ka propozuar një grup ligjvënësish nga Partia Socialiste. Kostot e postës për nisjen dhe kthimin e fletëve të votimit mbulohen nga KQZ-ja, e cila bashkë me fletën e votimit për çdo shqiptar të regjistruar nga jashtë vendit do të postojë edhe zarfin e kthimit të saj në vend.

Shpenzimet për votuesit janë zeruar, sado që të jetë numri i tyre. Një komision me katër anëtarë, dy nga shumica dhe nga dy nga opozita.

Ndërsa opozita propozoi një ndryshim ligjor, që të njihen si dokumenta identifikimi shqiptare brenda afatit të vlefshmërisë dhe pavarësisht afatit të vlefshmërisë.

Një grup deputetësh të PD-së propozuan që të njihen si dokumenta identifikimi edhe pasaporta të lëshuara nga SHBA-ja, BE-ja dhe vende të tjera, por kjo mbetet e vetmja pikë, që shumica soialiste nuk ia ka pranuar opozitës si ndryshim në Kodin Zgjedhor, ndërsa për pikat e tjera u gjet mirëkuptimi midis palëve. Opozita shprehu edhe shqetësimin për presione ndaj votës së diasporës.

“Pak ditë më parë nga Miçigani një shqiptar në bëri me dije se i kishin sjellë foto të motrës mësuese në Tiranë pse kanë ardhur në takimet e opozitës. Dikush tjetër tha se e kishte mjekt e infermier, e njëjta gjë kish ndodhur edhe me punonjës të shëndetësisë. Unë shpresoja që këto marifetet që socialistët i bëjnë në Tiranë nuk do të kishin guximin t’i bënit edhe jashtë Shqipërisë, që i keni detyruar të largohen dhe tani u kërkoni edhe votën. Besoj shumë te integriteti dhe te vota e diasporës”, tha Jorida Tabaku, deputete e Partisë Demokratike.

Për këto ndryshime në Kodin Zgjedhor kishte shprehur shqetësim edhe KQZ-së, si për kostot dhe afatet, ashtu edhe për ankesat në gjykatë nga diaspora deri 30 ditë përpara datës së zgjedhjeve.

Zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit janë tashmë vetëm tre muaj larg dhe dy partitë kryesore kanë ndisur një fushatë takimesh me diasporën shqiptare në shumë shtete të tjerë

Diaspora përbën jozyrtarisht afro një të tretën e regjistrit të zgjedhësve, i cili përmban rreth 3.7 milionë votues. Gjatë këtyre viteve nuk u krye reforma zgjedhore e propozuar nga OSBE/ODIHR-it, ekspertët dhe vëzhguesit e të cilës kanë ngritur disa shqetësime mbi zgjedhjet shqiptare si menaxhimi i zgjedhjeve nga komisionerë partiakë, përdorimi i burimeve shtetërore në fushatë zgjedhore, kërcënime dhe presione ndaj votuesve, bashkë me dyshimet për blerje votash.

Etiketat e lidhura

Kuvend
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!
Para 2 minutash

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Berisha: Do ta rrëzojmë regjimin e Ramës
Para 6 minutash

Berisha: Do ta rrëzojmë regjimin e Ramës

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!
Para 1 ore

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE (fjala e plotë)
Para 1 ore

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE (fjala e plotë)

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 15 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 18 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 15 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 17 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.