Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 11:57 Barcelona ka treshen më të frikshme në Europë: Yamal, Raphinha dhe Fermin Barcelona po kalon një sezon fantastik në repartin ofensiv dhe një meritë të veçantë për këtë sukses e ka treshja e përbërë nga Lamine…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Lindita Nikolla: Kosova e lirë, e pavarur, euroatlantike po ndërtohet me mbështetjen e partnerëve strategjikë të shqiptarëve

Politikë E mërkurë, 12 Qershor 2024 13:25
Lindita Nikolla: Kosova e lirë, e pavarur, euroatlantike po ndërtohet me mbështetjen e partnerëve strategjikë të shqiptarëve
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Lindita Nikolla:

25 vjet në historinë e një shteti nuk janë pak.

Por një çerek shekulli të Republikës së një populli për të cilin shteti ka qenë një planet i largët, janë domethënëse.

Çlirimi i Kosovës është vepër e popullit të Kosovës, i cili besoi dhe mbështeti, në një betejë të gjatë e të pamposhtur luftëtarët e tij të ideve dhe të paqes, simboli i të cilëve u bë Ibrahim Rugova.

Çlirimi i Kosovës është vepër e popullit të Kosovës, i cili besoi, mbështeti, luftoi bashkarisht dhe shndërroi në kauzë të vet luftën çlirimtare të luftëtarëve të luftës, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, simbol i të cilëve u bë Adem Jashari dhe mijra dëshmorë që u flijuan në luftën për çlirimin e Kosovës.

Rezistenca dhe lufta çlirimtare e Kosovës ndau një shekull, ndau një mijëvjeçar dhe zgjidhi një dilemë të botës së qytetëruar, një çështje të madhe për moralin evropian dhe botëror: Do të vijojmë të tolerojmë shtypjen e egër dhe brutale ndaj një populli mu në mes të kontinentit europian? Apo do ta ndihmojmë këtë popull të realizojë aspiratat e tij për t’u bërë i lirë dhe sovran në tokën e vet, në shtetin që i mungon?

Kosova, Shqipëria dhe kombi shqiptar kemi qenë shpesh të rrezikuar. Ekzistencën, territorin, gjuhën dhe identitetin na e kanë vendosur shpesh në pikëpyetje e rrezik.
Por ne kemi mbijetuar gjithmonë, në të gjitha udhëkryqet e historisë. Nga Prizreni e Vlora, Tirana e Prishtina, Korça e Presheva shqiptarët nuk i ikën kurrë nderit dhe detyrave që u dha emri shqiptar.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

U bëmë qytetarë të denjë të qytetërimit që i përkasim nga rrënjët, identiteti dhe aspiratat, pa dallim feje, krahine e ideje, dhe iu falëm flamurit kombëtar.

Në agimin e shekullit dhe mijëvjeçarit të ri, Kosova u clirua. Ky çlirim erdhi nga bijtë e saj.
Ky çlirim ndodhi pasi ndërgjegja, vullneti dhe aksioni i botës së lirë iu bashkua qëndresës për vite e dekada paqësore e më vonë edhe luftarake të një poplli të etur për liri, shtet, vlera demokratike, paqe e progres shoqëror.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kosova e lirë dhe e pavarur është rezultat i vullnetit, mbështetjes dhe veprimeve të aleatëve të mëdhenj dhe partnerëve strategjikë të shqiptarëve, ShBA, NATO dhe BE.
Gjatë këtyre 25 vjetëve, Kosova, më e reja Republikë e Europës, po ndërtohet si një shtet modern dhe euro-atlantik, në vizion, vlera, institucione, qëndrime e partneritete.
Lufta për çlirimin e Kosovës u fitua me ndihmën e aleatëve e partnërëve, miqve të çmuar të kombit shqiptar.

Mund t'ju interesojë

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

Para 17 orësh
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03
Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02

Kosova e zhvilluar, demokratike dhe paqësore do të vijojë të ndërtohet po me ndihmën e miqve dhe aleatëve tanë të mëdhenj.

Me mbështetjen e tyre, e ardhmja euro-atlantike e Kosovës është e sigurt. Pa ndihmën e tyre asgjë nuk është e garantuar.

Shqipëria e Kosova janë sot dy shtete të pavaruara, me miq e aleatë të mëdhenj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian, NATO-n dhe botën e qytetëruar, dhe që aspirojmë anëtarësimin në familjen europiane.

Shqipëria mbështet fuqimisht zhvillimin, demokratizimin, shtimin e njohjeve dhe fuqizimin e rolit ndërkombëtar të Kosovës. Çdo sukses i Kosovës është edhe i Shqipërisë. Çdo sukses i Shqipërisë është edhe i Kosovës.

Kuvendi i Shqipërisë dhe Kuvendi i Kosovës po vijojnë partneritetin e ngushtë dhe bashkëpunimin intensiv, mbështesin bashkëpunimin mes qeverive dhe institucioneve, në të mirë të shqiptarëve dhe paqes në rajon.
Gëzuar, Kosovë, 25-vjetorin e çlirimit!

Etiketat e lidhura

Lindita Nikolla
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Barcelona ka treshen më të frikshme në Europë: Yamal, Raphinha dhe Fermin
Para 3 minutash

Barcelona ka treshen më të frikshme në Europë: Yamal, Raphinha dhe Fermin

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi
Para 25 minutash

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën
Para 28 minutash

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

Elseid Hysaj ende pa skuadër, por mbetet një garanci në Kombëtaren tonë
Para 30 minutash

Elseid Hysaj ende pa skuadër, por mbetet një garanci në Kombëtaren tonë

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 14 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 15 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 15 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.