Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 10:45 Vrasja në Fier, gjenden dy makina të djegura Policia ka nisur krehjen e zonës me qëllim arrestimin e autorëve të mundshëm të vrasjes së Selami Hasanit dhe plagosjes së rëndë të vëllait…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Lubonja: Rama, më i rrezikshëm se Mihali

Forum E mërkurë, 29 Shtator 2021 14:37
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar në rubrikën “Opinion”, në “News 24”, dy çështjet më të “nxehta” të ditëve të fundit në vend, atë të Bashkisë së Shkodrës dhe incidentin në Porto Palermo. Për të dyja këto çështje, Lubonja ka bërë fajtor kryeministrin Edi Rama, duke u shprehur se ai është më i rrezikshëm se Mihal Kokëdhima dhe se çdo njeri tjetër, dhe se shteti i së drejtës nuk i shkon as në ëndërr. “Nëse ti qenke kaq i ndjeshëm ndaj njerëzve të dhunës, padrejtësive, siç ishte ai që hipi mbi makinë, se ishte i sëmurë psiqik, pse nuk tregohesh i tillë ndaj atij që ke vënë në Shkodër për kryetar bashkie. Është njëlloj siç fliste për Tom Doshin, me të cilin po qeveris, edhe pse është një ndër ata që është ndaluar nga SHBA. Edhe me këtë ai tregon standarde të dyfishta, që është skandal. Kjo tregon se shteti i së drejtës as nëpër ëndërr nuk i shkon këtij”, ka deklaruar analisti, duke shtuar se prishja e restorantit të Kokëdhimës në Porto Palermo u bë për interes të Ramës dhe jo të shqiptarëve”,- shprehet Lubonja.

Sa i takon situatës së krijuar në Shkodër me bllokimin e fondeve pas mbarimit të mandatit të kryebashkiakes Voltana Ademi, Lubonja ka thënë në ekranin e “News 24” se gjithçka po bëhet që qyteti verior të bjerë në duart e “të fortëve”, siç është Tom Doshi. “Parashikimi im është që duke lexuar veprimtarinë e qeverisë me Ramën në krye do të ketë një rritje të formave autoritare të paligjshme, jashtë institucionale, për të kontrolluar dhe mbajtur pushtetin. Që do të thotë s’ka rëndësi në kemi apo jo kryetarë bashkie, ç’rëndësi ka, ne jemi, vendosim nënkryetarin që kontrollon. Të tjerët ca me trembje, ca me para do nënshtrohen dhe do vazhdojnë të kontrollojnë dhe Shkodrën me njerëzit e Tom Doshit, si Valdrini, që u vu nga Rama më herët, në kohën kur ishte në konkurrencë me Keti Bazhdarin, si njeri që siguronte votën. Dihet, Toma është i forti i Shkodrës. Dikur e luanin këtë rol sekretarët e partisë, jemi kthyer në një sistem ku demokraci nuk ka”, ka theksuar Lubonja.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Pyetje: Si lidhen zhvillimet, shembja e restorantit me Shkodrën ..?

Lubonja: Të dyja rastet kanë të përbashkët atë që tregojnë se çfarë respekti kanë për shtetin e së drejtës këta që kemi në pushtet dhe që thonë do bëjmë dhe Reformë në Drejtësi. Duket sikur Kokëdhima shkeli ligjin. Sot pamë një matrapik që i shkatërron pronën. Këtu vetëm shtet nuk ka. Nuk prishet ky në momentin që të duhet ta prishësh për interesin tënd, përtej interesit publik. Është njëlloj si te Astiri, që një pjesë ua prish dhe një pjese jo. Këtu duhet të prishet me ligj, jo me urdhër.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Pyetje: Problem për imazhin e Shqipërisë?

Lubonja: Nëse bën problem duhet të shohësh mediat. Nuk e kam parë të hyjë në mediat italiane si lajm. Një i sëmurë psiqik nuk përbën lajm, nëse nuk, vret. Ky përbën lajm sa i përket imazhit për turizmin. Raste të tilla ka dhe në Itali. Imazhi në Shqipëri lidhet me trafikantët e shumë që ka vendi ynë në Itali, që kapen përditë dhe rritja e një lloj autoritarizmi, arbitraritetit të shtetit. Protestat e opozitës kanë dalë, një qeveri që udhëhiqet nga droga. Këto janë të rëndësishme, jo Kokëdhima. Në këtë moment çdo shqiptar, pavarësisht kush është Kokëdhima, duhet të ndihet i rrezikuar, sepse sa herë i prish qejfin qeverisë, ai të sjell matrapikun. Edhe në shtëpi mund të ta sjellin këta njerëz, nëse nuk ju thuhet “ndal”. E patë çfarë bëri me Bechettin ky. Meqë akoma kishte një drejtësi ndërkombëtare, duhet të paguajë 140 milionë euro. Ky është shumë herë më i rrezikshëm se Kokëdhima.

Mund t'ju interesojë

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

21 Nëntor 2026, 20:26
Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

20 Nëntor 2026, 17:56
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Vrasja në Fier, gjenden dy makina të djegura
Para 11 minutash

Vrasja në Fier, gjenden dy makina të djegura

Alarm te Bayerni/ Shqetësime për gjendjen e Musialës, FIFPRO reagon ashpër ndaj klubit
Para 17 minutash

Alarm te Bayerni/ Shqetësime për gjendjen e Musialës, FIFPRO reagon ashpër ndaj klubit

Rruga e Mëndafshit të IA synon të lidhë Lindjen me Perëndimin
Para 24 minutash

Rruga e Mëndafshit të IA synon të lidhë Lindjen me Perëndimin

Rama ndan fotoalbumin e Ditës së Alfabetit në Manastir
Para 33 minutash

Rama ndan fotoalbumin e Ditës së Alfabetit në Manastir

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 4 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 15 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 23 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.