Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 18 Nëntor 2026, 13:28 Scaloni i hap derën Messit: Mund të bëhet pjesë e stafit teknik të Argjentinës Lionel Scaloni nuk e përjashton mundësinë që Lionel Messi t’i bashkohet stafit teknik të kombëtares së Argjentinës pas përfundimit të karrierës si futbollist. Përzgjedhësi…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Takimi trepalësh
  • Buxheti në Kuvend
  • Euro 2028
  • Bashkia Tiranë
  • Raketat HIMARS
  • Sulme kibernetike
  • Tensionet me Iranin
  • Projekti Sazan
Lajmet e fundit
Në trend
  • Takimi trepalësh
  • Buxheti në Kuvend
  • Euro 2028
  • Bashkia Tiranë
  • Raketat HIMARS
  • Sulme kibernetike
  • Tensionet me Iranin
  • Projekti Sazan
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Media amerikane: Gjirokastra si një ndër destinacionet që duhen vizituar në 2025

Politikë E shtunë, 15 Shkurt 2025 09:38
Media amerikane: Gjirokastra si një ndër destinacionet që duhen vizituar në 2025
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Sipas një raporti të kompanisë amerikane te udhëtimeve “Expedia”, 63% e turistëve thanë se do të preferonin të vizitonin destinacione më pak të njohura dhe më pak të mbushura me njerëz në vitin 2025, shkruan Jennifer Allen në një artikull të botuar në të përditshmen amerikane “Seattle Times”.

“Expedia” anketoi 25 000 njerëz nga 19 vende të ndryshme.

Numri i turistëve amerikanë që planifikojnë të vizitojnë destinacionet e njohura këtë vit ka regjistruar një rënie prej 37%, duke i dhënë përparësi qyteteve të vogla evropiane – si çelësi për përvoja të reja kulturore të personalizuara.

Janë shfaqur shqetësime për turizmin masiv dhe mbipopullimin e vendeve të njohura të pushimeve.

“Turistët tani kërkojnë qytete të vogla dhe përvoja më autentike”, sipas një raporti të janarit 2025, të “USA Today”.

Dëshira për të zbuluar destinacionet nën radar i ka nxitur turistët të vizitojnë qytetet e vogla evropiane.

Qytetet e vogla ia vlen t’i vizitoni

Qytetet e vogla në Evropë ofrojnë një kontrast unik me energjinë e gjallë të qyteteve të mëdha.

Ritmi i tyre më i ngadaltë i jetës dhe traditat e ruajtura i bëjnë ato ideale për vizitorët që kërkojnë një përvojë më pak turistike dhe më autentike.

Ritëm më i ngadaltë i jetës

Një raport i trendeve të udhëtimeve të “Expedia” zbuloi se 63% e udhëtarëve ka të ngjarë të vizitojnë destinacione më të qeta dhe më pak të mbushura me njerëz në 2025.

Ky ritëm më i ngadaltë i lejon vizitorët të zhyten në atmosferën e qetë dhe të vlerësojnë sharmin e jetës së përditshme që shpesh u mungon qyteteve të mëdha.

“Njerëzit po kërkojnë qytete më të vogla dhe më shumë përvoja autentike lokale” tha Christina Bennett, eksperte e udhëtimeve për “Priceline”, në një raport të vitit 2025 të “USA Today”.

“Turistët duan të shkojnë në vende unike për t’u zhytur në kultura të reja dhe për të krijuar lidhje të reja”, shtoi ajo.

7 qytete të vogla për t’u eksploruar në Evropë

Sipas “Travel + Leisure”, qytetet e vogla janë të mbushura me brigje, fshatra dhe vargmale të Evropës.

Ato ofrojnë bukuri, kulturë dhe përvoja autentike.

Qytetet e vogla evropiane ofrojnë udhëtime të përsosura ditore, me akomodime brenda natës ose arratisje njëjavore.

Këto qytete te bukura – mund të mos jenë emra të njohur, por ofrojnë përvoja që nuk do t’i harroni kurrë.

Ne rekomandojmë shtatë destinacione evropiane që janë tendencat e reja të udhëtimit në 2025:

Gjirokastra, Shqipëri

Hallstatt, Austri

Bolgheri, Itali

Cesky Krumlov, Republika Çeke

Lavenham, Angli

Staufen im Breisgau, Gjermani

Saint-Genies, Francë

Gjirokastra, Shqipëri

Gjirokastra, e njohur si Qyteti i Gurtë, është një thesar i fshehur në Ballkan.

Arkitektura e saj e epokës otomane, kalaja në majë të kodrës dhe rrugët me kalldrëm ofrojnë një përvojë të pasur kulturore me kosto më të lirë se destinacionet më të famshme.

Qyteti i vogël është gjithashtu një qendër për folklorin shqiptar – ku organizohen shfaqje muzikore tradicionale dhe ekspozohen vepra artizanale.

Festivali Kombëtar Folklorik i Gjirokastrës organizohet çdo vit në tetor, ku mund të ndiqni shfaqje vallëzimi tradicional, të eksploroni zejtarinë vendase dhe të merrni pjesë në seminare shqiptare./ata

Mund t'ju interesojë

Turistët nuk u larguan me fundin e verës, shtatori solli rritje të vizitorëve në Shqipëri

Turistët nuk u larguan me fundin e verës, shtatori solli rritje të vizitorëve në Shqipëri

16 Nëntor 2026, 14:11
Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE-në më të fortë

Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE...

16 Nëntor 2026, 12:02
Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se çdo vit tjetër që prej 2002

Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se...

16 Nëntor 2026, 12:01
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Scaloni i hap derën Messit: Mund të bëhet pjesë e stafit teknik të Argjentinës
Para 3 minutash

Scaloni i hap derën Messit: Mund të bëhet pjesë e stafit teknik të Argjentinës

Jakup Krasniqi lë Hagën, momenti kur mbërrin në shtëpinë e tij në Prishtinë (VIDEO)
Para 18 minutash

Jakup Krasniqi lë Hagën, momenti kur mbërrin në shtëpinë e tij në Prishtinë (VIDEO)

Real Madrid “blindon” Arda Guler, rinovon kontratën deri në vitin 2032
Para 21 minutash

Real Madrid “blindon” Arda Guler, rinovon kontratën deri në vitin 2032

Deputetja e PS, Sara Mila i përgjigjet Berishës: Mos shpërndaj gënjeshtra për mua, drejtësia do të vendosë për ty
Para 26 minutash

Deputetja e PS, Sara Mila i përgjigjet Berishës: Mos shpërndaj gënjeshtra për mua, drejtësia do të ven...

Më të lexuarat

1 Mjeku Ermal Pashaj, emri i Protestës për kryebashkiak në Tiranë, urë përbashkuese për Opozitën
Para 15 orësh

Mjeku Ermal Pashaj, emri i Protestës për kryebashkiak në Tiranë, urë përbashkuese për Opozitën

2 Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë
Para 14 orësh

Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë

3 Duka: Shqipëria synon EURO 2028, ja 5 Kombëtaret që dua të shmangim në short
Para 4 orësh

Duka: Shqipëria synon EURO 2028, ja 5 Kombëtaret që dua të shmangim në short

4 Koha për një Kod të Ri Zgjedhor
Para 18 orësh

Koha për një Kod të Ri Zgjedhor

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.