Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 01:12 Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët Botuesi i Koha Jonë, Nikoll Lesi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus te Ylli Rakipi, deklaroi se protestuesit duhet të krijojnë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dhuna policore
  • Pedagogët me studentët
  • Reagimi i PD
  • Sanksionet ndaj dhunuesve
  • Gjykata e Apelit
  • Vrasja në Kamëz
  • Përplasja te Katedralja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dhuna policore
  • Pedagogët me studentët
  • Reagimi i PD
  • Sanksionet ndaj dhunuesve
  • Gjykata e Apelit
  • Vrasja në Kamëz
  • Përplasja te Katedralja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ministrja Nikolla: Protesta e studentëve, e motivuar politikisht

Intervista E mërkurë, 15 Shtator 2021 11:46
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në një intervistë eskluzive për Repor Tv ministrja e Arsimit Lindita Nikolla shpjegon shqetësimet e studentëve të cilët zhvilluan një protestë, kundër tarifës për provimet e mbartura. Për Nikollën protesta e sotme është e motivuar politikisht, duke parë reagimet e politikës shqiptare. Ministrja Nikolla u shpreh e gatshme që të zhvillojë takim me studentët për shqetësimet e tyre por duhet të bëhet në mënyrë institucionale.

Në një intervistë eskluzive për Report Tv ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, shpjegon shqetësimet e studentëve të cilët zhvilluan një protestë, kundër tarifës për provimet e mbartura. Për Nikollën protesta e sotme është e motivuar politikisht, duke parë reagimet e politikës shqiptare. Ministrja Nikolla u shpreh e gatshme që të zhvillojë takim me studentët për shqetësimet e tyre por duhet të bëhet në mënyrë institucionale. Nikolla tha gjithashtu se nxitimi për të protestuar për një VKM që nuk është ende në fuqi tregon se protesta e studentëve po përdoret politikisht.

INTERVISTA 

Mund t'ju interesojë

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita pa alternativë dhe protesta pa lidership

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhe...

17 Tetor 2026, 15:41
FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SPAK nga politika!

Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SP...

4 Tetor 2026, 20:50

Paraditen e sotme u zhvillua një protestë nga studentët, cili është komenti juaj dhe a janë reale kërkesat e studentëve?
Patjetër që studentët kanë gjithë të drejtën që të adresojnë problemet e tyre. Ka filluar si shqetësim në fakultetin e Arkitekturës për shkakun se adminstratori i këtij fakulteti pa asnjë komunikim me stafin drejtues ka shpallur një datë fikse se kur duhen paguar tarifat. Shqetësimi në këtë fakultet lidhej me faktin që nuk ishte pagesa me këste. Ky moment është adresuar para autoriteteve të atij fakulteti dhe administratori ka rënë dakort që të ketë datë tjetër dhe të ruhet tradita e pagesës me këste. Sot paraprirë nga disa sinjale në rrjetet sociale, studentët sollën para meje një kërkesë. Nuk kam qënë as e ngujuar dhe nuk kam lëshuar asnjë përgjigje me arrogancë. Kam ftuar studentët në një takim, në një mjedis ku e shohim dhe dëgjojnë njëri-tjetrin. Nuk e kanë pranuar këtë mundësi, kanë kërkuar që të dal në shesh dhe të komunikoj në shesh. Kjo nuk është etike. Atëherë do të ishte arrogancë.

Pas insistimeve të vazhdueshme për të komunikuar nuk e panë arsyeshme dhe më dërguan një kërkesë. Studentët shqetësohen për një situatë hipotetike që do të japë efektet pas një viti. Garantoj prindërit e tyre që kemi më shumë se një vit kohë që ta shikojmë me shumë qetësi këtë gjë. Nëse duan të jetë në tagër të univeristeteve, ne jemi të gatshëm ta pranojmë. Aryset se përse është vendosur kjo tarifë ka ardhur nga universititeti për të demotivuar mbartjen e lëndëve. U pa si një incentive për të qënë krah prindërve shqiptarë dhe për të marrë provimet në kohën kur duhet marrë provimi. Kjo VKM hyn në fuqi vitin që vjen. Nëse përfaqësuesit e universiteteve e shohin që edhe pse kjo është ngritur në parime të shëndetshme për të motivuar cilësinë do ta lëmë në tagër të universiteteve. Me ligjin e ri të arsimit të lartë, qeveria ka vetëm një përgjegjësi dhe ajo është që të përcaktojnë tarifën maksimale dhe më pas i mbetet vendimi univerisiteteve. Tarifat janë nën koston reale. Edhe këtë pikë e diskutuam me përfaqësues të universitetve. Është debat që duhet të shterojë në univerisitet dhe janë ata që e gjykojnë sa do të jetë masa e tarifave në programe të caktuara studimi. P.sh. universiteti i Vlorës për disa programe e ka ulur tarifën dhe e ka mbajtur njësoj. Ka 5 vite që tarifat nuk rriten. Kërkesa tjetër që lidhet me përmirësimin e kushteve, është shumë e drejtë. Meritojnë kushte shumë të mira në godinat ku akomodohen. Por në vetëm 2 vjet po spenzohen 2 milion euro që janë investuar tek UPT. Është proces që zhvillohet dhe do të mbajmë angazhimin që qytet Studenti dhe godinat e univeristeteve të jenë në kushtet e duhura.

Znj.Ministre ju sot keni bërë një shpjegim mbi VKM-në nr.298. Pse nuk është bërë një informim më parë për të mos ardhur në këtë situatë?
Kjo VKM ka hyrë në fuqi në maj. Si është e mundur që u bë problem tani, mendoni se kanë qenë të paiinormuar dhe tani u informuan? E kundërta është e vërtetë. Nuk ka asnjë VKM dhe nuk ka asnjë vendimmarrje nga MAS-i që nuk merret duke komunikuar me universitet. E sqarova me rektorët dhe dekanët dhe nuk paati asnjë lloj kundërshtie. Ka qenë një vendimmarrje rutinë në zbatim të ligjit. Edhe në 2013-ën kemi një VKM për përsëritësit sa i takon pagesës së vitit, ka ardhur kjo shtojcë për shkak të faktit se disa programe universitare ka qenë shqetësim i madh që studentët lënë shumë lëndë të mbartura…shkojnë në vitin e tretë dhe kanë ende pa marrë lëndët e vitit të parë, duke krijuar një lloj amullie eduke lënë shteg edhe për korrupsion. Kjo ka qenë arsyeja. Mbetem e hapur, ndaj i thirra edhe në prani të medias, ato bënë reagimin e parë, treguan gatishmërinë e tyre dhe pres që nëse vërtetë gjykojnë që kjo duhet hequr, patjetër, në nuk e bëjmë pjesë të VKM-së është pjesë e vendimmarrjes së çdo fakulteti dhe universiteti

Pse mendoni se studentët refuzuan takimin?
Nuk besoj se ata refuzuan takimin me mua. Ata kërkonin që unë të bëhesha pjesa e shoë-t të tyre. Ata janë të rinj dhe kanë edhe krijimet te tyre të veta qoftë edhe artistikisht për mënyrën sesi demonstrojnë, unë kam detyrën që të ushtroj të gjitha kompetencat e mia, të ruaj etikën, detyrimin dhe përgjegjëshmërinë për të mos u përballur me skena që besoj as prindërit dhe as shoqëria nuk do t’i shkonin për shtat. Por një gjë dua ta them me tërë fuqinë e mendjes dhe shpirtit, unë fare mirë mund të isha në mesin e tyre, por nëse ata do të lejonin që unë t’i dëgjoja. Nuk është ky respekti për studentët, respekti për studentët është kur dyert janë të hapura, ftesa është ku të duan ata. Jam dhe unë që shkoj në universitet po të duan, as nën goditjen e vezëve dhe britmave, kjo nuk është etike sepse nuk zgjidhim gjë. Ky shoë mund t’u pëlqejë segmenteve të caktuara, por nuk do t’iu pëlqente prindërve dhe shoqërisë shqiptare. Nuk është etike për një zonjë që të përballet me këto skena.

E shihni të motivuar politikisht këtë protestë?
Fakti që nxituan ish-kryeministri Berisha, përfaqësues të LSI, një deputete e re thotë se ministrja u ngujua dhe me arrogancë thotë se nuk dua të takoj studentët, në një kohë kur krejt e kundërta ndodhi, është tregues për një involvim të politikës duke dashur të përfittojnë nga situata të caktuara dhe duke ngatërruar keq këta studentë që sot duhet të ishin në auditore, në një kohë kur kemi kohë për ta diskutuar VKM-në sepse nuk ka asnjë efekt. Ndërkohë që ata bërtisnin se çfarë po ndodh për VKM-në. Dhe nga ana tjetër patjetër që duhet të jenë të interesuar të vijnë në parlament aty ku bëhen ligje, hartohen buxhete dhe miratohen buxhete që të ngrejnë zërin e tyre nëse duan studentë. Studentët nuk janë numra të bëra për të mbushur sheshet dhe as vota të bëra me pahir. Sigurisht që kjo është një çështje që i përket studentëve dhe jo një çështje që zgjidh edhe situatën te “Astiri”. Këto janë besoj elementët e asaj mënyrë që opozita ka zgjedhur të bëjë opozitë, por nuk janë pjesë të një shoqërie të civilizuar dhe një shteti ku demokracia është funksionale.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
LAJME Para 6 orësh

Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë si...

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve
AKTUALITET Para 6 orësh

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve

Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta
AKTUALITET Para 6 orësh

Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës
LAJME Para 9 orësh

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës

Më të lexuarat

1 Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama
Para 10 orësh

Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama

2 Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
Para 6 orësh

Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë si...

3 Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve
Para 6 orësh

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve

4 Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni
Para 13 orësh

Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni

5 Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …
19 Tetor 2026, 06:50

Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …

6 Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte
Para 10 orësh

Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte

7 Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës
Para 9 orësh

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës

8 Nga Stefan Çapaliku te Fatos Tarifa, 735 pedagogë apel Ramës: Studentët janë liderët tanë në shesh
Para 15 orësh

Nga Stefan Çapaliku te Fatos Tarifa, 735 pedagogë apel Ramës: Studentët janë liderët tanë në shesh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.