Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 09:27 Juventus “derbi” me Milanin për të siguruar … Tresoldin Juventus dhe Milani pritet të përballen në një tjetër duel jashtë fushës së lojës, këtë herë në merkaton e transferimeve. Në qendër të vëmendjes…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Momente kyçe që shenjuan karrierën e “Kampionit të Antikorrupsionit”

Politikë E mërkurë, 24 Shkurt 2021 09:51
Momente kyçe që shenjuan karrierën e “Kampionit të Antikorrupsionit”
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nderimi i Ardian Dvoranit si Kampion i Antikorrupsionit nga Departamenti Amerikan i Shtetit e gjen fituesin e çmimit të përjashtuar nga strukturat kyçe të drejtësisë së re. Sipas zëdhënësit të DASH, Ned Price, 12 fituesit kishin mirënjohjen e SHBA sepse kanë mbrojtur transparencën, luftuan korrupsionin dhe siguruan llogaridhënien në vendet e tyre.

Presidenti Meta që e ka sulmuar Ardian Dvoranin me të gjithë arsenalin e mundshëm të akuzave reagoi me një foto në rrjetet sociale të shoqëruar me mesazhin: 25 prill – Shqipëria e shqiptarëve dhe KURRË e oligarkëve dhe mafies ndërkombëtare.

Në të kundërt, Edi Rama nxitoi ta heroizojë. Sipas tij, Dvorani ishte goditur harbutërisht sepse “nuk iu dorëzua presionit të së Keqes”. Për Ramën çmimi e shfajëson gjykatësin nga akuzat, duke qenë se “ky vlerësim e shkrinte krejt atë baltën e imoralitetit politik e mediatik, që u hodh pa kursim mbi të”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Nga Partia Demokratike nuk pati asnjë reagim, megjithëse gjatë konfliktit Presidencë-KED, Basha e ka quajtur Dvoranin simbol të korrupsionit.

Çmimi risjell edhe një herë diskutimet mbi figurën dhe rolin e Ardian Dvoranit në reformën në drejtësi dhe disa momente kontroverse në karrierën e tij.

Hetuesi i protestuesve që hodhën bustin e Stalinit në Shkodër

Adrian Dvorani shërbeu gjatë viteve të fundit të komunzimit si prokuror në Shkodër (1988-1991). Me 13 dhjetor 1990, disa ditë pas shpalljes së pluralizmit, Dvorani kërkoi dënimin me burg të disa qytetarëve shkodranë me akuzën e rrëzimit të bustit të Stalinit dhe për këtë është akuzuar shpesh nga Partia Demokratike. Në bazë të Ligjit të Pastërtisë së Figurës apo ligji i lustracionit, Dvorani nuk duhet të ishte pjesë e sistemin gjyqësor. Pavarësisht ligjit , në shkurt 2005, shumica socialiste e zgjodhi anëtar të Gjykatës së lartë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Qëndrimi në vendimin për videon Meta-Prifti

Ardian Dvorani ishte një nga 5 anëtarët e trupit gjykues që shpalli të pafajshëm Ilir Metën në çështjen e video-përgjimit Meta-Prifti. Pavarësisht se e kontestoi procesin, ai votoi kundër bindjes së tij dhe iu bashkua qëndrimit të 4 gjykatësve të tjerë. Qëndrimin e shprehu përmes një mendimi paralel.

Mund t'ju interesojë

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

Para 14 orësh
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03
Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02

“Qëndrimi im për zgjidhjen e çështjes është ai i përbashkët me gjyqtarët e tjerë për deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Ilir Meta, sepse nuk vërtetohet që fakti ekziston në zbatim të shkronjës ‘a’ të pikës 1 të nenit 388 të Kodit të Procedurës Penale. Ky qëndrim, sipas gjykimit dhe bindjes sime të brendshme, është e vetmja zgjidhje përfundimtare për çështjen, nisur nga ato prova, të cilat Kolegji Penal, me vendimet e ndërmjetme të marra në seancë dhe në dhomën e këshillimit, vlerësoi që t’i pranojë dhe administrojë për t’ia nënshtruar debatit gjyqësor dhe, për rrjedhojë, si provat e vetme për t’i pasur në mbështetje të vendimit përfundimtar”, pohonte gjyqtari Dvorani në mendimin e tij paralel.

Problemet me pasurinë gjatë vetingut

Në deklarimin e pasurisë para KPK, Ardian Dvorani u shfaq me dy probleme. I pari kishte të bënte me një apartament 120 metra të përfituar nga kompania shtetërore Albetelkom sha, ku ai shërbente si anëtar i Bordit Mbikqyrës të kompanisë. Midis Albtelekomit dhe Dvoranit nuk është firmosur asnjë kontratë shitje dhe asnjë kontratë kalimi pronësie. Madje sipas informacionit të hipotekës së Tiranës, Dvorani nuk është pronari formal i apartamentit, pasi nuk e ka regjistruar atë në emër të tij. Në vitin 2013, Albtelekom, tashmë i privatizuar, kishte vendosur t’ia falte Dvoranit shumën ende të papaguar me vlerë rreth 17 mijë dollarë, nga 34 mijë dollarë vlera totale e apartamentit.
Dvorani nuk dha ndonjë arsye pse Albetelom vendosi t’ja falë apartamentin.

Problemi i dytë ishte mosdeklarimi nga Dvorani dhe familjarët e tij—bashkëshortja, djali dhe prindërit—i një shume prej 9,9 milionë lekë (afërsisht 80 mijë euro) në llogaritë e tyre bankare.
Këtë mosdeklarim, Dvorani ai e justifikoi para komisionit të vetingut se kishte harruar të dorëzonte fletët e deklaratave. Por, edhe pasi ai i dorëzoi fletët e munguara, informacioni i përfshirë në to përmbante vetëm gjendjen e fundit të llogarive dhe jo gjithë ecurinë e tyre nga momenti i krijimit, sikurse kërkohet ligjërisht, pra deklarimin e shtesave ose pakësimeve të gjendjes së llogarive në çdo vit përkatës të periudhës së mbuluar.

Për rastin e mosdeklarimit të parave KPK e fali dhe u shpreh se “subjekti nuk ka pasur asnjë lloj motivi dhe qëllimi për fshehje pasurie, duke reflektuar një qëndrim kritik ndaj vetes për këtë pakujdesi, si dhe duke argumentuar ndërkohë mungesën totale të fshehjes së pasurisë (likuiditetet e padeklaruara)”.

Skema e kapjes së Kushtetueses

Në krye të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani mori përsipër të vërë në zbatim një skemë që i hiqte presidentit të drejtën për të zgjedhur mes emrave për gjykatën Kushtetuese përmes lojës me afatet kohore.

Përmes koordinimit të afateve kohore me Parlamentin e drejtuar nga Gramoz Ruçi, u bë e mundur që kandidatja Arta Vorpsi të zgjidhej automatikisht dhe të shmangej e drejta e Ilir Metës për të bërë zgjedhjen e tij në proces.
Si pasojë e këtyre manovrave, dolën dy anëtare të gjykatës kushtetuese të emëruara për një karrige dhe njëra prej tyre shkoi të betohet përpara një notereje, ndërkohë që Kushtetuta kërkonte betimin në Presidencë. U desh “ngrirja” e procesit nga Meta, që e gjithë skema të zhbëhej.

Skema për kapjen e Gjykatës Kushtetuese u rrëzua edhe nga opinion i Komisionit të Venecias. Edhe sikur Dvorani të kishte qenë i vlerësuar njëzëri nga palët politike, do të mjaftonte opinioni i Komisionit të Venecias për emërimet në Kushtetuese, për të ngritur pikëpyetje mbi meritën e tij për të marrë një çmim nga Departamenti Amerikan i Shtetit.©Lapsi.al

Etiketat e lidhura

Ardian Dvoranicmimidash
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Juventus “derbi” me Milanin për të siguruar … Tresoldin
Para 1 minute

Juventus “derbi” me Milanin për të siguruar … Tresoldin

Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, dy punonjësit përfundojnë në spital nga asfiksia
Para 5 minutash

Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, dy punonjësit përfundojnë në spital nga asfiksia

Ambasadorja e BE prezanton progres-raportin e KE para komunitetit të biznesit në Shqipëri
Para 14 minutash

Ambasadorja e BE prezanton progres-raportin e KE para komunitetit të biznesit në Shqipëri

Interpretim emocionues i këngës “Për ty Atdhe” nga muzikantë me aftësi ndryshe (VIDEO)
Para 21 minutash

Interpretim emocionues i këngës “Për ty Atdhe” nga muzikantë me aftësi ndryshe (VIDEO)

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 11 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 12 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 12 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

4 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 11 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.