Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 23:04 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë Real Madridi fiton 1-2 ndaj Barcelonës në “Camp Nou”, duke i dhënë fund serisë prej nëntë fitoresh radhazi të katalanasve në La Liga. Kylian…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

NATA PA TË NESËRME

Forum E shtunë, 31 Korrik 2021 07:44
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X
Frrok Çupi.

‘Nesër’ nuk ka. Këtu është mbyllur ‘tuneli’ i shtetit, pa dritë.

Kjo ka ndodhur edhe dy herë të tjera në historinë moderne të shtetit shqiptar. Hera e parë ishte nata kur sulmoheshin studentët e grevës së Urisë, (shkurt 1991), kundër diktaturës komuniste. Hera e dytë ishte në mesin e marsit 1997, kur presidenti i Republikës detyrohet të japë dorëheqjen dhe administrimin e vendit ta marrë në dorë austriaku Franz Vraniski.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Skënder Minxhozi: Ku është populli dhe ku janë 78 mijë studentë?

Skënder Minxhozi: Ku është populli dhe ku janë 78 mijë studentë?

Para 9 orësh
Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Para 12 orësh
Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-st...

Para 14 orësh

Herën e parë, shkurt 1991, studentët kërkonin hapjen e ‘tunelit’ të lirisë, duke nisur me heqjen e simboleve të diktaturës, fillimisht emrin dhe kultin e diktatorit Hoxha. Herën e dytë, pasi shteti provokoi qytetarët e vendit- fillimisht me piramidat financiare e më pas me ushtrinë, u kërkua dorëheqja e presidentit të Republikës…

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në asnjërën nga këto ngjarje nuk kishte më dritë. Presidenti Ramiz Alia, një mbrëmje të ftohtë të 16 shkuritit 1991, i tha një delegacioni të Partisë Demokratike: “Hiqini studentët nga greva”. Demokratët nuk pranuan dhe presidenti komunist mbodhi gishtat e dorës si të mblidhte një cigare duhan dhe tha: “Deri tani kisha kaq pak dritare. Tani nuk kam asnjë pikë dritë”…

Kështu përfunduan dy presidenca në historinë tonë moderne: Pa dritë në tunel.

Tani ndodhemi përsëri në të njëjtën situatë. Simbolika bëhet edhe më konkrete, pasi kemi të bëjmë me tunelet e Rrugës së Kombit, ku qeveria ka vendosur kontrollin dhe populli është ngritur me zjarr si në dy ngjarjet e para. Sonte protestuesit ndodhen në qelitë e burgjeve; ndërsa populli akoma më keq.

Nesër nuk ka dritë. Shteti nuk ka rrugë tjetër: O dorëheqjen e qeverisë, o kaos!

1.

Nuk ka dritë për të kaluar në Kosovë. Kosovarët janë bashkuar me protestuesit e Kukësit dhe nuk bën asnjë lëshim. Qeveria duhet të zgjedhë: O të bëjë armiq Kosovën, Kukësin, Shkodrën dhe veriun në përgjithësi, o të largohet. Nëse qeveria do që të ndajë Veriun dhe Kosovën nga trungu- këtë nuk e lejon Amerika që ka investuar për paqen dhe unitetin e vendit

2.

Nuk ka dritë për t’u kthyer aty ku ishte.

Nëse Qeveria po mbahej në cicmice- kjo ndohte jo pse qeveria po punonte mirë, por sepse populli nuk po gjente një shkak për të shpërthyer. Tani shkaku ja ku është: Taksa e rrugës, të burgosurit, sharjet nga qeveria, terrori policor… A mund të kthehet më qeveria? Edhe sikur të kthehet në mes të ‘tunelit’, këndej nga ka hyrë është mbyllur çdo gjë, nuk ka më dritë. Një qeveri që e shkel popullin kaq fort, nuk mund të kërkojë që populli të bëhet sixhade për herë të dytë.

3.

Nëse maxhoranca ka ndërtuar një plan djallëzor për të nxehur popullin me qëllim që t’i japë oksigjen opozitës dhe pas kësaj qeveria të mbajë në krah këtë opozitë që i shërben, përsëri e ka plan ‘pa dritë’. Populli u ngrit më këmbë jo për Opozitën dhe as në udhëheqjen e opozitës. Aq sa nuk votohet më qeveria, aq nuk votohet as opozita- edhe sikur të bëhet pjesë e revoltës. Edhe këtu është mbyllur drita.

4.

Nëse qeveria është inspiruar nga presidenti i Turqisë për të vënë Kosovën në ‘tenxheren me presion”, këtu ka dështuar. Ky variant është më i mundshmi. Presidenti autokrat i Turqisë ka kërkuar nga Tirana zyrtare që të bllokojë qeverinë e Kosovës për shkak se kryeministri kosovar liroi nga detyra ministirn shërbëtor të Osmanllisë. Qeveria e Tiranës i ka premtuar Turqisë se do të shërbejë me kokë të ulur. Po në këtë rast plani dështoi. Dështoi sepse malësorët e Kukësit dhe patriotët e Kosovës u ngritën e dogjën planin…

Flakët e ndezura te tuneli nuk janë dritë për qeverinë; por janë një gjë tjetër e kundërt.

Veritas.com.al/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 4 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin
Para 4 orësh

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”
Para 5 orësh

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik
Para 5 orësh

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik

Më të lexuarat

1 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 9 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

2 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 7 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

3 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 4 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

4 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 5 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.