Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 08:46 Ben Blushi: Emri i Tiranës nuk vjen nga Teheran, por nga fjala Tiran Nga Ben Blushi- Një nga enigmat më të mëdha të Tiranës është origjina e emrit të qytetit. Pra cdo të thotë Tiranë? Kush e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

”Në Astir, në mes të një rruge të pashtruar”, Ben Blushi: Po të jetoja në këtë zonë nuk do votoja për asnjeri

Politikë E mërkurë, 14 Maj 2025 17:02
”Në Astir, në mes të një rruge të pashtruar”, Ben Blushi: Po të jetoja në këtë zonë nuk do votoja për asnjeri
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Ben Blushi

Për gati dy orë isha i ftuar në podcastin e dy këngëtarëve të mrekullueshëm, dy rokerave me zë të ngjirur, Renis Gjokës dhe Gent Bushpepës, ku përvecse nuk këndova, bëra çdo gjë tjetër që bëhet në një garazh, pra muhabet çunash që tregojnë historitë e tyre me alkoolin, vajzat dhe cigaren e plot vese të tjera që duhet ti kalosh përpara se të bëhesh burrë. Unë i kam kaluar të gjjtha këto dhe për fat më ka mbetur edhe një ves, letërsia për të cilën fola shumë me Renisin që më kishte lexuar disa libra dhe Gentin që nuk më kishte lexuar ende asgjë por që ishte shumë kurioz.

Rrallë jam ndjerë aq komod në një podcast sepse as Renisi as Genti nuk më pyetën për kë votoj dhe për nuk votoj, apo pse votoj atë që nuk duhet ta votoj. I vetmi problem që pata ishte të gjeja garazhin e tyre, në një pallat diku në Astir, në mes të një rrugë të pashtruar për të arritur deri tek e cila, duhet të kaloje nja pesë rrugë të tjera poaq të pashtruara dhe me gropa të shëndoshura nga uji.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Nëse do jetoja në këtë zonë nuk do votoja për asnjeri, i thashë Renis Gjokës që më doli përpara për të më orientuar. Podcastet janë një media e re, një modë e bërë në një odë dhe shpresoj shumë që disa vjet më vonë, të lodhur nga televizionet ku cdo natë thuhet e njëjta gjë, nga të njëjtit njerëz, do kemi një pluralitet podcastesh që janë të lira, të sinqerta dhe të këndshme edhe kur bëhen në një garazh.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Podcastet ku flitet për cdo gjë do jenë clirimi nga diktati i televizioneve tradicionalë sic po ndodh kudo në botë duke nisur nga Amerika ku një podcast i famshëm ndryshoi kursin e zgjedhjeve të fundit gjatë të cilave televizionet provuan që nuk kishin pothuajse asnjë ndikim. Në televizionet e sotshme për fat të keq dalin vetëm të pasurit që ju tregojnë të varfërve cfarë duhet të bëjnë, si duhet të vishen, si duhet të flasin dhe si duhet të jetojnë duke blerë në dyqanet e tyre.

Mund t'ju interesojë

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

Para 14 orësh
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03
Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02

Kurse në një podcast mund të dali dhe një i varfër që tregon sa e bukur është jeta edhe kur je me duar në xhep. Prandaj koha që jetojmë është fantastike, sepse kur mendoj se 30 vjet më parë për të bërë një gazetë apo një televizion duheshin gjetur nja dhjetë zyra, shtatë kompjutera,pesë shofera dhe tre roje, nuk arrij ta besoj me cfarë shpejtësie kanë ndryshuar kohët. Më duket sikur ka ndodhur një shekull më parë.

Sot cdo njeri që ka dicka për të thënë, mund të bëjë një podcast me një celular nga kuxhina ku vlon tenxherja e drekës dhe ku lavatricja lëshon një zhurmë aq familjare për shumicën e njerëzve. Përderisa ka podcast nga garazhi mund të ketë podcast nga kuzhina apo nga bodrumi. Asnjë brez në historinë e botës nuk ka shijuar më shumë përparimet teknologjike të cilat përvecse na e kanë bërë jetën më të thjeshtë, kanë marrë dhe një funksion tjetër.

Sot teknologjia është kthyer në garant të demokracisë të cilën e mbron më mirë se ushtria, policia dhe partitë. Një celular që kemi në dorë bën më shumë punë se dhjetë policë dhe një podcast krijon më shumë mendim se një parti. Uroj të më ndiqni sot në Garazh Lock në kanalin e youtube me të njëjtin emër me Renis Gjokën dhe Gent Bushpepën që meqë ra fjala harrova ti pyes c’dreqin patën që bënë një podcast. Ndoshta i shtyu zhurma e dashur lavatrices, pra nevoja për të pastruar njollat e errëta të censurës mbi carcafët e fjalës së lirë.

Etiketat e lidhura

Ben Blushi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ben Blushi: Emri i Tiranës nuk vjen nga Teheran, por nga fjala Tiran
Para 14 minutash

Ben Blushi: Emri i Tiranës nuk vjen nga Teheran, por nga fjala Tiran

Ukraina njofton kapjen e të burgosurit të parë indonezian të luftës: 283 indonezianë të rekrutuar nga Rusia në nëntë muaj
Para 29 minutash

Ukraina njofton kapjen e të burgosurit të parë indonezian të luftës: 283 indonezianë të rekrutuar nga ...

Tirana, e vështirë për familjet e reja, lindjet në rënie me dyfishin e mesatares kombëtare
Para 37 minutash

Tirana, e vështirë për familjet e reja, lindjet në rënie me dyfishin e mesatares kombëtare

Emri i kalon Senatit, kush është i nominuari për Ambasador të SHBA-ve në Kosovë
Para 39 minutash

Emri i kalon Senatit, kush është i nominuari për Ambasador të SHBA-ve në Kosovë

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 11 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 12 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 12 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

4 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 10 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.