Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 24 Nëntor 2026, 11:09 Champions League rikthehet me 9 sfida, spikat dueli Arsenal-Dortmund Champions League rikthehet sot, me nëntë takime të vlefshme për raundin e pestë, ku në program janë disa përballje që pritet të dhurojnë emocione…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Kriza në PS
  • Berisha
  • Real Madridi
  • Zgjedhjet
  • Protesta
  • NATO
  • ICE
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Kriza në PS
  • Berisha
  • Real Madridi
  • Zgjedhjet
  • Protesta
  • NATO
  • ICE
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Negociatat, Hahn: S’ka reagim negativ, por Shqipëria duhet të zgjidhë problemin e azilkërkuesve

Intervista E shtunë, 17 Korrik 2021 03:27
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

“Liria e shprehjes është një nga elementët kyҫ të procesit tonë të integrimit, të hapjes së negociatave për pranimin e vendeve kandidate në BE”. Kështu deklaron komisioneri i BE për Politikën e Fqinjësisë Europiane dhe Negociatat e Zgerimit Johannes Hahn në një intervistë për Deutsche Welle. Lidhur me qëndrimin e vendeve anëtare të BE për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë në mesin e vitit të ardhshëm, 2018, Hahn deklaroi se nuk ka feedback negativ për Shqipërinë prej asnjërit nga vendet anëtare dhe se pres që Progres-Raporti që do të dalë në prill të vitit të ardhshëm, të jetë pozitiv. Ai nënvizoi si një problem të rëndësishëm azilkërkuesit në vendet e BE.

Komisioner Hahn, në konferencën që po zhvillohet në Tiranë, “BE- Ballkani Perëndimor, Ditët e Medias” ju thatë se garantimi i lirisë së shprehjes dhe medias është një nga kriteret politike që duhet të plotësojnë vendet që aspirojnë të hyjnë në BE. Çfarë mbështetje politike mund t’u japë BE vendeve të Ballkanit Perëndimor për të përballuar sfidat që paraqet plotësimi i këtij kriteri?
Së pari kemi shumë probleme në Ballkanin Perëndimor për të ndihmuar gazetarët dhe për t’i mbështetur ata në kualifikimin e tyre profesional. Kjo është një gjë. Gjëja tjetër është që liria e shprehjes është një nga elementët kyҫ të procesit tonë të integrimit, të hapjes së negociatave për pranimin e vendeve kandidate në BE.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Me vendet kandidate për anëtarësim të Ballkanit Perëndimor, me të cilat kemi filluar negociatat e anëtarësimit, po shikojmë kapitujt 23 dhe 24 që merren pikërisht me lirinë e medias, shtetin e së drejtës, pavarësinë e gjyqësorit. Po i kryejmë negociatat duke i mbyllur këto kapituj, që nga fillimi deri në fund duke u kujdesur për lirinë e shprehjes dhe të medias. Dhe kjo është një nga elementët e shumtë që ndihmon për të përmirësuar cilësinë e medias në Ballkanin Perëndimor.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

A ka gjasa që strategjia për të shndrruar median, në një fuqi transformuese në procesin integrues të vendeve të Ballkanit Perëndimor të ketë përqasje rajonale, përderisa mangësitë, problemet dhe sfidat janë pak a shumë të njëjta?
Fuqia transformuese e medias po, por unë preferoj të flas për procesin dhe jo për negociata. Ndryshimi i sjelljes, i qëndrimit, kërkon kohë. Një zhvillim pozitiv ku mund të shihen arritje është lufta kundër korrupsionit. Nuk është vetëm e nevojshme të jetë në fuqi një legjislacion i duhur, por që ky legjislacion edhe të zbatohet. E njëjta gjë vlen edhe për zhvillimin e medias dhe mënyrën sesi gazetarët mund të bëjnë biznesin e tyre. Dhe këtu duhen parë rezultatet. Kjo është e mundur nëse ka një perspektivë europiane.

Mund t'ju interesojë

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

22 Nëntor 2026, 22:31
BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dhe flota hije mbeten problem

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dh...

18 Nëntor 2026, 20:03
Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE-në më të fortë

Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE...

16 Nëntor 2026, 12:02

A mund të ketë një bashkëpunim rajonal edhe për të përballuar sfidat e garantimit të lirisë së shprehjes dhe të medias në kuadër të procesit të Berlinit?
Targeti, qëllimi i Procesit të Berlinit, është bashkëpunimi rajonal, pra një tjetër instrument, një mjet, element për të nxitur vendet të punojnë së bashku. Dhe nëse punojnë së bashku ka më pak oreks për të luftuar njëri-tjetrin. Ky është në parim koncepti europian. Dhe kjo na ndihmon edhe në fusha të tjera si p.sh. shteti i së drejtës etj.

Cili është qëndrimi i vendeve anëtare të BE për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë në mesin e vitit të ardhshëm, 2018?
Pres që Progres-Raporti për Shqipërinë, që do të dalë në prill të vitit të ardhshëm, të jetë pozitiv. Po ashtu pres raport pozitiv edhe për vendet fqinje, të përfshira në proceset e integrimit: Maqedoninë dhe Malin e Zi. Nuk ka feedback negativ për Shqipërinë prej asnjërit nga vendet anëtare. Por Shqipëria duhet të zgjidhë problemin e azilkërkuesve në vendet e BE, pasi ai dëmton reputacionin e Shqipërisë në opinionin publik të vendeve anëtare. Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor janë në rrugën e duhur.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions League rikthehet me 9 sfida, spikat dueli Arsenal-Dortmund
Para 1 minute

Champions League rikthehet me 9 sfida, spikat dueli Arsenal-Dortmund

Elisa Spiropali përjashtohet edhe nga grupi parlamentar i PS
Para 23 minutash

Elisa Spiropali përjashtohet edhe nga grupi parlamentar i PS

Policia Rrugore aksion në rrugët e Tiranës! Mbi 5 mijë gjoba, bllokohen mjete luksoze
Para 24 minutash

Policia Rrugore aksion në rrugët e Tiranës! Mbi 5 mijë gjoba, bllokohen mjete luksoze

Atentati në Fier, zbulohen detaje të reja: autorët përdorën uniforma policie dhe dron për të vëzhguar Sel Çamin
Para 35 minutash

Atentati në Fier, zbulohen detaje të reja: autorët përdorën uniforma policie dhe dron për të vëzhguar ...

Më të lexuarat

1 Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!
Para 14 orësh

Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!

2 Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë

3 Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore
Para 15 orësh

Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore

4 Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 12 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.