Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 10:18 Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e dëmtuar në sy Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka informuar sot lidhur me gjendjen e personave të lënduar gjatë protestës së djeshme. Sipas të dhënave paraprake…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Nga Kultura tek Trump, Berisha: Buxheti do të dyfishohet, situata e tarifave është një çështje globale

Politikë E enjte, 3 Prill 2025 15:33
Nga Kultura tek Trump, Berisha: Buxheti do të dyfishohet, situata e tarifave është një çështje globale
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Sali Berisha ka kritikuar ashpër gjendjen e kulturës shqiptare, duke e cilësuar atë më keq se në çdo periudhë pushtimi të mëparshëm. Berisha tha se mafia politike në pushtet ka çuar në shkatërrimin e infrastrukturës kulturore të vendit, duke theksuar se ky është një sulm ndaj trashëgimisë kombëtare dhe artit. Ai shpjegoi se buxheti për kulturën është qesharak. Në konferencën me gazetarët, kryedemokrati Sali Berisha ka prezantuar programin për artin dhe kulturën. Ai tha se buxheti për kulturën do të dyfishohet dhe do të ndërmerren masa për lehtësimin e taksave mbi librin, për të mbështetur më shumë krijimin dhe përhapjen e librit shqiptar.

Pyetjet nga gazetarët

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

Para 18 orësh
FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22

Ditën e djeshme presidenti Amerikan Donald Trump njoftoi tarifa reciproke për dhjetëra vende të botës, edhe për Shqipërinë 10% tarifë reciproke. A jeni dakord ju me këtë vendim të presidentit?

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Berisha: Qeveria e PD-së, pas 11 majit do të ketë në axhendën e vet, negociatat e hapura, transparente me qeverinë e SHBA-së, për çështjen e tarifave. Jam optimist, sepse nëqoftëse ju keni konstatuar, për Shqipërinë janë përdorur, në një shikim të parë, tarifat më të ulëta se në vendet e tjera, edhe për Kosovën e njëjta gjë. Kështu që unë këtë koment kam për tarifat.

Një gjë dua të ju them. Që kur ka dalë kjo çështje, unë e kam ndjekur, por çfarë kam konstatuar. Në disa shkrime serioze, kam konstatuar vendet e tjera kishin vendosur kishin vendosur tarifa shumë më të larta ndaj prodhimeve amerikane se sa SHBA ndaj vendeve të tyre. Ky ishte një studim krejt i paanshëm, madje mund të thosha një studim nga linja që nuk janë shumë në këtë orientim. Nëqoftëse një veturë jo prodhim amerikan, tarifohej me 3% në SHBA, vetura amerikane tarifohej me 10%, me trefishin e saj. Por reale, mund të them se kishte vend që kishte 17% tarifën, ndërkohë që SHBA e kishte tarifën 3% për ta. Çështja e tarifave është një çështje globale e cila nuk mund të jetë njëanshmëri, nuk shkohet me njëanshmëri se dihet ndikimi që ka në prodhim.

Ajo që dëgjuat këtu, ‘Made in Albania’ është drejtim themelor i kohës për ekonominë. Prodhim, prodhim, prodhim. Sepse shpërndarja e pabarabartë e prodhimit, rënia vetëm pas komponentit financiar, rrezikojnë për ekonomi jo të qëndrueshme. Pra ky është komenti im për tarifat, negociata, negociata, negociata, pas 11 majit.

Ju prezantuat sot programin për kulturën, ndërkohë Korporata e Investimeve Shqiptare ka planifikuar rivitalizmin e Bibliotekës Kombëtare ku ka shpallur thirrjen dhe sipas projektit, parashikohet një kullë dhe biblioteka aty. A jeni dakord ju me ketë ide, dhe a do e lejoni të zhvillohet pas 11 majit?

Berisha: Kurrë nuk do ndodhë ajo. Ky është një akt, një ëndërr e vjetër e Edi Ramës. Edi Rama donte të ndërtonte kullën e oborrin e Bibliotekës Kombëtare. Ajo nuk do ndodhë. Vendi ka nevojë për një bibliotekë kombëtare të re dhe mendoj se një institucion i tillë ia vlen të ndërtohet sepse biblioteka ku është ka hapësira të kufizuara, të jemi realistë me këtë. Biblioteka kombëtare ka punonjës ndër më mirët. Erion Veliaj e përmbyti me rikonstruksionin që i bëri sheshit, e përmbyti. Ajo qe një përmbytje shumë e dhimbshme, me mijëra vëllime të çmuara u përmbytën dhe ato i thanin me tharëse flokësh. Një gjë e paimagjinueshme. Dhe nuk mori askush asnjë përgjegjësi sepse u hipi uji mbi dritare. Ngriti ky, bëri sheshin, mori miliarda dhe kështu që u përmbyt biblioteka. Unë jam për një bibliotekë të re, të ndërtohet një bibliotekë dinjitoze, por bibliotekat nuk janë kulla. Ka modele shumë të bukura që i përshtaten dhe ne do ndërtojmë një bibliotekë të re.

SPAK ka pranuar sot se, disa sisteme të tyre, përfshirë emaile të disa prokurorëve janë hakuar, por nuk janë marrë dosje. A keni informacion nëse në këtë operacion kanë qenë të përfshirë ish-ministra dhe deputetë aktuale të Kuvendit.

Berisha: Së pari, më duhet të them se u kthye koha kur dosjet, para se të shkonin në gjykatë, shkonin në Partinë Socialiste. Para shumë vitesh, dosja para se të shkonte në gjykatë, shkonte në PS. Tani hakerohet. A është hakerim, apo vetë hakerim, unë nuk e di, por është gjë shumë, shumë e rëndë. Dmth, o qytetarë të gjitha të dhënat tuaja, mirren, vidhen, manipulohen dhe nuk kanë asnjë siguri. Çfarë është kjo? Është kjo mundet dhe një luftë e brendshme, brenda klaneve mafioze brenda PS. Tani grupi armiqësor, Xhafa, Pastori, Bushka, dhe 2-3 të tjerë, ata duhet të akuzohen me çdo kusht. Më shëmbëllen si historia e statuseve të Erion Veliajt. Statuset ia shkruante Rama dhe përgjigjen SKAP-i ja jepte Erion Veliajt.

Edhe këtë hakerimin, duan të ja faturojnë Fatmir Xhafajt, e kuptoj unë, aty e ke hallin ti. Ato janë hakeruar apo vetë hakeruar këtë nuk e marrim vesh ne. Ato po përdoren, siç u përdorën statuset. Meqenëse filluan të thonë, po merren me fustanet e Ajolës, tani ja sajisën statuset dhe i thanë, tani ke kryer krim të madh shumë.

Tani edhe Fatmirit po i vijnë rrotull dhe po e akuzojnë se, gossipi është fjala, se ka hakeruar kompjuterat e SKAP-it, dhe për të më revoltuar dhe mua, edhe dosjen time. Atë i them Fatmiri publikojeni sa ta gjeni, se është publike. Shumë operacion i dyshimtë, të jemi të sinqertë, i dyshimtë aq sa ishin statuset në Facebook të Erion Veliajt. Ta ndjekin. Një gjë mund të ju them, që qytetarët po kuptojnë çdo ditë e më shumë kontrollin fatal të drejtësisë nga Edi Rama, kjo është e vërtetë dhe për ne kjo ka rëndësi.

Në raportin që ka depozituar SPAK në Kuvendin e Shqipërisë, ngrihet shqetësimi për presionin politik që i bëhet Prokurorisë së Posaçme dhe a ndiheni ju përgjegjës për presionin që po i bëni. Dhe pjesa e dytë, referimet e policisë kanë rënë me 53% në SPAK. A është ky një tregues i rëndësishëm për opozitën.

Berisha: Së pari, ky është një tregues dramatik për vendin. Ky tregon çarjen përfundimtare të institucioneve të narkoshtetit. Kjo tregon se në 83% të rasteve, provat e krimit prishen, manipulohen, përdoren për pazar dhe nuk shkojnë në prokurori. Ky është zbatimi i urdhërit të Edi Ramës. Edi Rama ka urdhëruar institucionet që të mos kenë komunikim me prokurorinë. Dhe ky është një akt, shumë, shumë i rëndë. E them me bindjen më të madhe.

Kur unë kam kërkuar që këto institucione të reformohen, nuk mund të imagjinoj kurrë që ato të shuhen, të mos ekzistojnë, se kjo është ta shuash. Se prokuroria ka një numër të kufizuar punonjësit, qoftë prokurorë, qoftë OPGJ. Dhe natyrisht, ajo misionin e kryen mbi dosjet që dorëzon policia, Shërbimi, informacionet kur janë për çështje të sigurisë kombëtare dhe administrata. Administrata ka me dhjetëra e dhjetëra punonjës që paguhen për këtë çështje. Duhet të çojnë dosjet. Kur policia nuk çon 83% të dosjeve, se kjo është shifër shumë, shumë e rëndë. Unë e kuptoj se, nuk duan të thonë se i ka fshehur, por rënia në një kohë kur kriminaliteti rritet, rënia me 83% e dosjeve të dërguara nga policia, është shifra më alarmante që mund të jetë në fushën e luftës kundër krimit.

Pse ka ndodhur kjo, ta them unë ty. Proda është ‘Matrix’. Ky Ilir Matrixi shkoi aty për të bërë pikërisht për të bërë këtë gjë, pikërisht për të mbrojtur krimin, për të fshehur dosjet e krimit dhe për të mos i dorëzuar. E dinë të gjithë aty, se ai është ‘Matrix’. Ministri vetë është një ushtar i Pojës, ky Hoxha apo Hoxhaj, se nuk merret vesh si e ka, se njëherë thotë jam kështu, e jam ashtu. Pra kjo është arsyeja. Ju jeni dëshmitarë. Unë jam përpjekur të ndriçoj, të informoj qytetarët se si Taulant Balla, me dokumente merr dosjen e kundërshtarëve të bandës, i arreston ata, shpërblim për vota. Se si Taulant Balla e merr dosjen nga SPAK, e çon në polici në mënyrë që ta nxjerrë jashtë afateve ligjore, asnjë veprim. Pra lajm shumë i keq ky.

Si ish-kryeministër që keni firmosur Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe liberalizimin e bizave, si ndiheni kur kundërshtari politik se do të bllokoni procesin e integrimit në Bashkimin Europian, në rast se ka një rotacion pushteti në 11 maj.

Berisha: Ata që e quajtën Edi Ramën meme e gjallë, ata i gjetën më të bukurën, më të mirin emërtim që ka. Ai është bërë famoz për trillime dhe mashtrime që tejkalojnë çdo lloj limit. Partia Demokratike që nga 1992 e gjer sot, është faktuar lokomotiva e të gjitha proceseve integruese. Këshillin e Europës, marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, heqjen e vizave, rekomandimin e statusit kandidat nga Komisioni Europian, anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.

Të thotë Edi Rama, në 12 vite përveç hapjes të procesit të negociatave, pasi e vonoi me vite të të tëra, e cila është sinekuanon se merr statusin e kandidatit, që nuk plotësonte asnjë kusht dhe u hapën për çështje gjeo-strategjike, se u mbajtën pezull 4 vite dhe u pa se ky nuk respekton asgjë, u hapën për shkaqe gjeostrategjike.

Ndaj dhe ai mision do të përmbushet nga PD, dhe i siguroj shqiptarët se po me atë seriozitet, transparencë dhe vendosmëri që ne realizuam momentet madhore të integrimit Europian dhe EuroAtlantik të Shqipërisë, po me atë seriozitet do të finalizojmë negociatat me BE-në dhe anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në Bashkimin Europian, por të bazuar tërësisht mbi meritën. Merita është baza, ky është interesi i shqiptarëve. Ju faleminderit!

Etiketat e lidhura

BerishaTrump
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e dëmtuar në sy
Para 33 minutash

Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e dëmtuar në sy

Meta-Veliaj në burg si “koka turku” për në BE!?
Para 43 minutash

Meta-Veliaj në burg si “koka turku” për në BE!?

Studentët sot protestë, ora 14.00
Para 1 ore

Studentët sot protestë, ora 14.00

Rrjedhje gazi në Fier, ndërhyjnë zjarrfikësit shmangin tragjedin
Para 1 ore

Rrjedhje gazi në Fier, ndërhyjnë zjarrfikësit shmangin tragjedin

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 13 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 16 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 13 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 15 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.