Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 08:46 Ben Blushi: Emri i Tiranës nuk vjen nga Teheran, por nga fjala Tiran Nga Ben Blushi- Një nga enigmat më të mëdha të Tiranës është origjina e emrit të qytetit. Pra cdo të thotë Tiranë? Kush e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Një shënim për Shëngjinin e bukur!

Politikë E shtunë, 21 Qershor 2025 16:21
Një shënim për Shëngjinin e bukur!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Ben Blushi

Sapo lexova me kënaqësi se Pjerin Ndreu nuk kishte patur asnjë plan për ta ndryshuar emrin e Shëngjinit. Një ditë më parë edhe unë, si shumë të tjerë, u habita kur shtypi e prezantoi si një propozim zyrtar te Pjerinit, mundësinë per ta quajtur Shëngjinin Qyteti Wilson, sipas emrit të Presidentit Woodrow Wilson.

Për disa muaj Shëngjini e ka mbajtur këtë emër kur Fan Noli, kryeminister miratoi një propozim të Faik Konicës për të nderuar Presidentin Amerikan që kishte njohur pavarësinë e Shqipërisë. Kjo ka ndodhur në vitin 1924. Një qind vjet më parë. Më vonë Shëngjini nuk e mbajti dot atë emër dhe u kthye te emri i bukur që mban prej shekujsh. Unë kam shkruar një roman per Shëngjinin dhe qoftë edhe për këtë shkak mu duk e padrejtë që këtij qyteti të mrekullueshëm peshkatarësh t’i ndryshohet emri.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Shqipëria e ka provuar dikur emërtimin e qyteteve sipas lidereve të huaj të botës. Kuçova u quajt për gati 30 vjet Qyteti Stalin. Kur komunizmi u shemb banorët u kthyen tek emri që kishin patur përherë. Natyrisht që ka një ngjashmëri të shtrembër mes dy rasteve. Wilson e shpëtoi Shqipërinë nga copëtimi në konferencën e paqes në Paris në vitin 1919, kurse Stalini i mësoi komunistët shqiptarë si të burgosnin dhe të vrisnin kundërshtarët e tyre për 45 vjet.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Shqipëria mbeti një vend stalinist edhe kur Bashkimi Sovjetik u nda nga Stalini pas vitit 1960. Sidoqoftë, t’i ndryshosh emrin një qyteti nuk është gjjthmonë e dobishme, pavarësisht nga arsyet. 100 vjet më parë Fan Noli kishte arsye te tjera. Ai e kishte takuar Presidentin Wilson dhe mbeshtetja e Amerikes në atë kohë ishte jetike. Sot gjërat kanë ndryshuar. Nëse fillon moda e ndryshimit te emrave te qyteteve fushëkrujasit mund të propozojnë që qyteti i tyre të quhet Bush City ose Fushë- Bush sepse në vitin 2007 Presidenti Bush që na antarësoi në NATO, erdhi në këtë qytet ku u mbulua me shumë dashuri.

Mund t'ju interesojë

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

Para 14 orësh
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03
Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02

Bush është i vetmi President që ka ardhur në Shqipëri dhe nuk e harroj sesa i qeshur ishte kur e prita te shkallët e avionit në 10 qershor 2007. Por duke ndjekur këtë modë me siguri shumë qytete të Kosovës do mbanin rradhë per t’u quajtur Klinton City sipas presidentit Bill Klinton që e çliroi Kosovën nga Serbia në vitin 1999. E natyrisht nuk do mbaronte me kaq sepse kur t’i merrte vesh këto ndryshime te pamiratuara prej tij, sedra narciste e Presidentit Trump, nuk do ngopej derisa një qytet tjetër i Shqipërisë ose Kosovës të quhej Trump City.

E kush mund t’i rezistoje kësaj kërkese të njeriut që dy ditë më parë detyroi Pakistanin, këtë vend të egër islamik me armë bërthomore ta propozojë për Çmimin Nobel. Kështu që duke parashikuar se zinxhiri i këtyre pagëzimeve surprizuese mund të jetë i pafund më erdhi mirë sot kur lexova se Pjerin Ndreu as e ka ne plan t’ia ndryshojë emrin e bukur qytetit të Shëngjinit. Vendosa ta bëj këtë koment në vazhdim të shënimit për Kuvendin e Lezhës që organizoi para një jave me aq bujari Pjerin Ndreu.

Aty kam shkruar se që kur e njoh Pjerini më ka surprizuar tre herë. Sot jam shumë i kënaqur që e la me kaq dhe nuk më surprizoi për herë të katërt. Unë shkoj shpesh në Shëngjin për të fotografuar perëndimin mallëngjyes dhe nuk do doja, që kur njerëzit të më pyesin ku je, t’i përgjigjem po pres uljen e diellit ne Wilson, fryn pak erë në Wilson City, po nisem në Fushë- Bush, por rrugës për në Tiranë do kaloj edhe në Trump City, qyteti ku kam bërë zborin ushtarak dhe dikur quhej Mamurras.

Etiketat e lidhura

Ben BlushiShenjini
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ben Blushi: Emri i Tiranës nuk vjen nga Teheran, por nga fjala Tiran
Para 12 minutash

Ben Blushi: Emri i Tiranës nuk vjen nga Teheran, por nga fjala Tiran

Ukraina njofton kapjen e të burgosurit të parë indonezian të luftës: 283 indonezianë të rekrutuar nga Rusia në nëntë muaj
Para 27 minutash

Ukraina njofton kapjen e të burgosurit të parë indonezian të luftës: 283 indonezianë të rekrutuar nga ...

Tirana, e vështirë për familjet e reja, lindjet në rënie me dyfishin e mesatares kombëtare
Para 36 minutash

Tirana, e vështirë për familjet e reja, lindjet në rënie me dyfishin e mesatares kombëtare

Emri i kalon Senatit, kush është i nominuari për Ambasador të SHBA-ve në Kosovë
Para 38 minutash

Emri i kalon Senatit, kush është i nominuari për Ambasador të SHBA-ve në Kosovë

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 11 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 11 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 12 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

4 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 10 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.