
Të vrarë dhe të plagosur nga një sulm brenda një supermarketi në Norvegji, aty ku një burrë qëlloi qytetarët me shigjeta.
I dyshuari u kap pas sulmit në qytetin Kongsberg, 80 milje (80km) në jug-perëndim të kryeqytetit, Oslo. Ai nuk pranoi të komentojë numrin e viktimave, por tha se kishte “disa skena krimi”.
Raportet e mediave thonë se sulmuesi sulmoi brenda një supermarketi Coop Extra në anën perëndimore të Kongsberg. Në vendngjarje kanë shkuar disa ambulanca, helikopterë si dhe makina policie.

