Pasi u betua në Kuvendin e Shqipërisë, lideri historik i PD-së, Sali Berisha i përjashtuar nga Lulzim Basha nga grupi parlamentar, është larguar nga ambientet e Kuvendit të Shqipërisë.
“Grupi parlamentar i Partisë Demokratike është grupi im. Në asnjë mënyrë nuk do të krijoj tjetër”, deklaroi ish-kryeministri.
Kur u pyet se cila do të jetë lëvizja e tij e radhës, Berisha u përgjigj “Lëvizjet e mia do t’i ndiqni me radhë”.

