Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Enton Abilekaj: Policia që vret!

Forum E enjte, 10 Dhjetor 2020 15:01
Enton Abilekaj: Policia që vret!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga: Enton Abilekaj

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kur një grup policësh u bashkuan për të rrahur një 15-vjeçar tek liqeni, u deshën disa javë që drejtori i Policisë së Shtetit të kërkonte falje. Përpara se ta bënte, ai u tregoi deputetëve një video të nënës së djalit, e akuzoi familjarisht si shkelës ligji dhe në fund, kur rezultoi që videoja ishte marrë nga një film artistik, kur nuk kishte mbetur më asnjë justifikim, kërkoi falje.

Mund t'ju interesojë

REL: PDK-ja kërkon kthimin e ligjit për Specialen në Kuvend, çka tash?

REL: PDK-ja kërkon kthimin e ligjit për Specialen në Kuvend, çka tash?

Para 7 orësh
Katërshja që ka sunduar Shqipërinë në një shekull e ca!

Katërshja që ka sunduar Shqipërinë në një shekull e ca!

Para 8 orësh
DW: Përse u përshkallëzuan protestat e studentëve në Shqipëri?

DW: Përse u përshkallëzuan protestat e studentëve në Shqipëri?

Para 13 orësh

Një falje që nuk i është kërkuar akoma familjes Rasha, pavarësisht se i morën jetën e djalit 25-vjeçar afër derës së shtëpisë. Edhe pse shumë e rëndë, përsëri po përpiqen ta justifikojnë ngjarjen me një pistoletë të hedhur, apo me problemet në biografi të viktimës. Kjo është sjellje, jo rast i veçuar. Polica e Shtetit, nuk kërkon falje, nuk dënon vrasjen, as dhunën, vetëm justifikon vrasjen dhe dhunën, duke hyrë në jetën intime të viktimave, duke i nëpërkëmbur pasi i ka vrarë, pasi i ka rrahur.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kështu u soll tek prishja e Teatrit Kombëtar, kur hynë me dhunë dhe pa numra identifikimi kundër aktivistëve që në shumicën e tyre ishin aktorë dhe regjisorë, kështu u sollën edhe në protestën pas prishjes së Teatrit, duke rrahur protestuesit paqësor. Shkelmi i policit mbi kokën studentit-protestues të rrëzuar në rrugë, ishte simboli i sjelljes së dhunshme të policisë.

Një sjellje e paralajmëruar më parë, në protestat e opozitës, kur dhuna e panevojshme, e shoqëruar me gaz lotsjellës kishte objekt kundërshtarët politikë të Qeverisë. Njësoj edhe me protestuesit e Astirit që, mbronin shtëpitë e tyre nga një projekt korruptiv që nuk u tërhoq edhe kur u kap me presh në dorë. Këto raste tregojnë se vrasja e Klodjan Rashës, nuk ishte episod i vetmuar, por një rrjedhë logjike, e sjelljes së policisë. Një sjellje që buron nga marrëdhënia joligjore me drejtuesit politikë, nga përdorimi që i është bërë prej tyre për të shtypur kundërshtarët në kundërshtim me rregullat dhe praktikën policore.

Trupa policore, nën presionin politik për të vepruar në kundërshtim me ligjin, në këmbim të kodit të besnikërisë me partiakët që i drejtojnë, zgjodhi të sigurtën. Kodi i besnikërisë, i ekspozon përpara ligjit, por i siguron vendin e punës. Në zbatimin e kodit të besnikërisë, mund të rrahësh qytetarët, të mbjellësh hashash, të vrasësh, të korruptohesh, te emërohesh në nivelet e larta duke qenë ish-sigurims, të vrasësh dhe të fshehësh ngjarje. Ligji të ndëshkon për këto, kodi i besnikërisë të shpërblen.

Kështu u shndërrua trupa policore në një zgjatim të armatosur të Rilindjes, që përdoret, jo vetëm kundër opozitës, por kundër gjithë të pakënaqurve, atyre që sfidojnë urdhërat dhe tekat e shefave, apo atyre që nuk kanë marrëdhënie të mira me secilin efektiv që e ka flakur ligjin për t’u bashkuar me partinë. Është për këtë arsye që edhe gazetarë edhe politikanë mendojnë se dorëheqja e LLeshajt nuk do të ndryshojë asgjë. Është vetëm një akt për uljen e zemërimit. Policia do të vazhdojë njësoj të respektojë kodin e besnikërisë me të cilin ka zëvendësuar ligjin.

Në fakt nuk është tamam kështu. Rrëzimi me protesta i Ministrit, të paktën mund të prishë rehatinë e keqbërësve. Duke larguar drejtuesit – përgjegjës, nuk do të jetë kaq e lehtë që policia të sillet me qytetarët si organ represiv, nuk do të rrahë dhe vrasë me sigurinë që i jep imuniteti politik. Me ndëshkimin e të paktën një prej përgjegjësve, për vrasjen, me ndëshkimin e një prej përgjegjësve për shndërrimine e trupës së rendit në polici politike, të paktën bëhet një hap përpara në favor të publikut.

Etiketat e lidhura

Enton Abilekaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 1 ore

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 2 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 3 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 3 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 3 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 6 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 5 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 1 ore

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.