Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 13:14 Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali Kryeministri Edi Rama ka reaguar në platformën X lidhur me protestën e dhunshme në Tiranë dhe plagosjen në sy të 28-vjeçarit nga Elbasani, Erjon…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Presidenca: Dekreti për lirimin nga detyra të Begajt u shqyrtua në Tiranë, firmosja nga Meta mund të bëhet kudo

Politikë E diel, 5 Qershor 2022 14:40
Presidenca: Dekreti për lirimin nga detyra të Begajt u shqyrtua në Tiranë, firmosja nga Meta mund të bëhet kudo
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Firmosja e dekretit ditën e djeshme nga Presidenti Ilir Meta për lirimin nga detyra të Bajram Begajt, i cili mbante postin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, hapi një debat dhe u cilësua nga opozita si një veprim anti-kushtetues.

Me anë të një njoftimi, Presidenca ka qartësuar se lirimi nga detyra e Begajt është administruar në Tiranë e më pas dekreti është punuar në Presidencë. Pas kësaj bëhet me dije se dekreti u firmos nga Meta në mënyrë që të mos pengonte procesin.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

Para 21 orësh
FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22

“Na vjen keq për të gjithë ata që humbën rastin ti mbanin iso këngës “Presidenti i vjetër bllokoi ardhjen e Presidentit të ri”! Kushtetuta e para””.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Reagimi i plotë

Propozimi i Kryeministrit dhe kërkesa për dorëheqje e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm nga detyra dhe lirimin nga shërbimi aktiv është administruar në Tiranë, është shqyrtuar nga stafi i Presidentit të Republikës në Selinë e Tij, po në Tiranë.

Pasi është arritur në përfundimin se propozimi i Kryeministrit dhe dorëheqja e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm duhej pranuar pa vonesë dhe në mënyrë që Presidenti Meta të mos bëhej pengesë për ecurinë e procedurave parlamentare për zgjedhjen e Presidentit të ri, praktika administrative dhe Dekreti i Presidentit është punuar në Tiranë, është hartuar në Tiranë, është numërtuar në Tiranë dhe i është përcjellë Presidentit, i cili e ka shprehur vullnetin e Tij publikisht përmes nënshkrimit të aktit.

Në vijim kopje e dekretit të nënshkruar është administruar elektronikisht në Tiranë në selinë e Presidentit, nga ku sipas procedurave ligjore administrative është sekretuar dhe kopje e këtij dekreti e vulosur me shkresë zyrtare të Sekretarit të Përgjithshëm të Institucionit të Presidentit i është përcjellë zyrtarisht autoriteteve kërkuese (Kryemimistrit dhe Ministrit të Mbrojtjes).

Forma, përmbajtja dhe ekstremitetet e dekretit të Presidentit të Republikës nuk ndryshojnë, pavarësisht vendit nga ku është bërë publik vullneti dhe nënshkruar ky akt.

Miratimi i një dekreti Presidencial si formë e shprehjes së vullnetit mund të bëhet kudo, por shqyrtimi i praktikës dhe hartimi i aktit, plotësimi i ekremiteteve, numërtimit, protokollimit, sekretimit, njehsimit, etj, janë veprime administrative që kryhen në Tiranë, në selinë e Institucionit të Presidentit të Republikës nga ku kryhet sipas ligjit dhe përcjellja zyrtare e aktit nga Sekretari i Përgjithshëm i Institucionit për zbatim tek autoritetet përgjegjëse apo kërkuese.

Kushtetuta në nenin 93 parashikon vetëm se, Presidenti i Republikës, në zbatim të kompetencave të tij, nxjerr dekrete. Për çdo të interesuar që dëshiron të njihet me përmbajtjen e dekretit e gjen atë të publikuar si gjithmonë në faqen e institucionit në linkun e mëposhtëm

Nëse ndokush dëshiron të njihet me dekretin edhe në format shkresor, mund të paraqesë një kërkesë për një kopje te njehsuar të këtij akti dhe mund ta sfidojë atë sipas dëshirës në Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën Administrative apo në çdo organ ku ai e konsideron të aplikueshme dhe të realizueshme të drejtën e tij.

Presidenti i Republikës ka përgjegjësinë kushtetuese të ushtrojë kompetencat e tij, në përputhje me Kushtetutën dhe në respekt të parimit të luajalitetit kushtetues ka ofruar dhe do të ofrojë gjithëmonë mbështetje të sinqertë për ruajtjen e kushtetushmërisë, si dhe duke mos u bërë pengesë pa ndonjë shkak të ligjshëm apo kushtetues për procedurat parlamentare.

Presidenti Meta, jo vetëm në këtë rast, por asnjëherë nuk i është bërë pengesë autoriteteve/funksionarëve të lartë shtetërorë që me vullnetin e tyre të lirë heqin dorë nga mbajtja e një detyre publike.

Për më tepër që në rastin konkret bëhej fjalë për Presidentin e ri të Republikës. Na vjen keq për të gjithë ata që humbën rastin ti mbanin iso këngës “Presidenti i vjetër bllokoi ardhjen e Presidentit të ri”! Kushtetuta e para!”

Etiketat e lidhura

Bajram Begajilir meta
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali
Para 25 minutash

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij
Para 31 minutash

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

28-vjeçari i plagosur në sy do të kurohet në Itali
Para 34 minutash

28-vjeçari i plagosur në sy do të kurohet në Itali

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!
Para 1 ore

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 16 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 19 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 16 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026
Para 6 orësh

Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.