Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 24 Nëntor 2026, 08:02 Raketat Patriot për Ukrainën: Pentagoni s’ka miratuar dërgesën e 60 raketave Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, nuk e ka miratuar dërgesën e 60 raketave interceptuese për sistemet Patriot në Ukrainë, raporton Financial Times. Zelenskyy…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Kriza në PS
  • Berisha
  • Real Madridi
  • Zgjedhjet
  • Protesta
  • NATO
  • ICE
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Kriza në PS
  • Berisha
  • Real Madridi
  • Zgjedhjet
  • Protesta
  • NATO
  • ICE
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Presidenti Meta: Jemi para testit sa besojmë në vlerat euro-atlantike

Intervista E shtunë, 21 Dhjetor 2019 14:57
Presidenti Meta: Jemi para testit sa besojmë në vlerat euro-atlantike
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Presidenti Ilir Meta, në një intervistë  për televizionin boshnjak “O Kanal” ka folur për procesin e integrimit të Shqipërisë dhe rajonit në Bashkimin Europian. Kreu i shtetit deklaroi se pas refuzimit të BE për negociatat, “nuk është koha për të nxjerrë në ankand të ardhmen tonë. Jemi para testit sa besojmë në vlerat euro-atlantike”.

Gazetari: Bashkimi Evropian i tha “jo” Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për hapjen e negociatave të anëtarësimit, duke e shtyrë sërish për në pranverë mundësinë e çeljes së negociatave. Mendimi juaj mbi këtë proces? 

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Presidenti Meta: Tani është koha që ne të shumëfishojmë përpjekjet tona dhe të konsiderojmë këtë hezitim, mungesën e një vendimi pozitiv, që vjen gjithashtu edhe për shkak të debateve të brendshme dhe reformave brenda Bashkimit Europian, si një test për vendet tona.

Të tregojmë që angazhimi ynë për të zhvilluar vendet tona dhe rajonin bazuar në vlerat europiane është serioz.

Ky është një test që duhet ta kalojmë me sukses dhe duhet gjithashtu të bindim vendet skeptike, që ne jemi vende serioze, ne jemi plotësisht të motivuar dhe mbetemi të angazhuar për të ndërtuar të ardhmen europiane për vendet tona dhe shoqëritë tona dhe që ne meritojmë mbështetje më të madhe në të ardhmen.

Nuk është momenti dhe koha për të treguar se ne nuk jemi seriozë apo që po kërkojmë opsione të tjera, sepse duke bërë kështu ne do t’u shtojmë dyshimet njerëzve brenda BE-së, të cilët janë skeptikë për zgjerimin e Europës në të ardhmen. Gjithashtu, do të dobësonim të gjithë mbështetësit tanë, që kemi brenda BE-së dhe shumica e vendeve dhe forcave brenda BE-së janë pro zgjerimit të unionit dhe përfshirjes së gjithë vendeve të Ballkanin Perëndimor, jo vetëm për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Pra, duhet të vazhdojmë me reformat dhe të tregojmë që ne po i bëjmë këto reforma në radhë të parë për qytetarët tanë dhe që nuk mund ta braktisim projektin e BE-së, sepse për ne, vendet në këtë rajon, ky është gjithashtu një projekt thelbësor për të garantuar në terma afatgjatë paqe, stabilitet, bashkëjetesë, respekt për të gjitha minoritetet në këtë rajon, në mënyrë që mos të rikthehemi në periudhën e errët të konflikteve, që kanë shkatërruar njerëzit tanë dhe vendet tona në të kaluarën.

Gazetari: Zoti President, ka tashmë më shumë se 20 vjet që Shqipëria pret për çeljen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimi Europian. Sa mendoni që do ju duhet të prisni akoma?

Mund t'ju interesojë

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

22 Nëntor 2026, 22:31
BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dhe flota hije mbeten problem

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dh...

18 Nëntor 2026, 20:03
Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE-në më të fortë

Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE...

16 Nëntor 2026, 12:02

Presidenti Meta: Ne prisnim që kjo të ndodhte që dje, por gjithsesi ne duhet të vazhdojmë me këto reforma, ne duhet të punojmë të gjithë bashkë, jo vetëm me Maqedoninë e Veriut, por dhe me vendet e tjera të Ballkanit Perendimor të gjithë partnerët tanë për të përmirësuar ekonominë e tyre, për të përmirësuar sundimin e ligjit, për të pasur një klimë më të mirë biznesi për investitorët e huaj, të luftojmë krimin e organizuar, që është një dhimbje koke për shumë vende në BE, për të dekurajuar kërkesat e azilkërkuesve nga Shqipëria në BE, që është gjithashtu një tjetër dhimbje koke për disa vende, që janë skeptike për zgjerimin e BE-së në rajonin tonë.

Dhe nëse i bëjmë këto jam i sigurt që përpjekjet tona do të jenë të suksesshme, le ta konsiderojmë këtë si një test, për të treguar se sa serioz dhe sa të angazhuar jemi, nëse jemi europianë të vërtetë apo jemi shumë pragmatistë dhe hapim kështu një ankand për të parë se kush do të ofrojë më shumë dhe sa më shpejt të jetë e mundur pa marrë në konsideratë faktin se e ardhmja jonë ka nevojë për themele solide dhe vetëm vlerat europiane janë themelet e duhura në terma afatgjatë e me prosperitet për vendin tonë.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Raketat Patriot për Ukrainën: Pentagoni s’ka miratuar dërgesën e 60 raketave
Para 3 minutash

Raketat Patriot për Ukrainën: Pentagoni s’ka miratuar dërgesën e 60 raketave

NATO paralajmëron Rusinë: Jemi gati të mbrohemi
Para 32 minutash

NATO paralajmëron Rusinë: Jemi gati të mbrohemi

Gëzim në Tajvan pas rikthimit të Jensen Huang
Para 48 minutash

Gëzim në Tajvan pas rikthimit të Jensen Huang

Rreziku i “njeriut kyç” te Nvidia: Jensen Huang dhe sfida e trashëgimisë
Para 50 minutash

Rreziku i “njeriut kyç” te Nvidia: Jensen Huang dhe sfida e trashëgimisë

Më të lexuarat

1 Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!
Para 11 orësh

Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!

2 Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore
Para 12 orësh

Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore

3 Histori sekrete, Mbreti Zog dhe e dashura e tij moldave. Tokat e saj në Xhafzotaj!
Para 19 orësh

Histori sekrete, Mbreti Zog dhe e dashura e tij moldave. Tokat e saj në Xhafzotaj!

4 Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE
Para 9 orësh

Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.