Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 13:26 Apeli i GJKKO ndryshon vendimin për ish-shefin e operacionales. Oltion Bistri dënohet me disa vite burg Gjykata e Posaçme e Apelit ka ndryshuar vendimin për ish-shefin e Operacionales, Oltion Bistrin, duke e shpallur fajtor për korrupsion dhe pastrim të produkteve…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Presidenti vlerëson drejtuesin e ICITAP-it, me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”

Politikë E martë, 10 Dhjetor 2019 11:57
Presidenti vlerëson drejtuesin e ICITAP-it, me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Presidenti i Republikës, Ilir Meta vlerësoi sot me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” drejtuesin e Programit ICITAP-it në Shqipëri, Charles Stephen Bennet, në prani të Ngarkuarës me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Leyla Moses-Ones dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Presidenti Meta e vlerësoi zotin Benet me motivacionin “Për kontribut të jashtëzakonshëm dhe profesionalizëm të treguar në forcimin, nxitjen dhe fuqizimin e bashkëpunimit ndërmjet agjencive ligjzbatuese të Shqipërisë, SHBA-ve dhe vendeve të rajonit në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar, korrupsionit, terrorizmit dhe trafiqeve të paligjshme, në shtimin e kapaciteteve profesionale dhe logjistike të Policisë së Shtetit Shqiptar, në interes të rritjes së sigurisë publike”.

Në fjalën e Tij përshëndetëse, Presidenti i Republikës u shpreh: “Dëshiroj t’ju uroj të gjithëve mirëseardhjen në Institucionin e Presidentit me rastin e kësaj ceremonie të veçantë dhe plotësisht të merituar dekorimi!

E konsideroj jo vetëm një detyrë zyrtare dhe solemne të vlerësoj Menaxherin e Programit të ICITAP Albania, por duke shfrytëzuar këtë mundësi, dëshiroj gjithashtu të shpreh mirënjohjen, gjithashtu në emër të popullit dhe institucioneve shqiptare ndaj zotit Charles Stephen Bennet, për këtë personalitet të njohur në fushën e zbatimit të ligjit në të gjithë Ballkanin dhe më tej.

Zoti Benett ka punuar si Menaxher i Programit të ICITAP-it në Shqipëri që prej vitit 2011 dhe ai gëzon më shumë se katër dekada përvojë në fushën e zbatimit të ligjit, duke u njohur si një nga ekspertët kryesorë të ngritjes dhe rritjes së policisë si dhe stërvitjes së saj në vende që kanë kaluar konflikte dhe kanë qenë duke u rindërtuar.

Për shumë vite me radhë që nga ato 1990-të e deri në fillim të viteve 2000, ai ka punuar dhe udhëhequr përpjekjet për zhvillimin dhe zbatimin e ligjit jashtë Shteteve të Bashkuara: në Kosovë, Serbi, Maqedoninë e Veriut, Taxhikistan, Afganistan dhe në Irak.

Në viti 1999 zoti Benet u dërgua nga Departamenti i Drejtësisë në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE), duke punuar atje nga 1999 deri në 2006 si drejtor i Departamentit të OSBE-së për Edukimin dhe Zhvillimin e Policisë, me Misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, ku u dallua dhe spikati për profesionalizmin dhe përkushtimin e tij të veçantë.

Zoti Benet dha një tjetër kontribut të jashtëzakonshëm në Ballkan në 2001 kur mori pjesë në programet e zhvillimit të policisë në Maqedoninë e Veriut, duke këshilluar ambasadorët e Shteteve të Bashkuara dhe të OSBE-së, të cilët ishin pjesëtarë në atë kohë të ekipit negociator, për të hartuar dhe zbatuar në terren Marrëveshjen e suksesshme dhe shumë të nevojshme të Ohrit.

Zonja dhe zotërinj,

Lista e arritjeve profesionale dhe punës frymëzuese të z. Bennet është tepër e gjatë dhe vazhdon, por unë kam nderin ta falënderoj personalisht për efektshmërinë me të cilën ai ka kryer këto detyra të rëndësishme përgjatë gjithë këtyre viteve, edhe në krye të ICITAP-it në Shqipëri, ku ka jetuar gati tetë vite.

Me rëndësi dhe domethënie të veçantë është kontributi i këtij personaliteti të nderuar në zhvillimin e partneritetit strategjik, miqësisë dhe bashkëpunimit midis agjencive shqiptare të zbatimit të ligjit dhe atyre të Shteteve të Bashkuara.

Krimi i organizuar, terrorizmi dhe trafikimi i paligjshëm nuk kanë kombësi dhe nuk njohin më kufij në këto kohë të globalizmit që po jetojmë.

Kjo është arsyeja pse lufta e pamëshirshme dhe pa kompromis ndaj tyre e pa hequr kurrë dorë shërben jo vetëm për të mbështetur ligjin në të gjithë globin, por kontribuon gjithashtu për ta bërë botën ku brezat tonë të rinj po jetojnë, edhe më të mirë, më të begatë dhe shpresëdhënëse.

Të ftuar të nderuar,

Medalja e Artë e Shqiponjës i jepet sot z. Benet si një vlerësim për kontributin e jashtëzakonshëm dhe për angazhimin e vazhdueshëm të këtij profesionisti të nderuar, i cili ndihmoi për të farkëtuar bashkëpunimin midis agjencive të zbatimit të ligjit të Republikës së Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Mund t'ju interesojë

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

Para 18 orësh
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03
Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kontributet dhe angazhimet e zotit Bennet në luftën e përbashkët të vendeve tona kundër krimit të organizuar, korrupsionit, terrorizmit dhe trafikimit të paligjshëm shërbyen për të rritur jashtëzakonisht kapacitetet profesionale dhe logjistike të Policisë së Shtetit shqiptar.

Prandaj, ne i jemi shumë mirënjohës për nxitjen dhe forcimin e bashkëpunimit midis agjencive ligjzbatuese të Shqipërisë dhe atyre të vendeve të rajonit, duke i shërbyer interesit të konsolidimit të sigurisë sonë publike.

Ju faleminderit shumë z Bennet dhe fat të mbarë dhe suksese të mëtejshme në përpjekjet tuaja në të ardhmen.

Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-amerikane!

Dhe në këtë drejtim besojmë se mund të mbështetemi edhe në kontributet tuaja zoti Benet. Ju faleminderit!”

Ndërsa, zoti Charles Stephen Bennet pas marrjes së dekoratës falënderoi Presidentin e Republikës, teksa theksoi: “Është nder për mua të marr këtë vlerësim. Ju falënderoj zoti President! Dua të falënderoj të gjithë. Është një moment mjaft i rëndësishëm për mua. Jam me fat që kam pasur mundësinë të punoj me bashkëpunëtorë mjaft të mirë gjatë karrierës sime”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Etiketat e lidhura

Ardi VeliuCharles Stephen Bennetilir metaLeyla Moses-OnesPresidenti i Republikës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Apeli i GJKKO ndryshon vendimin për ish-shefin e operacionales. Oltion Bistri dënohet me disa vite burg
Para 3 minutash

Apeli i GJKKO ndryshon vendimin për ish-shefin e operacionales. Oltion Bistri dënohet me disa vite burg

Shqipëria gati për Finlandën, Maran zhvillon stërvitjen e fundit në “Air Albania”
Para 19 minutash

Shqipëria gati për Finlandën, Maran zhvillon stërvitjen e fundit në “Air Albania”

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja
Para 26 minutash

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje të dyfishtë
Para 26 minutash

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje...

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 15 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 16 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 16 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.