Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 24 Nëntor 2026, 11:19 Sot gjyqi në GJKKO, Veliaj deklaratë: S’vij dot se kam këmbën e thyer Sot mbahet gjyqi në GJKKO për Erion Veliajn. Në  GJKKO është lexuar deklarata e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Kriza në PS
  • Berisha
  • Real Madridi
  • Zgjedhjet
  • Protesta
  • NATO
  • ICE
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Kriza në PS
  • Berisha
  • Real Madridi
  • Zgjedhjet
  • Protesta
  • NATO
  • ICE
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Rama flet nga Brukseli: Qeveria dhe opozita e pas 25 qershorit do kërkojnë hapjen e negociatave

Intervista E hënë, 24 Maj 2021 05:32
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat e pranishme pas takimit kokë më kokë me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme e të Sigurisë, Federica Mogherini, në Bruksel, para darkës informale me Kryeministrat e Ballkanit Perëndimor.

Në takim u diskutua për situatën në Shqipëri dhe Ballkan. Mogherini uroi Kryeministrin për marrëveshjen e arritur dhe për zhbllokimin e Vettingut. Përfaqësuesja e Lartë e unionit theksoi edhe njëherë që Bashkimi Europian e ka bërë të qartë dhe do vijojë ta bëjë edhe më tutje, mbështetjen e plotë për të ecur përpara me Reformën në Drejtësi, ashtu siç do vijojë me mesazhet e qarta për ata që e bllokojnë atë. Kryeministri Rama theksoi se marrëveshja u bë për Shqipërinë dhe për shqiptarët dhe për nevojën që ka Shqipëria të ndahet nga e kaluara konfliktuale.

Ndërsa në darkën informale, në të cilën Përfaqësuesja e Lartë e BE, Mogherini mblodhi 6 kryeministra, u fol për situatën në Ballkanin Perëndimor dhe për nevojën e vijimit të reformave në rajon, si dhe për perspektivën europiane të rajonit si një i tërë. Takimi i sotëm, theksoi Mogherini, ka si synim t’i japë një mesazh pozitiv rajonit për perspektivën europiane dhe do të bëhen takime të tilla periodike në të ardhmen, që të ecim para më shpejt drejt kësaj perspektive.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kryeministri vlerësoi iniciativën e Mogherinit për takime të rregullta me liderët e rajonit, si një iniciativë që rrit komunikimin e bashkëpunimin në rajon dhe të rajonit me Bashkimin Europian, si dhe forcojnë perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor.

Intervistë e kryeministrit Edi Rama pas darkës informale me Përfaqësuesen e lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurisë në BE, Federica Mogherini, dhënë për mediat e pranishme:

Kryeministri Edi Rama: Ishte një darkë informale për të diskutuar mbi takimin e ardhshëm në Trieste, si dhe mbi perspektivat e vendeve të Ballkanit Perëndimor, kuptohet duke diskutuar hapur edhe çështje të caktuara që kanë interes reciprok dhe që duhet të shihen si të tilla.

Përpara darkës informale ju patët dhe një takim bilateral me përfaqësuesen e lartë. Patët mundësi që të diskutonit çështjet e brendshme veçanërisht pas marrëveshjes politike që ju keni arritur? Çfarë mund të kërkojë Shqipëria tashmë në procesin e negociatave me BE?
Kryeministri Edi Rama: Jo, nuk kemi diskutuar për çështje të brendshme, thjesht unë i kam thënë shefes së diplomacisë europiane se pas 25 qershorit duhet të jetë e përgatitur ajo dhe Komisioni Europian që qeveria dhe opozita e dalë nga zgjedhjet do kërkojë me një zë hapjen e negociatave në Bashkimin Europian.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Këtë optimizëm e keni shprehur dhe në Kuvendin e Shqipërisë, në një replikë që patët me zotin Blushi. A mendoni që jeni mbështetur nga Mogherini dhe nga Brukseli në përgjithësi për të hapur negociatat e anëtarësimit?
Kryeministri Edi Rama: Nuk e mbaj mend këtë replikën që thoni ju, por ajo që mund t’ju them është që ne jemi të destinuar që të bëjmë të gjitha përpjekjet tona për t’u ulur sa më parë në tryezën e negociatave. Pengesë për këtë tryezë ka qenë vettingu, fillimi i zbatimit të vettingut, që shpresoj mos të ndeshë me probleme të papritura, do jetë për ne një arsye shumë e fortë, që sëbashku qeveria dhe opozita, apo shumica dhe pakica e dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit, të kërkojnë hapjen e negociatave. Do ta bëjmë këtë me forcë, në kuptimin e një zëri të unifikuar dhe pastaj sigurisht që nuk i kemi të gjitha në dorë, sepse Europa në këto momente është ajo që është dhe nuk është më e mira qe do donim te ishte.

Mund t'ju interesojë

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

22 Nëntor 2026, 22:31
BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dhe flota hije mbeten problem

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dh...

18 Nëntor 2026, 20:03
Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE-në më të fortë

Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE...

16 Nëntor 2026, 12:02

Cilat janë problemet që e pengojnë zhvillimin e raporteve mes vendeve të Ballkanit?
Kryeministri Rama: Nuk besoj që ka një problem në nivel të raporteve sepse pavarësisht problemeve që mund të jenë të hapura mes vendeve, ka dialog, ka komunikim, ka ndërveprim e ka një sens të përbashkët të së ardhmes që prevalon mbi të tjera. Kjo është diçka që ne kemi mundur ta shohim e ta konfirmojmë në vijimësi. Pastaj, sigurisht që nuk mjafton vetëm vullneti ynë, por duhet dhe Europa të ketë vullnetin e saj e ne shpresojmë ta gjejmë këtë vullnet pas zgjedhjeve të 25 qershorit dhe pas zgjedhjeve në Gjermani.

Kishte diçka konkrete që iu ofrua të gjithëve sot apo vetëm fjalë të kota?
Kryeministri Edi Rama: Fjalët nuk janë asnjëherë të kota, ju e dini që librat e shenjtë fillojnë me fjalën, “fjala ishte Zoti, Zoti ishte fjala”, kështu që pa fjalën nuk kemi ku shkojmë fare! Ajo që unë ju them me bindje është që ne jemi të dëshiruar dhe të vendosur që ta çojmë përpara këtë proces nga ana jonë, duke bërë detyrat tona, sepse në fund fare, gjëja që duhet të kuptojmë të gjithë është që ne nuk e shohim integrimin europian si një udhëtim turistik për të shkuar diku. Ne e shohim si një proces për të bërë një Shqipëri europiane, me shtet, me punë, me mirëqenie, një Shqipëri të denjë për t’u ulur në tryezën e familjes së bashkuar europiane. Natyrisht që nuk mjafton vetëm ajo që bëjmë ne, sepse nga ana tjetër duhet që të gjejmë të njëjtin vullnet e të njëjtën gatishmëri në Europën e bashkuar. Shpresojmë shumë që pas zgjedhjeve në Gjermani gjërat do të jenë shumë më të qarta e Shqipëria do të hapi negociatat në fund të këtij viti, falë dhe marrëveshjes që ne kemi bërë në Shqipëri, falë dhe zgjedhjeve që sipas të gjitha gjasave nuk do të jenë dot të kontestuara, siç kanë qenë në të shkuarën, falë dhe angazhimit të marrë që qeveria dhe opozita, pavarësisht kush është në qeveri e kush është në opozitë, do të ndajnë qartësisht axhendën e debatit të brendshëm, e mosdakordësive të brendshme, po të doni dhe të konfliktit të brendshëm në momente të caktuara, me axhendën kombëtarë të integrimit europian.

Lidhur me zgjedhjet, çfarë garancie ka që do të jenë sipas standardeve? Kjo është dhe një nga kërkesat e Brukselit.
Kryeministri Edi Rama: Nuk jam më unë që duhet t’i garantoj zgjedhjet. Tani të gjithë sëbashku duhet të bëjmë çmos që zgjedhjet të jenë vërtetë një vijë ndarëse mes të shkuarës dhe të ardhmes. Ajo që unë kam bërë e jam shumë krenar, ajo që Partia Socialiste ka bërë, duke qenë një forcë udhëheqëse në qeveri, është që duke i dhënë mundësinë opozitës që të ketë sytë brenda qeverisë e të mund të shohë nga brenda raportin mes imagjinatës e të vërtetës, të na japë mundësinë si vend e si popull që më në fund të ndahemi nga historia e shëmtuar e zgjedhjeve të kontestuara me dhe pa të drejtë, pavarësisht se si në të vërtetë ka qenë vullneti i popullit.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Sot gjyqi në GJKKO, Veliaj deklaratë: S’vij dot se kam këmbën e thyer
Para 3 minutash

Sot gjyqi në GJKKO, Veliaj deklaratë: S’vij dot se kam këmbën e thyer

Shpërthim bërthamor në hapësirë: çfarë rrezikojnë satelitët
Para 9 minutash

Shpërthim bërthamor në hapësirë: çfarë rrezikojnë satelitët

Champions League rikthehet me 9 sfida, spikat dueli Arsenal-Dortmund
Para 13 minutash

Champions League rikthehet me 9 sfida, spikat dueli Arsenal-Dortmund

Elisa Spiropali përjashtohet edhe nga grupi parlamentar i PS
Para 35 minutash

Elisa Spiropali përjashtohet edhe nga grupi parlamentar i PS

Më të lexuarat

1 Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!
Para 14 orësh

Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!

2 Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë

3 Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore
Para 16 orësh

Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore

4 Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 13 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.