Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 28 Tetor 2026, 22:46 Genoa turpëron Juventusin, Napoli mund me lehtësi Monzën Java e nëntë e Serie A solli rezultate të rëndësishme, me Genoan që triumfoi 2-0 ndaj Juventusit në “Luigi Ferraris”, ndërsa Napoli siguroi një…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj dhe Fieri
  • Protesta studentore
  • Kandidati për Tiranën
  • Erjon Vishkulli
  • Paketa fiskale 2027
  • Meta në burg
  • Aksidenti në Spanjë
  • Vizat amerikane
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj dhe Fieri
  • Protesta studentore
  • Kandidati për Tiranën
  • Erjon Vishkulli
  • Paketa fiskale 2027
  • Meta në burg
  • Aksidenti në Spanjë
  • Vizat amerikane
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Rama “i shpall luftë” Gjermanisë: Deklarata e Wadephul zhgënjyese nga plani etik

Politikë E mërkurë, 15 Korrik 2020 13:22
Rama “i shpall luftë” Gjermanisë: Deklarata e Wadephul zhgënjyese nga plani etik
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Pas mesazhit të qartë të Zv.kryetarit të Grupit të CDU-CSU në Bundestag Johann David Wadephul se reforma zgjedhore duhet të miratohet nga Parlamenti pa ndryshime, ashtu siç përcaktohet në marrëveshjen e 14 janarit 2020, vjen një reagim i ashpër nga kryeministri Edi Rama, i cili mesa duket ka vendosur të mos dëgjojë asnjë zë kundër tij që vjen nga ndërkombëtarët për nismën e tij për të ndryshuar i vetëm Kushtetutën dhe duke grisur marrëveshjen e politike të 5 qershorit për reformën zgjedhore.

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur ashpër Zv.kryetarit të Grupit të CDU-CSU në Bundestagun gjerman, Johann Wadephul, i cili kërkoi që të mos preket marrëveshja e 5 qershorit për Reformën Zgjedhore dhe mazhoranca të tërhiqet nga ndryshimet kushtetuese.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

24 Tetor 2026, 17:34
FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22

I pyetur nga gazetarët nëse e shqetësojnë reagimet e ndërkombëtarëve për të mos e prekur këtë marrëveshje, Rama tha se deklarimi i djeshëm i Wadephul ishte zhgënjyes në planin etik, i nxituar në planin institucional dhe i zhbalancuar në planin politik.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Nuk jam në dijeni të deklarimit të ministrit gjerman, do ta shoh, por përgjigja ime është se Gjermania është një pikë referimi e mbarë botës, por natyrisht edhe e jona, për gjithcka mishëron si një shtet shembullor për funksionimin e demokracisë, por edhe si një lokomotivë e pazëvendësueshme, që tërheq me shembullin e saj Evropën. Deklarimi i djeshëm i Varhelyi ishte zhgënjyes në planin etik, i nxituar në planin institucional dhe i zhbalancuar në planin politik.

Ai është një mik shumë i mirë i Bashës dhe mik i mirë i imi. Unë e cmoj shumë përkushtimin e tij për të ndihmuar në lehtësimin e marrëdhënieve politike në Shqipëri. Cmoj shumë edhe faktin që ai është një evropian i vendosur dhe i palëkundur për Ballkanin Perëndimor. Ai e cmon shumë marrëveshjen e 5 qershorit, por deklarimi i djeshëm nëncmon Parlamentin e Shqipërisë, si të ishte një noter pa të drejtë fjale i një marrëveshjeje, që patjetër duhet zbatuar. Por, ajo marrëveshje nuk mund të jetë kusht për të ndaluar Parlamentin të shkojë përtej saj. Ky është nxitimi në planin institucional.

Në planin etik ishte zhgënjyes, sepse duhet të flitet me fakte të verifikuara, jo me të dëgjuar. Ai nuk e ka sajuar, por e ka dëguar që nisma kmushtetuese ndalon koalicionet. Kjo është thjesht e pavërtetë, koalicionet as nuk do të ndalohen dhe as mund të ndalohen. Ato thjesht duhet të jenë sin ë cdo vend të Evropës. Partitë kanë lirinë dhe të drejtën të grupohen dhe të paraqiten me kandidatët e tyre, sic bën CDU e Varhelye. As nuk na ka shkuar nëpër mend t’i ndalojmë. Në planin politik deklarimi është shumë i zhbalancuar, sepse mban krahun e opozitës jashtëparlamentare.

Në deklarimin e djeshëm flitet deri edhe për vënien në pikëpyetje për perspektivën evropiane të Shqipërisë, ndërkohë që Bundestagu nuk i ka vënë kusht Shqipërisë të gëzojë Lulzim Bashës, apo të marrë pëlqimin e tij për nisma, që Parlamenti ndërmerr. Shqipëria nuk duhet të gjykohet mbi bazën e anësive politike apo mbi bazën e fjalëve, por duhet të gjykohet dhe jam i bindur se kështu do të gjykohet, kur mjegulla të shpërndahet, mbi bazën e fakteve”, deklaroi Rama.

Deklarata vjen pasi mazhoranca votoi në Komisionin e Ligjeve draftin e dakordësuar në 5 qershor me opozitën jashtëparlamentare dhe një ditë pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese.

“Komisioni i Ligjeve ka votuar fjalë për fjalë draftin e dakordësuar me opozitën jashtëparlamentare më 5 qershor. E kemi votuar me shumicë jo me konsensus se opozita joparlamentare refuzon të pranojë mosdepolitizimin e komisioneve të votimit dhe numërimit çka është lëshimi i madh i bërë nga PS jo me hirin e objektivave të vet por pahirin e një nevojë për ta përfshirë opozitën jashtëparlamentare në proces. Ndërkohë dje komisioni i ligjeve i ka hapur rrugë pjesëmarrjes së qytetarëve jo vetëm në zgjedhjen e partive por edhe dhënien e pëlqimit për deputetën apo deputetin. Jemi në mes të dy palëve si shumicë, kemi konsensus të plotë përt atë që këto palë më vete duan dhe nuk kemi konsensu për atë që këto dy palë më vete nuk duan. Ndërkohë reagimi i opozitës jashtëparlamentare dhe opozitës presidenciale ndaj kësaj nisme kushtetuese të kuvendit është i papranueshëm qoftë në aspektin etik, politik dhe kombëtar”, tha Rama.

Rama iu është përgjigjur për herë të parë akuzave të opozitës jashtëparlamentare dhe Presidentit Ilir Meta për ndryshimet kushtetuese.

Në një konferencë për media, Rama tha se këto akuza janë të papranueshme dhe se në aspektin etik është e padenjë të sulmohet dhe përbuzet Kuvendi. Me tone të prera, kreu i qeverisë deklaroi se “Parlamenti është sovran dhe mbi të nuk mund të dalë askush”.

“Lëshimi i madh i bërë nga PS jo me hirin e objektrivave të vet, por me pahirin për të përfshirë opozitën jashtëparlamentare në process. Dje komisioni i ligjeve i ka hapur rrugë pjesëmarrjes së qytetarëve në zgjedhje dhe në dhënien e pëlqimit për deputetin apo deputeten, pa rrezikuar një arritje madhore të PS dhe forcave të tjera politike, përfaqësimin e grave dhe vajzave në Kuvend. Kjo nismë kushtetuese ka pasur konsensus të plotë me opozitën parlamentare. Jemi në mes, si shumicë qeverisëse, të dy palëve, me të cilat kemi consensus të plotë për atë që këto palë më vete duan dhe s’kemi konsensus për atë që këto palë më vete nuk duan.

Reagimi i opozitës jashtëparlamentare dhe i opozitës presidenciale ndaj kësaj nisme kushtetuese të Kuvendit është i papranueshëm, qoftë në aspektin etik, qoftë në aspektin politik, qoftë dhe në aspektin kombëtar, sepse e dimë që as opozita jashtëparlamentare, as opozita presidenciale, nuk e vlerësojnë dhe as e respektojnë Parlamentin e vendit, por kjo nuk e ndryshon faktin që Parlamenti është sovran. Në aspektin etik nuk është e denjë që Kuvendi i Shqipërisë të sulmohet, të anatemohet, të përbuzet, qoftë nga një institucion si ai i Presidentit të Republikës. Etika institucionale është baza e shkruar në cdo paragraf të parë të cdo kapitulli të parë të cdo educate shteti. Qoftë dhe nga opozita jashtëparlamentare, që zgjodhi ta braktisë Parlamentin, mund të zgjedhë edhe ta përbuzë Kuvendin, por përtej kësaj asgjë tejtër nuk mund të bëjë.

Parlamenti është sovran dhe mbi të nuk mund të dalë askush. Shumica qeverisëse ka konfirmuar seriozitetin e plotë për marrëveshjen e 5 qershorit. Falënderoj partnerët ndërkombëtar, që u angazhuan drejt për së drejti në lehtësimin e procesit dhe në krijimin e kushteve për të zhvilluar atë dialog të vështirë”, tha Rama.

lajmi në përditësim…

Etiketat e lidhura

ramaWadephul
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Genoa turpëron Juventusin, Napoli mund me lehtësi Monzën
Para 4 orësh

Genoa turpëron Juventusin, Napoli mund me lehtësi Monzën

Kalaja thirrje Veliajt: Organizo revoltë kundër Ramës në burgun e Fierit
Para 5 orësh

Kalaja thirrje Veliajt: Organizo revoltë kundër Ramës në burgun e Fierit

Kufizime vizash për zyrtarët shqiptarë? Lëvizja e dy kongresmenëve amerikanë, Bardhi: Në fokus janë Balluku dhe Hyseni
Para 5 orësh

Kufizime vizash për zyrtarët shqiptarë? Lëvizja e dy kongresmenëve amerikanë, Bardhi: Në fokus janë Ba...

Protesta, Kalaja: Akuzuan një vajzë për djegien e komisariatit kur komisariati ende nuk ishte djegur
Para 5 orësh

Protesta, Kalaja: Akuzuan një vajzë për djegien e komisariatit kur komisariati ende nuk ishte djegur

Më të lexuarat

1 Qeveria shpall vendimin për Erjon Vishkullin, zbulohet shuma monetare për operacionin
Para 9 orësh

Qeveria shpall vendimin për Erjon Vishkullin, zbulohet shuma monetare për operacionin

2 Taulant Balla te Nikoll Lesi: Kandidati për Tiranën JO nga Primaret në PS
Para 8 orësh

Taulant Balla te Nikoll Lesi: Kandidati për Tiranën JO nga Primaret në PS

3 Kandidati për Tiranën? Taulant Balla i përgjigjet Erion Braçes dhe zbulon kur PS zyrtarizon emrin
Para 6 orësh

Kandidati për Tiranën? Taulant Balla i përgjigjet Erion Braçes dhe zbulon kur PS zyrtarizon emrin

4 Antiterrori kap protestuesin që u prezantua si gazetar dhe hapi GoFundMe: Ka bërë thirrje për dhunë
Para 8 orësh

Antiterrori kap protestuesin që u prezantua si gazetar dhe hapi GoFundMe: Ka bërë thirrje për dhunë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.