Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 24 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.2 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 89.2 lekë dhe shitet me 90 lekë, dollari amerikan blihet me 81.2 lekë dhe shitet me 82.5…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Kriza në PS
  • Berisha
  • Real Madridi
  • Zgjedhjet
  • Protesta
  • NATO
  • ICE
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Kriza në PS
  • Berisha
  • Real Madridi
  • Zgjedhjet
  • Protesta
  • NATO
  • ICE
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Rama intervistë për Bild: Ka një lojë me numrat e COVID-19. Kina duhet ta paguajë nëse….

Intervista E mërkurë, 19 Gusht 2020 18:00
Rama intervistë për Bild: Ka një lojë me numrat e COVID-19. Kina duhet ta paguajë nëse….
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për BILDflet për akuzat për menaxhimin e pandemisë dhe mënyrën sesi qeveria e tij po lufton koronavirusin.

BILD: Zoti kryeministër, janë vendet tuaja që fajësohen pjesërisht për këtë fakt. A po rriten të prekurit me koronavirus?

Rama: Unë nuk mendoj se shtetet e Ballkanit paraqesin kërcënim për Gjermaninë apo ndonjë tjetër në Bashkimin Europian, sepse në fund të fundit shifrat flasin vetë. Numrat e lartë janë për këdo një kërcënim. Por kur mendoj se Kina ka pesë raste sot dhe Shqipëria ka 100, atëherë ka diçka që nuk shkon. Dua të them që ka shumë lojëra në veprim me numrat. Ne kemi vendosur të jemi jashtëzakonisht transparent në këtë drejtim. Sigurisht, pas hapjes, u përballëm me një sfidë që ishte më e madhe, sepse ka të bëjë edhe me sjelljen e të gjithë qytetarëve.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

BILD Por, përsëri: A është Shqipëria pjesërisht fajtore për numrat në rritje në Gjermani?

Rama: Unë kam prirjen të mos pajtohem me këtë, jo sepse unë duhet të mbroj vendin tim, por për shkak të matematikës së thjeshtë. Është e pamundur për ne, për sa i përket numrave, që të jemi në gjendje për të ndikuar te një vend i madh si Gjermania apo shtete të tjera ballkanike të ndikojnë te Franca a vende të tjera të Europës. Dua të them që është më tepër politikë sesa realitet.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

BILD Pse ka akoma një ndalim hyrjeje për njerëzit nga Ballkani?

Rama: Sepse ka BE dhe jo BE. Pra, është shumë e thjeshtë. Ne kemi një ndarje që në terma praktikë vendoset nga ana e BE-së dhe jo BE-së. Për sa i përket numrave, më lejoni të përsëris se ka sigurisht arsye të mira për këtë dhe se ka një kujdes të arsyeshëm në Gjermani dhe në vendet e tjera. Dhe jo rastësisht, Gjermania është mbi të gjitha, pasi ajo po e trajton Covid-in në një mënyrë mjeshtërore.

Mund t'ju interesojë

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

22 Nëntor 2026, 22:31
BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dhe flota hije mbeten problem

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dh...

18 Nëntor 2026, 20:03
Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE-në më të fortë

Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE...

16 Nëntor 2026, 12:02

BILD A duhet të paguajë Kina për dëmin e shkaktuar nga Corona?

Rama: Unë do të mbroja fuqimisht idenë që të sqarohet se si po ndodh gjithçka. Dhe sigurisht nëse dikush ka luajtur kartat e gabuara, duhet të paguajë. E gjithë çështja është se pse bota nuk u informua në kohën e duhur. Pse ka kaq shumë pyetje në lidhje me karantinën në Kinë dhe udhëtimin falas nga Kina? Këto janë pyetje që nuk duhet të çojnë në teori konspirative, por në një hetim të qartë dhe në një analizë shumë më të plotë. Dhe nëse përfundimi është se luhet në mënyrë jo të pastër, atëherë ata që janë përgjegjës duhet të paguajnë.

BILD Kthehemi përsëri në Ballkan: çfarë mendoni për pretendimet e bëra nga disa politikanë për një itinerar ballkanik “Korona”?

Rama: Kjo është politikë, sepse nuk ka Korona Ballkanike, nuk ka Mafia Ballkanike dhe as Tërmet Ballkanik ose Sëmundje Ballkanike. Por, politika ndonjëherë ka nevojë – dhe në ditët e sotme gjithnjë e më shumë – për këto shenja dalluese për të arritur te njerëzit. Sigurisht që na trishton, por jemi mësuar me të. Nuk është hera e parë. Ne duhet të merremi me këtë stereotip dhe të përpiqemi të shpëtojmë prej tij.

BILD Çfarë u thoni gjermanëve që duan të shkojnë për pushime në Shqipëri?

Rama: Unë u them gjermanëve që të kujtojnë Franz Josef Strauss. Ai erdhi shumë kohë më parë – në 1984. Ai ishte aq entuziast për Shqipërinë atëherë sa sugjeroi – dhe në atë kohë kishte akoma një regjim komunist – se vendi mund të jetë i hapur për turistët gjermanë dhe duhet të gjendet një rrugë midis Shqipërisë dhe Bavarisë. Sepse mendimi i tij, vizioni i tij, bindja e tij ishte që Shqipëria ishte një parajsë që gjermanët duhet të zbulonin. Pra, nëse gjermanët kanë nevojë për një dëshmitar, ndoshta nuk ka asnjë më të mirë se sa Franz Josef Strauss.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 1 ore

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.2 lekë

Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë
Para 1 ore

Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë

Moti sot, vranësira dhe temperatura deri në 15 gradë Celsius
Para 1 ore

Moti sot, vranësira dhe temperatura deri në 15 gradë Celsius

Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE
Para 8 orësh

Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE

Më të lexuarat

1 Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!
Para 10 orësh

Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!

2 Histori sekrete, Mbreti Zog dhe e dashura e tij moldave. Tokat e saj në Xhafzotaj!
Para 18 orësh

Histori sekrete, Mbreti Zog dhe e dashura e tij moldave. Tokat e saj në Xhafzotaj!

3 Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE
Para 8 orësh

Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE

4 Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 8 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.