Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 24 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.2 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 89.2 lekë dhe shitet me 90 lekë, dollari amerikan blihet me 81.2 lekë dhe shitet me 82.5…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Kriza në PS
  • Berisha
  • Real Madridi
  • Zgjedhjet
  • Protesta
  • NATO
  • ICE
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Kriza në PS
  • Berisha
  • Real Madridi
  • Zgjedhjet
  • Protesta
  • NATO
  • ICE
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Rama për “Euronews Europe”: S’jemi gati për t’u anëtarësuar në BE, por për negociatat po

Intervista E martë, 11 Maj 2021 11:20
Rama për “Euronews Europe”: S’jemi gati për t’u anëtarësuar në BE, por për negociatat po
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për ”Euronews Europe”, me gazetaren Giorgia Orlandi, në emisionin “Global Conversation”, u shpreh se ”Shqipëria meriton të hyjë në rrugën e plotë të negociatave. Nëse ngecin sërish bisedimet, ne do të vazhdojmë të punojmë gjithmonë fort e më fort për ta bërë Shqipërinë një shtet evropian. Sot nuk jemi gati për të qenë anëtarë, por jemi më shumë se gati për të hyrë në negociata. Shqipëria meriton të hyjë në rrugën e plotë të negociatave”.

Kërkesa e Shqipërisë për të nisur bisedimet për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian mund të bëjë një hap përpara me konferencën e parë [ndërqeveritare] që pritet të propozohen së shpejti – sa domethënëse është kjo?

Është shumë e vështirë për t’u thënë, është shumë e vështirë sepse u desh që këtë hap ta ndërmerrnim disa vjet më parë dhe më pas ta përsërisnim e përsërisnim. Nuk ndodhi për shkak të dinamikës së brendshme në Këshillin Evropian dhe… shpresojmë se do të jetë rasti. Pra nuk është e lehtë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Çfarë jeni përgatitur të bëni nëse bisedimet ngecin sërish?

Ne nuk planifikojmë asgjë tjetër përveçse të vazhdojmë të punojmë për to, sepse për ne Evropa nuk është një objektiv apo destinacion politik, Evropa është një fe dhe askush nuk mund ta tradhtojë këtë fe në Shqipëri, për shkak të faktit të thjeshtë se Evropa është një testament [amanet] dhe është në të njëjtën kohë ajo që u detyrohemi fëmijëve tanë dhe kjo është arsyeja se pse ne do të punojmë gjithnjë e më shumë për ta bërë Shqipërinë një shtet evropian që funksionon plotësisht.

Që nga fillimi, afrimi i Shqipërisë drejt BE-së ka qenë një premtim politik i juaji. Duke pasur parasysh gjithë këto vite që kanë kaluar, sa domethënie ka anëtarësimi në BE për Shqipërinë sot?

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ka gjithmonë aq shumë domethënie sikur kishte ditën e parë. Shqiptarët nuk lodhen kurrë së luftuari për të qenë pjesë të Evropës. Sigurisht, zhgënjimet kanë qenë në vazhdim dhe Evropa nuk ka qenë e zonja në mbajtjen e premtimeve të saj. Ne i kemi bërë detyrat e shtëpisë dhe do të vazhdojmë t’i bëjmë sepse, siç thashë, për ne Evropa është ajo që ka qenë që nga dita e parë kur kemi dalë nga komunizmi dhe është hera jonë e parë në histori që mund të zgjedhim. Asnjëherë nuk e kemi pasur zgjedhjen, të tjerët vendosën për ne dhe vendi ynë ishte në hapësira të tjera, por jo në hapësirën që dëshironim gjithmonë e që është Bashkimi Evropian.

Mund t'ju interesojë

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

22 Nëntor 2026, 22:31
BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dhe flota hije mbeten problem

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dh...

18 Nëntor 2026, 20:03
Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE-në më të fortë

Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE...

16 Nëntor 2026, 12:02

Me procesin e anëtarësimit në BE që po zgjat më shumë se sa pritej, duket se Ballkani Perëndimor është bërë një fushë beteje edhe për fuqitë e jashtme, cili është mendimi juaj, ku qëndron Shqipëria për të gjitha këto?

Duke mos qenë plotësisht i integruar në Bashkimin Evropian, Ballkani Perëndimor mbetet një zonë gri që ofron tërheqje dhe shanse për aktorët e tjerë, për aktorët e tretë që nuk kanë të njëjtin qëndrim dashamirës dhe të njëjtat vlera dhe parime që Bashkimi Evropian ofron. Për Shqipërinë, nuk shoh ndonjë rrezik të menjëhershëm sepse shqiptarët janë shumë fanatikë për perëndimin dhe për Bashkimin Evropian, vendet e tjera pak a shumë kanë shumë më shumë për t’u marrë me këto ndikime nga aktorë të tjerë.

Në vitet e fundit, Shqipëria ka kaluar nëpër ndryshime kushtetuese në shkallë të gjerë, kur bëhet fjalë për luftimin e korrupsionit, implementimit të reformave. Situata është përmirësuar, por nuk është e mjaftueshme. Sa përparim mendoni se ka bërë Shqipëria, sidomos kur bëhet fjalë për shtetin e së drejtës?

Ka një ndryshim të madh midis anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe hyrjes në rrugën e plotë të negociatave, sepse siç jemi sot nuk jemi gati të jemi anëtarë, pa dyshim. Por sikurse jemi sot, ne jemi më se gati për të hyrë në rrugën e plotë të negociatave dhe është këtu ku qëndrojnë pikat kontradiktore dhe ku Evropa po tregohet dritëshkurtër dhe disi edhe hipokrite, sepse Shqipëria meriton të hyjë në rrugën e plotë të negociatave.

A mendoni se është ky progres që ju ndihmoi të zgjidheshit sërish?

Unë mendoj se njerëzit në Shqipëri e kanë ndjesi të qartë se puna nuk ka mbaruar. Mandati i tretë është një mandat i qartë për të përfunduar punën. Nuk është shpërblimi për një punë që tashmë ishte përfunduar.

Le të ndalemi dhe te procesi i zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor, cili është qëndrimi juaj në lidhje me dokumentin jozyrtar që është qarkulluar në Bruksel, që mbron idenë e ri-përcaktimit të kufijve të Ballkanit Perëndimor? Nga Presidenti i Maqedonisë së Veriut kemi dëgjuar të thotë se do të ishte thjesht katastrofike…

Qëndrimi im është shumë i thjeshtë. Për sa kohë ne, dhe kur them ‘ne’ e kam fjalën për gjithë aktorët, lojtarët – Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara, lojtarët në rajon – nuk do të përmbysim status quo-në me një qasje shumë të hapur dhe të qartë, zhgënjimet do të jenë aty dhe nga ideja më qesharake deri te ideja më e çuditshme do të shfaqen sepse status-quo-ja nuk është një opsion. Ndërsa kemi mosmarrëveshje të thella për të zgjidhur ne duhet të biem dakord të mos pajtohemi për to dhe në të njëjtën kohë të shtyjmë së bashku për të forcuar bashkëpunimin tonë për të krijuar në rajon një zonë Shengen funksional me të gjitha liritë e Evropës.

Etiketat e lidhura

edi ramaintegrimi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 35 minutash

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.2 lekë

Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë
Para 35 minutash

Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë

Moti sot, vranësira dhe temperatura deri në 15 gradë Celsius
Para 36 minutash

Moti sot, vranësira dhe temperatura deri në 15 gradë Celsius

Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE
Para 8 orësh

Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE

Më të lexuarat

1 Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!
Para 9 orësh

Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!

2 Histori sekrete, Mbreti Zog dhe e dashura e tij moldave. Tokat e saj në Xhafzotaj!
Para 17 orësh

Histori sekrete, Mbreti Zog dhe e dashura e tij moldave. Tokat e saj në Xhafzotaj!

3 Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE
Para 8 orësh

Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE

4 Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 8 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.