Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 09:48 Raporti i UEFA-s për Fair Play/ Shqipëria, vendi me progresin më të lartë në Europë Shqipëria vijon të shënojë progres në futbollin europian, teksa ka arritur një rezultat tepër pozitiv në renditjen përfundimtare të UEFA-s për Fair Play për…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ruçi, mesazh prekës me rastin e 65-vjetorit të Heroit Adem Jashari: Bac, u kry!

Politikë E shtunë, 28 Nëntor 2020 09:38
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi përcolli sot një mesazh prekës me rastin e 65-vjetorit të lindjes së Heroit të Kosovës, Adem Jashari.

Ruçi u shpreh në mesazhin e tij se ditëlindja e Bacës dhe ditëlindja e Shqipërisë së Pavarur janë një përkim dhe simbolikë e fuqishme. Ai kujton betejën heroike të Jasharajve që humbën 55 pjesëtarë dhe të mbijetuarën e vetme, Besartën, duke i kujtuar se nuk është vetëm dhe se me të është Kosova e Shqipëria dhe të gjithë njerëzit që aspirojnë për lirinë, drejtësinë dhe të vërtetën.

“Adem Jashari, Heroi i Kosovës, komandanti legjendar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sot do të ishte 65 vjeç. Por prej 22 vjetësh, nga 7 marsi i vitit 1998, ai, familja, miqtë e të afërmit, Kosova, Shqipëria, të gjithë ne, e kremtojmë ditëlindjen e Adem Jasharit pa Adem Jasharin. Dhe pa pothuajse të gjithë pjesëtarët e familjes Jashari, pesëdhjetë e pesë prej të cilëve u vranë bashkë me të, pas një beteje treditore me mijëra forca, tanke e automjete të armatosura të policisë serbe, në ngjarjen që ka hyrë në histori si masakra e Prekazit. Jo vetëm ne, bashkëkombasit e Ademit, por të gjithë njerëzit e drejtë e të ndershëm anembanë globit, në ndeshjen midis tankeve e dhunës policore dhe njerëzve që luftojnë për liri, janë me njerëzit, me luftëtarët.
Nga trashëgimtarët e Adem Jasharit ka mbetur vetëm Besarta, e cila është e mbijetuara e vetme e familjes së tij, dhe që në atë ditë të masakrës ishte vetëm 11 vjeç. Më dhemb dhimbja e Besartës, që nuk uron dot Bacën në këtë përvjetor. Më ther plaga e saj, e pashëruar dhe e pashërueshme, që në këtë përvjetor, në ata që kaluan dhe në ata që do të vijnë, do të jetë pa motrat, vëllezërit, prindërit, pa familjarët e saj të dashur. Por Besartës i them se nuk është vetëm. Me të është Kosova e Shqipëria dhe të gjithë njerëzit që aspirojnë për lirinë, drejtësinë dhe të vërtetën. Masakra e Prekazit ishte jo vetëm rënia e Adem Jasharit dhe familjes së tij, por një thirrje për burrat dhe gratë e Kosovës, për t’u bashkuar dhe për t’i shkuar deri në fund misionit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës dhe ndërtimin e një shoqërie të drejtë, ku të gjithë qytetarët e saj të jetojnë të lirë e të barabartë”, shkruan Ruçi.

Mund t'ju interesojë

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

Para 15 orësh
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03
Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kreu i Kuvendit thekson më tej se kjo ngjarje filloi t’i dëshmojë komunitetit ndërkombëtar të vërtetën e luftës çlirimtare të popullit kosovar, të udhëhequr nga Ushtria e tij Çlirimtare.

“Ditëlindja e Adem Jasharit përkon me ditëlindjen e Shqipërisë së Pavarur. Natyrisht, kjo është një rastësi kohore. Por ky përkim, që bashkon Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë me ditëlindjen e heroit që ra për Kosovën e lirë e të pavarur, bëhet një simbolikë e fuqishme. “Bac u kry”, ishte shprehja që, në ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, më 7 shkurt 2008, sintetizoi mirënjohjen e përjetshme të të gjithë shqiptarëve për veprën e nisur nga Adem Jashari dhe të përmbushur nga Ushtria Çlirimtare, populli dhe institucionet e Kosovës. Ditëlindja e Adem Jasharit është një moment reflektimi, për të vlerësuar e respektuar veprën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe komandantit të saj legjendar, çlirimin e Kosovës dhe pavarësinë e saj, të arritur me mbështetjen e në partneritet me aleatët e mëdhenj dhe strategjikë të Shqipërisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n. Në 65-vjetorin e tij të lindjes është dita të kujtojmë se Adem Jashari dhe udhëheqësit e luftës çlirimtare kanë qenë në anën e duhur dhe të drejtë të historisë, drejtësi të cilën e ka vërtetuar koha. Sot është dita të kujtojmë se populli, Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe udhëheqësit e saj ishin viktimat përballë agresorit dhe jo e kundërta. Sot është dita të besojmë se asgjë nuk mund ta errësojë luftën për liri, barazi, drejtësi e dinjitet të Adem Jasharit, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe popullit kosovar”, shkroi në mesazhin e tij Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruç

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Etiketat e lidhura

Adem JashariGramoz Rucipërvjetori i lindjes
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Raporti i UEFA-s për Fair Play/ Shqipëria, vendi me progresin më të lartë në Europë
Tani

Raporti i UEFA-s për Fair Play/ Shqipëria, vendi me progresin më të lartë në Europë

Tedi Blushi debat të fortë me Peleshin dhe Ballën: Anuloni aktet normative për legalizimin e dhunës ndaj studentëve
Para 4 minutash

Tedi Blushi debat të fortë me Peleshin dhe Ballën: Anuloni aktet normative për legalizimin e dhunës nd...

Festimi i Nmecha ndez polemikat në Gjermani, tifozët e Dortmundit kundër mesfushorit
Para 8 minutash

Festimi i Nmecha ndez polemikat në Gjermani, tifozët e Dortmundit kundër mesfushorit

Bullgaria në zi kombëtare, mjegulla dyshohet se shkaktoi tragjedinë me 86 automjete
Para 9 minutash

Bullgaria në zi kombëtare, mjegulla dyshohet se shkaktoi tragjedinë me 86 automjete

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 11 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 12 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 13 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

4 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 11 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.