Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 29 Tetor 2026, 09:18 Mblidhet sot Kuvendi. Nga interpelanca me Gonxhen te projektligji për sistemin bankar, ja çfarë përmban rendi i ditës Kuvendi zhvillon sot seancën plenare, ku parashikohet shqyrtimi i disa projektligjeve dhe projektvendimeve që lidhen me ekonominë, biznesin, mbrojtjen e konsumatorit dhe administratën publike.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj dhe Fieri
  • Protesta studentore
  • Paketa fiskale
  • Erjon Vishkulli
  • Kandidati për Tiranën
  • Kufizime vizash
  • Kërcënimet ndaj deputetëve
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj dhe Fieri
  • Protesta studentore
  • Paketa fiskale
  • Erjon Vishkulli
  • Kandidati për Tiranën
  • Kufizime vizash
  • Kërcënimet ndaj deputetëve
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Samit evropian nën hijen e fitores së Trumpit

Politikë E premte, 8 Nëntor 2024 09:08
Samit evropian nën hijen e fitores së Trumpit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga DW

SHBA-ja ishte tema kryesore e samitit të Bashkësisë Politike Evropiane. Kriza e qeverisë gjermane luajti vetëm një rol të vogël në Budapest.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

24 Tetor 2026, 17:34
FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22

Sapo u konfirmua se Donald Trump do të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë, nga liderët evropianë nuk u dëgjua më asnjë fjalë e keqe për të. Shumica dërrmuese e 47 krerëve të shteteve dhe të qeverive të mbledhur në Budapest për samitin e “Bashksisë Politike Evropiane” (EPG) mendojnë se partneriteti me SHBA-në do të vazhdojë. Dhe duke ditur se fituesi i zgjedhjeve në Uashington është i ndjeshëm ndaj lajkave personale, shumë politikanë evropianë e vlerësuan fushatën “madhështore” të presidentit egozentrik, suksesin “historik” dhe “kthimin e madh”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, të cilit Donald Trump dëshiron t’i shkurtojë paratë për luftën për t’u mbrojtur prej Rusisë, tha pas bisedës telefonike me Trumpin se ajo kishte qenë shumë e mirë dhe se ai “e kishte vlerësuar familjen dhe ekipin e Trumpit për punën e tyre të madhe”. Zelensky tha se gëzohet për “një epokë të një SHBA-je të fortë nën udhëheqjen energjike të Presidentit Trump”. Kjo duhet t’i pëlqejë Donald Trumpit, i cili gjatë fushatës zgjedhore pretendoi se mund t’i jepte fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës brenda 24 orësh, madje edhe para fillimit të detyrës si president. Në një fjalim emocionues në Budapest Presidenti Zelensky paralajmëroi gjithashtu se lëshimet ndaj Rusisë do të ishin “vetëvrasje për Evropën”.

Bashkëpunimi me qeverinë e re të SHBA-së
Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte tha në samitin e EPG-së në Budapest se ai gëzohet për bashkëpunimin me administratën e Trumpit “për të arritur paqen me forcë”. Rutte tha se një gjë e tillë kishte funksionuar aq mrekullisht gjatë katër vite të para të Trumpit në post. Vërtet? Mesa duket kërcënimet e Trumpit gjatë fushatës zgjedhore për të mos i mbrojtur shtetet e NATO-s që nuk rrisin buxhetet e tyre ushtarake në përputhje me traktatin e NATO-s qenkan harruar.

Presidenti francez, Emmanuel Macron tha në samit se Evropa nuk duhet t’ua lërë përgjithmonë në dorë mbrojtjen e saj amerikanëve. “A duam që të tjerët të shkruajnë histori, luftërat e Vladimir Putinit, zgjedhjet në SHBA apo politikat tregtare të Kinës? Apo duam të shkruajmë historinë tonë? Unë mendoj se kemi forcë për ta shkruar atë,” tha Macroni.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i paralajmëroi kolegët e tij evropianë që të mos reagojnë “me histeri” ndaj fitores së Trumpit, por të shikojnë realitetin dhe të presin politikat konkrete të Trumpit. “Kjo mund të jetë edhe një mundësi për Europën që të ndryshojë gjërat dhe t’i shohë gjërat ndryshe”, tha Edi Rama. Në fund të fundit, shpenzimet më të larta të mbrojtjes në Evropë nën presionin e Trump çuan në një NATO më të fortë. Shpenzimet rreth dy për qind të prodhimit kombëtar bruto u rritën më shpejt, veçanërisht pas sulmit rus në Ukrainë në vitin 2022 – kur presidenti Joe Biden ishte në detyrë.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, i cili është më i prirur drejt Rusisë sesa Perëndimit, e sheh fitoren e Trumpit si një mundësi. “Shpresoj se tani do të jetë e mundur të flitet për një armëpushim dhe paqe në Ukrainë”, tha Vuçiq. Çdo marrëveshje është më e mirë se gjendja aktuale e luftës.

Shpërbërja e koalicionit qeveritar gjerman dhe BE-ja
Pas fitores së Trumpit në një periudhë të vështirë në fushën e ekonomisë dhe të politikës së sigurisë, kriza e qeverisë në Gjermani nuk është e favorshme për evropianët. Megjithatë të gjithë kolegët evropianë të Olaf Scholz-it thanë se ndryshimi i qeverisë është një proces demokratik krejtësisht normal. Edhe Austria dhe Belgjika po luftojnë aktualisht me negociata të vështira për koalicion. Zgjedhje të reja janë shpallur edhe në Irlandë, kurse në Francë qeveris një kryeministër me shumica të ndryshueshme.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, i cili është më i prirur drejt Rusisë sesa Perëndimit, e sheh fitoren e Trumpit si një mundësi. “Shpresoj se tani do të jetë e mundur të flitet për një armëpushim dhe paqe në Ukrainë”, tha Vuçiq. Çdo marrëveshje është më e mirë se gjendja aktuale e luftës.

Shpërbërja e koalicionit qeveritar gjerman dhe BE-ja
Pas fitores së Trumpit në një periudhë të vështirë në fushën e ekonomisë dhe të politikës së sigurisë, kriza e qeverisë në Gjermani nuk është e favorshme për evropianët. Megjithatë të gjithë kolegët evropianë të Olaf Scholz-it thanë se ndryshimi i qeverisë është një proces demokratik krejtësisht normal. Edhe Austria dhe Belgjika po luftojnë aktualisht me negociata të vështira për koalicion. Zgjedhje të reja janë shpallur edhe në Irlandë, kurse në Francë qeveris një kryeministër me shumica të ndryshueshme.

Edhe vija zyrtare e Komisionit të BE-së është: një ndryshim i qeverisë në Gjermani nuk do ta nxjerrë BE-në nga binarët. Sipas presidentes së Komisionit të BE-së, shtetet anëtare kanë vështirësi për t’i përballuar vetë sfidat. “Kur qëndrojmë së bashku, kemi fuqi të madhe. Dhe kjo është forca jonë më e madhe,” tha presidentja e Komisionit të BE, von der Leyen, për të cilën thuhet se nuk i ka marrëdhëniet e mira me kancelarin gjerman, Scholz.

“Intimitet strategjik”
Bashkësia Politike Evropiane (EPG) u themelua në vitin 2022 si një forum kundër Rusisë – me nismën e francezëve. Në këtë forum mund të marrin pjesë vendet anëtare të e BE-së, kandidatët për anëtarësim në BE si dhe shtetet që nuk duan të anëtarësohen në BE për të shkëmbyer me njëri-tjetrin ide dhe për të diskutuar strategji politike. Në samitin e EPG-së nuk merret asnjë vendim zyrtar.

Forumi është më shumë një lloj “takimi i shpejtë” për politikanë të lartë që përndryshe nuk takohen aq shpesh. “EPG-ja është sigurisht një ngjarje mjaft informale, edhe pse këtu takohen liderët. Është një vend për intimitet strategjik, si të thuash, me kohë të lirë edhe vetëm për të folur, pa udhëzime,” thotë Steven Blockmans, ekspert për Evropën në think-tankun CEPS. Fokusi i forumit janë kontaktet shoqërore dhe diskutimet rreth çështjeve të sigurisë që prekin kontinentin./DW

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mblidhet sot Kuvendi. Nga interpelanca me Gonxhen te projektligji për sistemin bankar, ja çfarë përmban rendi i ditës
Para 6 minutash

Mblidhet sot Kuvendi. Nga interpelanca me Gonxhen te projektligji për sistemin bankar, ja çfarë përmba...

Mitaj shkëlqen ndaj Juventusit, fitoi çdo duel ndaj Zhegrovës
Para 15 minutash

Mitaj shkëlqen ndaj Juventusit, fitoi çdo duel ndaj Zhegrovës

Edhe sot sofra e gurtë para Kryeministrisë, Rama vijon thirrjet për dialog
Para 19 minutash

Edhe sot sofra e gurtë para Kryeministrisë, Rama vijon thirrjet për dialog

Carabao Cup/ Liverpooli eliminon Chelsea-n, City kalon me penallti  
Para 27 minutash

Carabao Cup/ Liverpooli eliminon Chelsea-n, City kalon me penallti  

Më të lexuarat

1 Taulant Balla te Nikoll Lesi: Kandidati për Tiranën JO nga Primaret në PS. Dështon Erion Braçe….
Para 14 orësh

Taulant Balla te Nikoll Lesi: Kandidati për Tiranën JO nga Primaret në PS. Dështon Erion Braçe….

2 Qeveria shpall vendimin për Erjon Vishkullin, zbulohet shuma monetare për operacionin
Para 14 orësh

Qeveria shpall vendimin për Erjon Vishkullin, zbulohet shuma monetare për operacionin

3 Kandidati për Tiranën? Taulant Balla i përgjigjet Erion Braçes dhe zbulon kur PS zyrtarizon emrin
Para 12 orësh

Kandidati për Tiranën? Taulant Balla i përgjigjet Erion Braçes dhe zbulon kur PS zyrtarizon emrin

4 Ka dorë PS në protestë? Taulant Balla në ”Koha Jonë-Debat” akuzon 4 emra: Në Serbi ishin 500 mijë veta në shesh
Para 13 orësh

Ka dorë PS në protestë? Taulant Balla në ”Koha Jonë-Debat” akuzon 4 emra: Në Serbi ishin 500 mijë veta...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.