Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 24 Nëntor 2026, 08:02 Raketat Patriot për Ukrainën: Pentagoni s’ka miratuar dërgesën e 60 raketave Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, nuk e ka miratuar dërgesën e 60 raketave interceptuese për sistemet Patriot në Ukrainë, raporton Financial Times. Zelenskyy…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Kriza në PS
  • Berisha
  • Real Madridi
  • Zgjedhjet
  • Protesta
  • NATO
  • ICE
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Kriza në PS
  • Berisha
  • Real Madridi
  • Zgjedhjet
  • Protesta
  • NATO
  • ICE
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Serwer: Kosova të shmangë çdo marrëveshje që rrezikon ndarjen

Intervista E martë, 28 Shtator 2021 17:38
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Eksperti amerikan i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer, i tha Zërit të Amerikës se dorëheqja e kryeministrit Ramush Haradinaj ishte veprim i duhur i tij, që ka hapur rrugën për zgjedhje të reja në Kosovë. Në një intervistë me korrespondenten tonë në Prishtinë, Edlira Bllaca, zoti Serwer tha se zhvillimet pas kësaj dorëheqjeje do të shtyjnë bisedimet me Serbinë dhe Kosova duhet të punojë për të siguruar një pozitë më të mirë në bisedime dhe për të shmangur ndonjë marrëveshje që do të rrezikonte shtetësinë e saj.

Zëri i Amerikës: Zoti Serwer, si e shihni ju dorëheqjen e zotit Haradinaj?

Daniel Serwer: Kosova ka një sistem parlamentar, këto gjëra ndodhin. Ai ka qenë edhe dy herë më përpara në Hagë. Ai e ka bërë gjënë e duhur, sipas meje, duke dhënë dorëheqjen, por është ende pak e paqartë për mua se a po shkon si dëshmitar apo si i dyshuar. Por, këto gjëra ndodhin në sisteme parlamentare dhe Kosova e ka kaluar këtë rrugë edhe më parë. Kosova duhet të mbajë zgjedhje të reja në shtator dhe është pjesë e politikës normale. Unë isha në një ngjarje kulturore mbrëmë dhe mendoj se Prishtina është shumë e qetë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Zëri i Amerikës: A është ftesa për në Hage e lidhur me qëndrimet e tij politike, përkatësisht bisedimet dhe tarifat?

Daniel Serwer: Kam menduar për këtë pyetje, por nuk jam i sigurt se cila është përgjigja e saj. Por nëse dikush ka menduar se do t’i mund qëndrimet politike të zotit Haradinaj duke e dërguar atë në Hagë, ka bërë një gabim të jashtëzakonshëm sepse në dy rastet e kaluara kur ai është dërguar në Hagë, ka fituar politikisht dhe kjo është diçka që unë e pres edhe këtë herë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Zëri i Amerikës: Çfarë ndikimi mund të kenë këto zhvillime nëse Kosova shkon në zgjedhje ne procesin e bisedimeve?

Daniel Serwer: Bisedimet duhet të shtyhen edhe për pak kohë, nuk ka diskutim në këtë çështje. Çelësi për të arritur pozitë të mirë në dialog me Serbinë është shkalla e lartë e unitetit dhe aftësia për të ikur nga një marrëveshje e keqe. Kosova nuk ka pasur shkallë të lartë të unitetit dhe nuk ka arritur të ikë nga një marrëveshje e keqe, prandaj nëse zgjedhjet dhe një qeveri e re mund ta përmirësojnë situatën unë do të isha shumë i lumtur, por mendoj se kjo situatë gjithsesi se do të nxisë shtyrje të madhe të bisedimeve.

Mund t'ju interesojë

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

22 Nëntor 2026, 22:31
BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dhe flota hije mbeten problem

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dh...

18 Nëntor 2026, 20:03
Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE-në më të fortë

Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE...

16 Nëntor 2026, 12:02

Zëri i Amerikës: Zoti Serwer, a krijon kjo hendek në procesin e bisedimeve realisht?

Daniel Serwer: Po, përfundimisht paraqet problem por unë me të vërtetë nuk shoh shumë urgjencë sa u takon bisedimeve. E di që njerëzit këtu në Kosovë e ndjejnë këtë urgjencë. Më kujtohet menjëherë pas luftës njerëzit në Prishtinë thoshin se nuk duan të flasin më kurrë me Serbinë, ndërsa tani më thonë se asgjë e mirë nuk mund të ndodhë këtu deri sa t’i zgjidhim çështjet me Beogradin. Unë as atëherë nuk kam menduar se ju kurrë nuk duhet të flisni më me Beogradin, ndërsa as tash nuk mendoj se gjithçka varet nga bisedimet me Serbinë. Mendoj pra se uniteti dhe ikja nga një marrëveshje e keqe janë çelësi, dhe për këtë do të punoja nëse do të merresha me politikë sot në Kosovë.

Zëri i Amerikës: Janë përmendur disa nisma për ripërtëritjen e bisedimeve. A besoni që mund të ndodhë diçka e tillë?

Daniel Serwer: Pa dyshim që mund të ndodhë, unë do të thosha se Kosova duhet të bëjë krejt çka duhet të bëjë sa u takon bisedimeve dhe të jetë e kënaqur me to. Po ashtu Beogradi duhet të jetë i kënaqur. (Aleksandër) Vuçiçi është në një pozitë më të fortë sesa ka qenë ndonjë herë Ramushi, sepse shumica parlamentare e Ramushit është e kufizuar ndërsa e Vuçiçit është shumë e madhe, Vuçiçi pa dyshim është në komandë në Beograd, është një president i zgjedhur nga vota popullore. Hashim Thaçi në anën tjetër nuk është i zgjedhur nga vota popullore ndërsa gjykata Kushtetuese ka vendosur se bisedimet nuk duhet të jenë përgjegjësi e tij por e qeverisë. Pra unë mendoj se Kosova përballet me disa disavantazhe në këtë fazë të bisedimeve dhe duhet t’i rregulloj këto gjëra. Më shumë unitet dhe më shumë vendosmëri për të ikur nga një marrëveshje e keqe, do të ishte këshilla ime.

Zëri i Amerikës: Çka nënkuptoni me marrëveshje të keqe në këtë rast?

Daniel Serwer: Për mua një marrëveshje e keqe përfshin këmbim territoresh, përshin pranimin përmes këmbimit të territoreve se Kosova nuk mund t’i trajtojë të gjithë qytetarët e saj në mënyrë të barabartë. Kjo është marrëveshje e keqe sepse e diskualifikon nga anëtarësimi në Bashkimi Evropian dhe le të mos ketë asnjë dyshim për këtë, nëse ka një ndryshim në kufij, e posaçërisht ndonjë që përfshin Shqipërinë, do të kthejë prapa tërë Ballkanin, pa e përmendur Ukrainën, Moldavinë e Gjeorgjinë. Prandaj mendoj se duhet shumë kujdes në bisedime me Serbinë në këtë fazë. Beogradi dëshiron Serbi më të madhe, ka njerëz në Kosovë që dëshirojnë Shqipëri më të madhe por le të jemi të qartë; Shqipëria më e madhe nënkupton shkatërrimin e shtetit të Kosovës, ndërsa unë jam mbështetës i shtetit të Kosovës.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Raketat Patriot për Ukrainën: Pentagoni s’ka miratuar dërgesën e 60 raketave
Para 47 minutash

Raketat Patriot për Ukrainën: Pentagoni s’ka miratuar dërgesën e 60 raketave

NATO paralajmëron Rusinë: Jemi gati të mbrohemi
Para 1 ore

NATO paralajmëron Rusinë: Jemi gati të mbrohemi

Gëzim në Tajvan pas rikthimit të Jensen Huang
Para 1 ore

Gëzim në Tajvan pas rikthimit të Jensen Huang

Rreziku i “njeriut kyç” te Nvidia: Jensen Huang dhe sfida e trashëgimisë
Para 1 ore

Rreziku i “njeriut kyç” te Nvidia: Jensen Huang dhe sfida e trashëgimisë

Më të lexuarat

1 Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!
Para 11 orësh

Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!

2 Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore
Para 13 orësh

Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore

3 Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 10 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

4 Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE
Para 10 orësh

Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.