Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 29 Tetor 2026, 09:26 Benet Beci: Hyrja e Shkodrës po transformohet, vijojnë punimet për shëtitoret dhe urat këmbësore Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga punimet që po zhvillohen në hyrje të qytetit, ku po ndërhyhet…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj dhe Fieri
  • Protesta studentore
  • Paketa fiskale
  • Erjon Vishkulli
  • Kandidati për Tiranën
  • Kufizime vizash
  • Kërcënimet ndaj deputetëve
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj dhe Fieri
  • Protesta studentore
  • Paketa fiskale
  • Erjon Vishkulli
  • Kandidati për Tiranën
  • Kufizime vizash
  • Kërcënimet ndaj deputetëve
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Si po përgatitet BE për një konflikt tregtar me SHBA?

Bota E enjte, 6 Shkurt 2025 11:07
Si po përgatitet BE për një konflikt tregtar me SHBA?
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Donald Trumpi ende nuk e ka jetësuar kërcënimin për të vendosur tarifa të reja doganore ndaj BE. Presidenti amerikan fillimisht sulmoi fqinjët e tij.

Para disa ditësh, ai njoftoi tarifat e importit prej 25 për qind për mallrat nga Kanadaja dhe Meksika dhe fillimisht vonoi zbatimin e tyre. Por nëse ato hyjnë në fuqi, edhe industria evropiane do të ndjejë pasojat, thotë Bernd Lange, kryetar i komitetit të tregtisë në Parlamentin Evropian.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

3 ditë zi për 68 viktimat e aksidentit hekurudhor në Spanjë, Sánchez: Përgjegjësit do të ndëshkohen

3 ditë zi për 68 viktimat e aksidentit hekurudhor në Spanjë, Sánchez: Përgjegjësit do t...

Para 16 orësh
A po merr fund ”epoka” e Netanyahut? Partitë arabe mund të përcaktojnë qeverinë e re

A po merr fund ”epoka” e Netanyahut? Partitë arabe mund të përcaktojnë qeverinë e re

Para 16 orësh
Të paktën 39 viktima nga përplasja e trenave, çfarë e shkaktoi aksidentin hekurudhor në Spanjë

Të paktën 39 viktima nga përplasja e trenave, çfarë e shkaktoi aksidentin hekurudhor në...

Para 21 orësh

Në fakt, prodhuesit dhe nënkontraktorët gjermanë të automjeteve prodhojnë në Meksikë dhe Kanada për tregun amerikan. Kjo është arsyeja pse investimi i VW në një fabrikë baterish në Ontario, Kanada, nuk do të ishte më fitimprurës, nëse tarifat e SHBAdo të rriteshin me 25 për qind, shpjegon Lange.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Gjermania është veçanërisht e ndjeshme
SHBA është partneri më i rëndësishëm tregtar për industrinë gjermane të automobilave. Prodhuesit dhe furnizuesit gjermanë krijojnë 140.000 vende pune në SHBA. Prodhimi atje po shkon në një nivel rekord – tani për tani. Sepse Trumpi i ka vënë kompanitë gjermane veçanërisht në shënjestër. Në mandatin e tij të parë ai kërcënoi se do të vendoste tarifa doganore për automjetet, por nuk i vuri.

Presidenti amerikan është i indinjuar nga deficiti i madh tregtar me Evropën: BE importon mallra nga SHBA me vlerë rreth 160 miliardë euro më shumë se sa merr prej saj. Trump e quan këtë një “turp”.

“Përgjigje ndaj politikave doganore me politika doganore.”
Sipas Institutit të Kielit për Ekonominë Botërore, një konflikt tregtar transatlantik do ta godiste BE shumë më rëndë se SHBA. Kjo është arsyeja pse BE po reziston me oferta dhe kërcënime.

BE përsëriti ofertën e tij për të qëmtuar fushat e bashkëpunimit me qeverinë e SHBA. Kjo mund të përfshijë blerjen e më shumë gazi natyror të lëngshëm (LNG) ose uljen e tarifave për importet e automjeteve nga SHBA. BE aktualisht zbaton një tarifë prej 10 për qind, ndërsa tarifa për automjetet e importuara në SHBA është vetëm 2.5 për qind.

Veç kësaj, BE ripohon unitetin e supozuar ndaj Uashingtonit. BE tha se në rast konflikti, Komisioni Evropian, i cili është përgjegjës për çështjet e tregtisë së jashtme, mund të përgjigjet shpejt dhe në mënyrë të shënjestruar. Këtë e theksuan edhe disa krerë shtetesh dhe qeverish në samitin jozyrtar të së hënës në Bruksel. Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se BE, si një zonë e fortë ekonomike, mund t’i përgjigjet politikave doganore edhe me politika doganore. Kjo është ajo që duhet të bëjmë dhe këtë do të bëjmë.

Tarifat doganore si mjet presioni politik
Trumpi i justifikoi tarifat doganore të shpallura kundër Meksikës, Kanadasë dhe Kinës me faktin se shtetet në fjalë nuk po bëjnë sa duhet për të luftuar migrimin e paligjshëm dhe trafikun e drogës. Në një memorandum të 20 janarit drejtuar departamenteve përkatëse të SHBA, Trumpi tha se politika tregtare ishte një element i rëndësishëm i sigurisë kombëtare.

BE është përgatitur që presidenti amerikan mund të përdorë masat ekonomike si levë për të arritur qëllimet politike. Por Brukseli e konsideron veten këtë herë më të pajisur se sa gjatë mandatit të parë të Trumpit, për t’u përballur me një konflikt të mundshëm tregtar me Uashingtonin.

Eksperti i tregtisë Lange i referohet një Task Force të Komisionit Evropian dhe një ligji të ri kundër masave shtrënguese ekonomike. Kjo rregullore i lejon BE të vendosë shpejt kundër-taksa, të pezullojë patenta dhe të përjashtojë vendet e treta nga prokurimet publike.

Ora po troket
Është e paqartë se kur Trumpi do të vendosë me të vërtetë tarifa doganore ndaj Evropës. Por kjo mund të ndodhë shpejt. Tarifat ndëshkuese që ai vendosi shtatë vjet më parë për importet e çelikut dhe aluminit, midis të tjerash nga BE, nuk janë hequr.

Paraardhësi i Trumpit, Joe Biden, i pezulloi ato deri në fund të vitit. Aktualisht, disa kuota të çelikut dhe aluminit janë të përjashtuara nga taksat shtesë doganore. Trumpi aktualisht po shqyrton pezullimin e tyre më së voni deri në fillim të prillit.

Në mënyrë të ngjashme, detyrimet doganore reciproke të vendosura në vitin 2018 nga BE për motoçikletat Harley-Davidson, uiskin Bourbon dhe xhinset vetëm janë pezulluar. Megjithatë, detyrimi për paqe skadon në fund të marsit. Pra, ora po troket. DW

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Benet Beci: Hyrja e Shkodrës po transformohet, vijojnë punimet për shëtitoret dhe urat këmbësore
Para 3 minutash

Benet Beci: Hyrja e Shkodrës po transformohet, vijojnë punimet për shëtitoret dhe urat këmbësore

Mblidhet sot Kuvendi. Nga interpelanca me Gonxhen te projektligji për sistemin bankar, ja çfarë përmban rendi i ditës
Para 11 minutash

Mblidhet sot Kuvendi. Nga interpelanca me Gonxhen te projektligji për sistemin bankar, ja çfarë përmba...

Mitaj shkëlqen ndaj Juventusit, fitoi çdo duel ndaj Zhegrovës
Para 20 minutash

Mitaj shkëlqen ndaj Juventusit, fitoi çdo duel ndaj Zhegrovës

Edhe sot sofra e gurtë para Kryeministrisë, Rama vijon thirrjet për dialog
Para 24 minutash

Edhe sot sofra e gurtë para Kryeministrisë, Rama vijon thirrjet për dialog

Më të lexuarat

1 Taulant Balla te Nikoll Lesi: Kandidati për Tiranën JO nga Primaret në PS. Dështon Erion Braçe….
Para 14 orësh

Taulant Balla te Nikoll Lesi: Kandidati për Tiranën JO nga Primaret në PS. Dështon Erion Braçe….

2 Qeveria shpall vendimin për Erjon Vishkullin, zbulohet shuma monetare për operacionin
Para 15 orësh

Qeveria shpall vendimin për Erjon Vishkullin, zbulohet shuma monetare për operacionin

3 Kandidati për Tiranën? Taulant Balla i përgjigjet Erion Braçes dhe zbulon kur PS zyrtarizon emrin
Para 12 orësh

Kandidati për Tiranën? Taulant Balla i përgjigjet Erion Braçes dhe zbulon kur PS zyrtarizon emrin

4 Ka dorë PS në protestë? Taulant Balla në ”Koha Jonë-Debat” akuzon 4 emra: Në Serbi ishin 500 mijë veta në shesh
Para 13 orësh

Ka dorë PS në protestë? Taulant Balla në ”Koha Jonë-Debat” akuzon 4 emra: Në Serbi ishin 500 mijë veta...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.