Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 13:02 Fury-Joshua në Cardiff: biletat shiten të gjitha, vendet më të shtrenjta arrijnë 13,128 stërlina Të gjitha biletat për duelin Fury-Joshua në Cardiff më 11 dhjetor u shitën në pak orë, ndërsa disa vende të zakonshme arritën 13,128 stërlina,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Silva Caka: Mashtrimi i Erion Veliajt me certifikatat e pronësisë, po jep veç procesverbale

Politikë E diel, 21 Shkurt 2021 13:35
Silva Caka: Mashtrimi i Erion Veliajt me certifikatat e pronësisë, po jep veç procesverbale
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ish-deputetja e LSI-së, Silva Caka, akuzon kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke thënë se ky i fundit po mashtron me certifikatat e pronësisë. Përmes një deklarate për mediat, Caka pohoi se Veliaj nuk ka shpërndarë procesverbale të dorëzimit të objekteve, të cilat i ka edhe pa firmën e qytetarit, por ka shpërndarë certifikata pronësie në kundërshtim të hapur me rregullat e Kodit Zgjedhor. ”Avokati i djallit Veliaj, pranoi publikisht që Erion Veliaj nuk ka shpërndarë certifikata pronësie, siç u deklaronte qytetarëve, por thjesht disa procesverbale të dorëzimit të objekteve nga firmat ndërtuese. Sigurisht, Erion Veliaj njihet si mashtrues kalibri dhe ne jemi këtu për të dokumentuar mashtrimin e radhës. Ju ftoj të ndiqni me video një material, ku tregohet qartë mashtrimi i tij, i konsumuar përpara institucioneve të shtetit”,-tha më tej.

Deklarata e plotë nga Silva Caka

Mirëdita! Mashtrimet e Erion Veliajt nuk njohin kufij! Erion Veliaj mashtron ditën për diell, jo vetëm qytetarët, por edhe institucionet. Erion Veliaj mashtroi edhe Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve, madje edhe avokati i tij e konfirmoi publikisht, që Erion Veliaj është mashtrues. Avokati i djallit Veliaj, pranoi publikisht që Erion Veliaj nuk ka shpërndarë certifikata pronësie, siç u deklaronte qytetarëve, por thjesht disa procesverbale të dorëzimit të objekteve nga firmat ndërtuese.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Sigurisht, Erion Veliaj njihet si mashtrues kalibri dhe ne jemi këtu për të dokumentuar mashtrimin e radhës. Ju ftoj të ndiqni me video një material, ku tregohet qartë mashtrimi i tij, i konsumuar përpara institucioneve të shtetit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Mashtrimi është pjellë e lakmisë dhe Erion Veliaj është lakmitar përtej çdo perceptimi, duke bërë që edhe mashtrimet e tij të jenë të trasha dhe banale. Siç e patë edhe në materialin që sapo u shfaq në ekran, Erion Veliaj nuk ka shpërndarë procesverbale të dorëzimit të objekteve, të cilat i ka edhe pa firmën e qytetarit, por ka shpërndarë certifikata pronësie, në kundërshtim të hapur me rregullat e Kodit Zgjedhor.

Mund t'ju interesojë

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

Para 18 orësh
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03
Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02

Rrëzimi i gjobave, do të ankimohet nga Lëvizja Socialiste për Integrim dhe do të presim të shohim se sa elastik do të jetë Erion Veliaj, kur të mashtrojë përpara gjykatës dhe jo përpara shokëve të tij. Erion Veliaj, ky mashtrues që e shndërroi qytetin në një grumbull betoni, që vret jetën e fëmijëve tanë, ky gënjeshtar patologjik që mashtroi dynjanë duke thënë se nuk do të jepte asnjë leje ndërtimi, kur në të vërtetë ka dhënë leje për ndërtimin e mbi 1200 kullave, nuk meriton as sharjet dhe fyerjet e banorëve të Tiranës.

Erion Veliaj, ky parazit që fabrikon lloj-lloj lajmesh e kronikash, është shpëlarë në sytë e banorëve të Tiranës, pasi të gjithë ia njohin moton: “punë për Ndrangheta-n, gjumë për qytetarët”. I bëjmë thirrje qytetarëve të Tiranës, ta dënojnë me injorim këtë personazh dhe njëkohësisht i njoftojmë se duke filluar nga nesër, do të kemi komunikime të përditshme me ta, ku do të faktojmë një për një gjithë mashtrimet e Erion Veliajt në Tiranë. Faleminderit!

Etiketat e lidhura

silva Caka
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Fury-Joshua në Cardiff: biletat shiten të gjitha, vendet më të shtrenjta arrijnë 13,128 stërlina
Tani

Fury-Joshua në Cardiff: biletat shiten të gjitha, vendet më të shtrenjta arrijnë 13,128 stërlina

Krisje mes Zidane dhe Mbappe, sulmuesi rrezikon të mungojë ndaj Italisë
Para 11 minutash

Krisje mes Zidane dhe Mbappe, sulmuesi rrezikon të mungojë ndaj Italisë

Arrestimi i Rade Basta: ish-ministri i Ekonomisë së Serbisë dyshohet për dëm prej dhjetëra milionë dinarësh ndaj “Beogradske elektrane”
Para 11 minutash

Arrestimi i Rade Basta: ish-ministri i Ekonomisë së Serbisë dyshohet për dëm prej dhjetëra milionë din...

Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet
Para 27 minutash

Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 15 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 16 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 16 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.