Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 29 Tetor 2026, 11:52 Kompany lë spitalin pas 5 ditësh, drejtori sportiv i Bayernit zbulon gjendjen e trajnerit Vincent Kompany ka lënë spitalin pas pesë ditësh trajtim për shkak të meningjitit. Lajmin e ka konfirmuar Max Eberl, drejtori sportiv i Bayern Munich,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj dhe Fieri
  • Protesta studentore
  • Paketa fiskale
  • Erjon Vishkulli
  • Kandidati për Tiranën
  • Kufizime vizash
  • Kërcënimet ndaj deputetëve
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj dhe Fieri
  • Protesta studentore
  • Paketa fiskale
  • Erjon Vishkulli
  • Kandidati për Tiranën
  • Kufizime vizash
  • Kërcënimet ndaj deputetëve
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Spiropali uron Kosovën: Sot, jemi dy gjysma që presim anëtarësimin në BE

Politikë E hënë, 17 Shkurt 2025 10:51
Spiropali uron Kosovën: Sot, jemi dy gjysma që presim anëtarësimin në BE
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Mesazhi i Elisa Spiropalit: 

Sot është një ditë e madhe. Sot është një ditë historike, për Kosovën, Shqipërinë dhe kombin shqiptar.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

24 Tetor 2026, 17:34
FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22

Para se të fillojmë me rendin e ditës, sot, në 17-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, e cila ka hyrë në histori si Dita e Pavarësisë së Kosovës, ju ftoj që nga kjo sallë, ne, deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, t’u përcjellim urimet vëllazërore me një duartrokitje popullit, Kuvendit dhe institucioneve të Kosovës.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Sot është njëkohësisht edhe nëntori i 1912-ës, edhe 17 shkurti i 2008-ës, në Republikën e Kosovës.

Eshtë moti i madh që e bëri Kosovën të lirë, të mosvarme dhe i shtoi Europës një flamur të ri në familje.

Kurrë ndonjëherë si këto dy data bashkë nuk kanë shenjuar ngjarje më të madhe, e nuk kanë nisur rishtaz një epokë të re për shqiptarët, duke i çuar ata kah liria, kah pavarësia dhe vendosmëria për të shkruar vetë historinë tonë të përbashkët moderne.

Më lejoni që, në emër të Kuvendit të Shqipërisë, të përcjellim së bashku urimet më vëllazërore për çdo qytetar të Republikës së Kosovës, për dëshmorët dhe mendimtarët dhe gjithë sakrificat e tyre të pafundme që bënë të mundur ngjizjen e ëndrrës së madhe të lirisë dhe drejtësisë historike.17 vjet më parë, në Kuvendin e Kosovës, në një seancë të jashtëzakonshme, Kryeministri Hashim Thaçi, lexoi deklaratën e Pavarësisë, si aktin suprem që shpallte Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.

Ai çast që shënjoi triumfin e ëndrrës së një populli dhe të një kombi të ndarë dhunshëm në dy pjesë, është dita e parë e historisë së një realiteti të ri gjeopolitik në rajon e Evropë, dhe gjithashtu triumf i të drejtës njerëzore për vetëvendosje, i luftës për të drejtat e njeriut dhe i të drejtave të kombeve për ta ndërtuar vetë fatin e tyre.

Ai çast ishte kulmimi i asaj lufte të paprerë dhe aspiratave shekullore të shqiptarëve të Kosovës.

Nën frymëzimin e Presidentit Ibrahim Rugova, qytetarët e Kosovës i rezistuan paqësisht dezintegrimit të egër të ish-Jugosllavisë dhe më pas, u përgjigjën edhe me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Dy ndeshje me sakrifica të paimagjinueshme, në një front për jetë a vdekje, në një sfidë mes qytetërimit, barbarisë e terrorit, në fund të shekullit të XX-të.Mirënjohje pafund për gjithë martirët e asaj lufte, për gjithë ato jetë që u prenë në mes në këmbim të lirisë.Në këtë ndeshje të pashembullt, në krah të popullit të Kosovës dhe shqiptarëve të rajonit, ishte aleanca më e madhe politiko-ushtarake, e cila luftoi dhe fitoi betejën e parë antifashiste në Evropë që prej fundit të Luftës së Dytë Botërore. Kosova ishte në ato muaj dramatikë ndërgjegja e lënduar e qytetërimit perëndimor, që vendosi t’i përgjigjet me forcën e të drejtës, forcës së verbër të regjimit gjakatar të Beogradit. Mirënjohje pafund për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britaninë e Madhe e BE-në, NATO-n dhe gjithë vendet e tjera mike që bashkëmundësuan lirinë e Kosovës. Sot, Republika e Kosovës dhe Shqipëria janë dy gjysma të të njëjtës aspiratë, për t’u bërë së afërmi pjesë e Bashkimit Evropian. Janë dy flamuj, por një komb e një gjuhë.

Kujtojmë nga kemi ardhur, dimë se ku do të shkojmë!

Ne, në Kuvendin e Shqipërisë mezi presim të vazhdojmë bashkëpunimin e paprerë, jetik e strategjik me institucionet e reja të Republikës së Kosovës që do të dalin nga zgjedhjet e 9 shkurtit, duke respektuar e nderuar shprehjen e lirë të vullnetit dhe votës së qytetarëve të Kosovës.

Ne mbështesim dhe jemi pjesë e pandarë e përpjekjeve të udhëheqësve, institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës për zhvillim, progres e mirëqenie, për konsolidimin e vlerave dhe standardeve demokratike, integrimet euro-atlantike dhe pranimin në organizatat ndërkombëtare të Republikës së Kosovës, si rrugë të vetme për të garantuar paqen dhe sigurinë në rajon e më gjerë.

Zoti bekoftë lirinë, Zoti Bekoftë Kosovën, Shqipërinë dhe gjithë shqiptarët kudo në botë.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kompany lë spitalin pas 5 ditësh, drejtori sportiv i Bayernit zbulon gjendjen e trajnerit
Para 1 minute

Kompany lë spitalin pas 5 ditësh, drejtori sportiv i Bayernit zbulon gjendjen e trajnerit

PS miraton mes tensioneve projektligjin për Bankën e Shqipërisë, Rama voton dhe lë sallën
Para 8 minutash

PS miraton mes tensioneve projektligjin për Bankën e Shqipërisë, Rama voton dhe lë sallën

Taksë vjetore fikse për pronarët e automjeteve elektrike, çfarë parashikohet
Para 30 minutash

Taksë vjetore fikse për pronarët e automjeteve elektrike, çfarë parashikohet

4 pikë në 9 javë dhe dy trajnerë, Partizani tashmë ka prekur fundin
Para 36 minutash

4 pikë në 9 javë dhe dy trajnerë, Partizani tashmë ka prekur fundin

Më të lexuarat

1 Taulant Balla te Nikoll Lesi: Kandidati për Tiranën JO nga Primaret në PS. Dështon Erion Braçe….
Para 16 orësh

Taulant Balla te Nikoll Lesi: Kandidati për Tiranën JO nga Primaret në PS. Dështon Erion Braçe….

2 Qeveria shpall vendimin për Erjon Vishkullin, zbulohet shuma monetare për operacionin
Para 17 orësh

Qeveria shpall vendimin për Erjon Vishkullin, zbulohet shuma monetare për operacionin

3 Kandidati për Tiranën? Taulant Balla i përgjigjet Erion Braçes dhe zbulon kur PS zyrtarizon emrin
Para 15 orësh

Kandidati për Tiranën? Taulant Balla i përgjigjet Erion Braçes dhe zbulon kur PS zyrtarizon emrin

4 Ka dorë PS në protestë? Taulant Balla në ”Koha Jonë-Debat” akuzon 4 emra: Në Serbi ishin 500 mijë veta në shesh
Para 15 orësh

Ka dorë PS në protestë? Taulant Balla në ”Koha Jonë-Debat” akuzon 4 emra: Në Serbi ishin 500 mijë veta...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.