Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Të pavërtetat e Ramës për Ditmir Bushatin

Forum E martë, 28 Shtator 2021 22:38
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X
Po çfarë ka ndodhur në fakt mes Ditmir Bushatit dhe Edi Ramës? Si u arrit deri në këtë pikë që çoi në largimin e Bushatit nga qarku Shkodër dhe zëvëndësimin e tij me kryetarin e Bashkisë Valdrin Pjetri si drejtues qarku?

Pas shkarkimit të Ditmir Bushatit nga drejtimi politik i qarkut Shkodër, Kryeministri Edi Rama ka vendosur që për herë të parë të sqarojë sot arsyet që e çuan në këtë vendim. Ndryshe nga mbledhja e Asamblesë ku nuk i përmendi as emrin, sot Rama u shpreh se largimi i Ditmir Bushatit nuk erdhi si rezultat i qëndrimeve kritike ndaj tij, por në kuadër të riorganizimit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Po çfarë ka ndodhur në fakt mes Ditmir Bushatit dhe Edi Ramës? Si u arrit deri në këtë pikë që çoi në largimin e Bushatit nga qarku Shkodër dhe zëvëndësimin e tij me kryetarin e Bashkisë Valdrin Pjetri si drejtues qarku?

Mund t'ju interesojë

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Para 13 orësh
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Para 14 orësh
Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjermania, Italia, Shqipëria, Franca e deri në Britaninë e Madhe

Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjer...

Para 14 orësh

Delegimi i Ditmir Bushatit si drejtues politik i qarkut Shkodër, prishi disa ekuilibra për Tom Doshin, i cili më herët kishte drejtuar “de fakto’, PS-në në këtë qark. Mediat kanë raportuar herë pas herë debate mes të dyve në lidhje me situatën politike atje.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Shkodra si prioritet!

Kryeminsitri Rama u shpreh se “Shkodra është prioritet shumë i rëndësishëm për mua. Në të gjitha aspektet. Në radhë të parë me një aspekt që ka të bëjë jo me politikën dhe jo me vota, por me gjithçka unë mendoj për atë qytet, për historinë dhe potencialin e tij”.

Duket si paradoksal ky qëndrim i tij, ndërkohë që mjafton të kujtojmë vendimin e qeverisë që ai drejton për të zhvendosur Drejtorinë Rajonale Arsimore nga Shkodra drejt Lezhës. Ditmir Bushati i’u përgjigj Ramës me figurën e Luigj Gurakuqit, duke i  mëshuar faktit se Shkodra ka nxjerrë Ministrin e parë të Arsimit në historinë e shtetit Shqiptar.

Bushati kërkoi më shumë investime për Shkodrën. “Besoj se ky është momenti final për të hapur një dritare të re, një kapitull të ri për Shkodrën që duam. Një kapitull të ri për Shkodrën që duam që do të thotë, Shkodra një qytet i Europës Adriatike me rrugë të përfunduar siç duhet deri në Velipojë, me një ndërlidhje mes Shkodrës dhe Ulqinit përmes Bunës, me një ndërlidhje mes Shkodrës, Ulqinit dhe Shëngjinit që do ta rivitalizonte shumë pjesën e Rrjollit dhe Baksit. Pra pjesën e Europës Adriatike për shkak të potencialit që ka Shkodra dhe që do ti bashkonte më shumë Shqiptarët pavarësisht se ku ata jetojnë”, do të shprehej Ditmir Bushati në takim me kryeministrin Rama në Shkodër.

Edi Rama shkoi dy herë në këtë qark gjatë të ashtuquajturës fushatë elektorale. Takimi i parë ishte në prill dhe tjetri në qershor. Në asnjë nga këto takime, Kryeministri nuk foli për projekte zhvillimore për Shkodrën, dhe nuk bëri një propozim konkret  sesa u mor me “filxhanin” e Monës dhe luftën ndaj Voltanës.

Drejtuesi i ri politik!

Zëvëndësimi i Bushatit me Pjetrin ishte një tjetër moment që po analizohet mjaft në radhët e socialistëve të heshtur. Pjetri nuk ka qenë pjesë e strukturave të Partisë Socialiste deri në momentin që u parashtrua nga Rama si kandidat në minutën e fundit.

Në Shkodër të gjithë e njohim si njeriu i Tom Doshit dhe Engjëll Agacit, çka dëshmohet nga fakti që nuk mundi dot të fitonte zemrat e socialistëve, e lërë më pastaj Shkodrës. E gjithë kjo situatë u dëshmua nga fakti se PS si subjekt politik ka marrë më shumë vota sesa kandidati i vendosur nga Tirana.

Keti Bazhdari mori dyfishin e votave të Pjetrit në 2015-ën (11 mijë vota më pak), edhe pse Bazhdari kishte Tom Doshin kundër. Ndërsa Partia Socialiste në 2019 u rrit në mbështetje me gati 3 mijë vota plus. Në  2017, PS nën drejtimin e Bushatit në Shkodër mori mbi 20 mijë vota dhe vetem për 1400 vota kapte mandatin e 5 në qark.

Kryeministri Rama pretendon se drejtuesi politik duhet të qëndrojë në qark natë e ditë, ndërkohë që asnjë nga drejtuesit politik nuk banon në qarkun që drejton. As Klosi në Berat, as Gjiknuri në Vlorë, as Balla në Elbasan, as Xhaçka në Dibër, as Beqja në Kukës, madje as Peleshi në Korcë, megjithatë akuzat e vazhdueshme që i janë bërë atij për lidhjen e pandashme me Bashkinë që ka drejtuar. Vangjush Dako është i vetmi drejtues qarku që banon në Durrës. Valdrin Pjetri është i vetmi drejtues qarku pa qenë anëtar kryesie, ndërsa në asamble po futet për “suksesin” e arritur në zgjedhje.

(Dosja.al)

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 7 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 7 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 7 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 7 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 7 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 8 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 8 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 11 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.