Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 9 Nëntor 2026, 23:03 Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike Reforma zgjedhore dhe mundësia që qytetarët të zgjedhin drejtpërdrejt përfaqësuesit e tyre u bënë pjesë e debatit në emisionin “Top Story”. Analisti Arian Curri…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Rama në Paris
  • Dorian Puka
  • Rasti 17-vjeçarit
  • Kandidatura për Tiranë
  • Lista Studentore serbe
  • Paga minimale
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Reforma zgjedhore
Lajmet e fundit
Në trend
  • Rama në Paris
  • Dorian Puka
  • Rasti 17-vjeçarit
  • Kandidatura për Tiranë
  • Lista Studentore serbe
  • Paga minimale
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Reforma zgjedhore
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Tentativë publike për t’i prishur zgjedhjet”, Fuga analizon ftesën e Ramës drejt Bashës për bashkëqeverisje

Politikë E premte, 16 Prill 2021 12:52
“Tentativë publike për t’i prishur zgjedhjet”, Fuga analizon ftesën e Ramës drejt Bashës për bashkëqeverisje
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Akademiku Artan Fuga e komenton si tentativë publike për t’i prishur zgjedhjet” ftesën që kryeministri Rama drejt Bashës për bashkëqeverisje.

Në një status në Facebook, Fuga shprehet se ndarja qeveri – opozitës është alfa dhe omega e demokracisë, kurse futja e të dyjave në një qeveri është në rastin tonë dhe të shumicës dërmuese të vendeve një kthim në “unitetin e çelniktë të popullit rreth partisë”.

Qytetarët kanë nevojë për opozitën e nesërme jashtë qeverisë, shprehet Fuga.

Rikthim në mendësitë totalitare

Mua m’u duk se dje në thirrjen që kryeministri i bëri kryetarit të opozitës për t’u bashkuar në qeveri, kishte një tentativë publike për t’i prishur zgjedhjet! Pasi kërkoi “timonin” ta kishte vetë në zgjedhjet e kaluara, tani në zgjedhjet e reja kërkon përsëri që timonin ta ndajnë tre a katër shoferë, pra rivjen te ideja e tepsisë së ndarë! Cfarë na dëgjojnë veshët?

U bë si ajo kënga humoristike:

Me timon pa timon
Shoferi jon’është kampion!

Megjithë mbulimin e kësaj me gjoja dëshirën për bashkëpunim.

Bashkëpunimi mes qeverisë dhe opozitës nuk bëhet në një qeveri të përbashkët, por atëhere kur qeveria qeveris dhe opozita bën opozitën. Qeveria qeveris si duhet dhe opozita bën opozitë të fortë sigurisht konstruktive për qytetarët. Kërkesa gjoja për bashkim midis opozitës së sotme dhe partisë që ka në dorë qeverinë e sotme, se nesër roli i tyre kjo varet nga votat tona, nën termin e bashkimit të shqiptarëve, është një mentalitet totalitar, ku nën batanijen e solidaritetit nuk ka më pastaj alternativa, kritika, transparencë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Prandaj, ndarja qeveri – opozitës është alfa dhe omega e demokracisë, kurse futja e të dyjave në një qeveri është në rastin tonë dhe të shumicës dërmuese të vendeve një kthim në “unitetin e çelniktë të popullit rreth partisë”.

Kombi bashkohet rreth shtetit dhe jo rreth qeverisë të kujtdo partie qoftë. Asnjë përçarje nuk sjell demokracia nëse nuk ndodh si tani që partia kap qeverinë dhe shtetin. Në këtë rast përçahet kombi. Ca të nënës dhe ca të njerkës! Prandaj e konsideroj këtë thirrje edhe si një nëpërkëmbje të ne qytetarëve.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Pse?

Kanë gjashtë muaj partitë politike duke përfshirë dhe partinë e kryeministrit që përgatisin qytetarët për zgjedhje, për alternativa, pas dy vjetësh kur opozita nuk është më në Kuvend dhe në Pushtetin Lokal, dhe tani, një javë para zgjedhjeve kryeministri bën ftesë që e gjitha kjo betejë politike të quhet një hiçmosgjë. Një lojë sa për të ardhur në fakt te prishja e zgjedhjeve me anë të thirrjes për bashkimin e partive në një qeveri të përbashkët nesër.

Mund t'ju interesojë

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

Para 13 orësh
Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02
Përgjimet e reja të Ergys Agasit, Alizoti: Skandaloze që drejtuesja e SHISH-it të jetë “e kapur” nga një i fortë

Përgjimet e reja të Ergys Agasit, Alizoti: Skandaloze që drejtuesja e SHISH-it të jetë ...

6 Nëntor 2026, 23:33

Sepse lid pyetja: për cilin do të votojnë qytetarët nëse opozita e sotme dhe partia e sotme që ka qeverinë dhe shtetin, deklarojnë se do të jenë bashkë në qeverinë e nesërme? Kjo është pikërisht një thirrje që zgjedhjet dhe pluralizmin ta çosh në humnerë siç ka shkuar këto vite kur në Kuvend në vend të opozitës kishim në shumicën e rasteve, me ndonjë përjashtim, vetëm dordolecë politikë.

Nëse nesër opozita dhe partia e shumicës bëjnë qeveri të përbashkët përsëri ne si qytetarë dalim të gënjyer sepse në zgjedhje pra tani na thuhet se ato janë alternativa të kundërta, ne votojmë dhe nesër sipas kësaj thirrjeve vullneti i qytetarëve që votojnë, nga të dy krahët, hidhet në kosh. Dhe mbi të gjitha, kush do të ishte zëri i qytetarëve kritikë nesër kur nuk do të kishim më opozitë jashtë qeverisë?

Kjo do të ishte një ndarje e tortës nga të gjitha partitë, një kthim pas në shtetin totalitar ku nuk do të mbetej më asgjë nga pluralizmi politik, pra nga fillesat e demokracisë të viteve ’90. Pranda, thirrja e djeshme është e papranueshme nga ne qytetarët! Dhe duhet denoncuar si tentativë publike për të na hequr të drejtën për të zgjedhur sikurse kemi vite që na e kanë vjedhur këtë të drejtë.

Kemi një rikthim në mendësitë e totalitarizmit ku nuk ka opozitë, kurse opozita e nesërme, partia socialiste e çliruar nga skorjet totalitare, apo partia demokratike, apo kushdo parti tjetër, ka detyra të mëdha për të kryer, shumë më të mëdha sa të fusi kokën në qeverisje dhe dorën në xhepin e buxhetit të shtetit.

Pyet ndonjëri: Por, poqese asnjera nga partitë e sotme nuk fiton dot aq vende në Kuvend sa të qeverisë me koalicionin e vet?

Si i bëhet?

Ka një zgjidhje të thjeshtë fare: Shkojmë në votime në qershor përsëri. Derisa sita të shoshisë atë që duhet! Ne e dimë si qytetarë si ta zgjidhim këtë çështje: Rishkojmë në votime.

C’i gjeti kosovarët që votuan nja dy a tre herë në pak muaj? Asgjë! Në vend të rropateshin si ne me vite pa opozitë, me zgjedhje me një kandidat monist.

U mësuan keq tani këta në pushtet dhe u duket opozitarizmi si fermë ujqish, dhe opozitarët si çakej, ujq, derra, sepse metafora idilike e totalitarizmit është e bariut që ruan delet në vathë.

Etiketat e lidhura

artan fugabasharama
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike
Para 6 orësh

Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike

LIVE në Prime/ Zoja e sfidon Anjezën: Hajde, kapëm për flokësh
Para 7 orësh

LIVE në Prime/ Zoja e sfidon Anjezën: Hajde, kapëm për flokësh

E ardhmja e Calhanoglut te Interi: Pesë dilema kontraktuale
Para 7 orësh

E ardhmja e Calhanoglut te Interi: Pesë dilema kontraktuale

Koka debat me deputetin e PS, ngre pikëpyetje për Veliajn: Priti një mesazh tjetër në burg, por mori një tjetër
Para 7 orësh

Koka debat me deputetin e PS, ngre pikëpyetje për Veliajn: Priti një mesazh tjetër në burg, por mori n...

Më të lexuarat

1 Aktori dhe aktivisti Florjan Binaj: Unë jam kandidati i opozitës për kryebashkiak!
Para 14 orësh

Aktori dhe aktivisti Florjan Binaj: Unë jam kandidati i opozitës për kryebashkiak!

2 Ilir Alimehmeti, kandidatura që opozita duhet ta marrë seriozisht për fitoren në Tiranë
Para 10 orësh

Ilir Alimehmeti, kandidatura që opozita duhet ta marrë seriozisht për fitoren në Tiranë

3 Përfaqësuesi i Listës Studentore serbe më radikal dhe nacionalist se sa Vuçiç!
Para 11 orësh

Përfaqësuesi i Listës Studentore serbe më radikal dhe nacionalist se sa Vuçiç!

4 Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike
Para 6 orësh

Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.