Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 01:12 Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët Botuesi i Koha Jonë, Nikoll Lesi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus te Ylli Rakipi, deklaroi se protestuesit duhet të krijojnë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Studentët dhe rinia
  • Sanksionet ndaj dhunuesve
  • Përplasja te Katedralja
  • Gjykata e Apelit
  • Vrasja në Kamëz
  • Qeveri tranzicioni
  • Ertjan Kofsha
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Studentët dhe rinia
  • Sanksionet ndaj dhunuesve
  • Përplasja te Katedralja
  • Gjykata e Apelit
  • Vrasja në Kamëz
  • Qeveri tranzicioni
  • Ertjan Kofsha
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Vasili: Më 16 shkurt, kundër kryeministrit hajdut votash

Intervista
E martë, 21 Shtator 2021 09:53
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, i ftuar në studion e televizionit Fax News, ku ka folur rreth protestës së paralajmëruar për tu mbajtur më 16 shkurt.

Ai u shpreh se bllokimi i rrugëve nuk përbën pengesë për protestën dhe se qytetarët shqiptarë do të jenë të gjithë në shesh për të drejtat e tyre. Vasili u shpreh se arsyet për protestë janë nga më të ndryshmet, ndërsa shtoi se qytetarët po largohen nga vendi për shkak të kësaj keqqeverisjeje.

Mund t'ju interesojë

VIDEO/ Tensione te Parku Rinia, qytetari reagon ashpër ndaj policisë: Diçka ka për të ndodhur

VIDEO/ Tensione te Parku Rinia, qytetari reagon ashpër ndaj policisë: Diçka ka për të n...

Para 13 orësh
Studentet tërhiqen zvarrë nga policia, ata kërkojnë mëshirë…

Studentet tërhiqen zvarrë nga policia, ata kërkojnë mëshirë…

Para 14 orësh
Qytetarja u drejtohet policëve: A e kuptoni çfarë po bëni?!

Qytetarja u drejtohet policëve: A e kuptoni çfarë po bëni?!

Para 15 orësh

“Jo polic, po asnjë nga këta që kanë vendosur këta në krye, nuk do të mund t’i ndalojë ata që kanë marrë vendimin për të ardhur në protestë”, – tha Vasili, ndërsa paralajmëroi policinë që të mos provokojë qytetarët.

https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/329461091008146/

“E kemi nën vëzhgim shumë të fortë dhe të kujdeshëm të plotë policinë për sjelljen e saj dhe të drejtuesve të saj në raport me protestën. Ai që do të prishë protestën është vetëm Edi Rama dhe policia e tij. Por i zugjeroj policisë nga studiot e Fax News-it të jenë të kujdesshëm në këtë drejtim”, theksoi Vasili.

Vasili u ndal edhe tek videoskandali i publikuar nga mediet, ku tha se protesta bëhet edhe për të kthyer policinë në shërbim të qytetarëve, e jo që të pengojë qytetarët për të denoncuar, apo protestuar.

I pyetur se “sa mundësi ka që qeveria tranzitore të jetë rezultat i kësaj proteste?”, Vasili u shpreh:

“Nuk është problemi se sa mundësi ka. Këtu bëhet fjalë për thellimin e varfërisë. Mijëra biznese të vogla janë të dëmtuara nga taksat e padrejta. Për studentët nuk ka nevojë që të flasim, sepse ajo ësthë parë. Po ashtu për policët për të cilët nuk ka shpërblim as për orët shtesë. Kemi vjedhjen haptazi me projektin e Unazës së Re. Marrim vesh se tjetër konstatojmë lidhur me vendimin e dividentit, i cili na del me fuqi prapavepruese. Qytetarët po largohen, pasi shteti po përzë me politikat e saj”,- tha Vasili.

Intervista e Kreut të Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili në Fax News

Për protestën e ditës së shtunë ka një njoftim nga Policia e Shtetit që do të ketë pjesëmarrje të personave me precendentë penalë. Nga ana tjetër ka thirrje nga palët politike që të mos përdoret dhunë. Ditën e sotme njoftohemi që do të bllokohet edhe autostrada. Në objektivin tuaj, a janë këto tendenca apo provokime për  këtë protestë që kërkojnë të bllokojnë pjesëmarrjen në këtë protestë?

Është e qartë për këdo, që mënyra e reagimit të një pushteti , tashmë të bërë tragjikisht qesharak, them tragjikisht, sepse është një e keqe që iu bie qytetarëve në kurriz, bëri edhe një veprim të fundit, i cili nuk ka nevojë më për komente. Autostrada Tiranë-Durrës do të bllokohet nga sot deri më 17 shkurt. Kishte javë të tëra kur autostrada mund të riparohej, por u la pikërisht në këtë kohë.

Këto veprime më kujtojnë Partinë e Punës në vitin ’90-’91 kur ishte drejt rrënimit, vinte nga ato antimitingjet qesharake që ishin komplet butaforike dhe pastaj shkoqja qe e menjëhershme, e turpshme, që përkoi me një regjim që ishte kalbur në themelin e vet, por bënte ato psherëtimat e fundit.

Përsa i takon reagimit të Policisë, këto ishin reagime normale të një Policie që i mungon detyrës, një Policie që s’di se çfarë flet, një Policie që s’ka pse lajmëron njeri për informacionin që ka për njerëz me precedentë penalë. Megjithatë në protestë nuk do të vijnë njerëz me precedentë penalë, sepse njerëzit me precedentë penalë ndodhen në Parlamentin shqiptar, ndodhen të arrestuar nëpër burgje, kanë qenë deputetë, janë kryetarë bashkish. Në protestë do të jenë viktimat e tyre. Por viktimat nuk kanë precedentë penalë. Kanë vuajtur dhunën e këtyre me precedentë. I kemi të gjithë ata me precedentë, ata që vjedhin vota që i nxori Zëri i Amerikës, at5a që grabisin tenderin e Unazës së Re, kriminelë dhe biznesmenë të përzier me krimin që s’ju gjendet nami dhe nishani, që policia nuk i gjen dot. Policia nuk i gjen dot as këta denoncuesit e rasteve me përdhunim.

Unë kam bërë një deklaratë për shtyp dje, nga ku morët vesh që komisariatet e policisë nuk kanë as kamera, ndërkohë që ata do iu vijnë në televizion dhe do iu kërkojnë kamerat, duke iu dënuar me gjoba. Ata dënojnë kafenetë, shkollat se përse s’kanë kamera, ndërkohë që komisariatet e policisë nuk kanë kamera. Në vend që të merret me punët e mëdha që ka, Policia merret me bnjë politikë të mazhorancës të Edi Ramës dhe hedh nga këto tymset, të cilat as preukupojnë dhe as nuk shqetësojnë njeri.

Ne jemi në 16 shkurt dhe për të kthyer policinë në zbatim të ligjit. Të bëjmë një polici serioze, të mos bëjmë një polici që merret me përdhunuesit, pengon qytetarët që të shkojnë dhe të denoncojnë krimet. Pra të kthejmë një polici që është në mbështetje të qytetarëve dhe nuk është armike e qytetarëve. Policia nuk mund të jetë kurrë mike e pushteteve, por është mike e qytetarëve.  Deri tani nuk ka qenë e tillë. Edhe në fushata elektorale ka treguar që iu shërbente kriminelëve për të vjedhur votën. Ne na duhet një polici e re, që është në shërbim të qytetarëve të thjeshtë, jo të kupolës së kokës së qelbur  të krimit që është në krye të saj.

Kështu që edhe për atë do të jemi në protestë, në mënyrë që policia të bëjë detyrën e saj, jo politikë dhe të mos i kundërvihet qytetarëve që do të shkojnë dhe do të protestojnë për 1000 halle të tyre, që janë halle dhe të policëve.

Ka informacion vetë policia se sa do të zgjasë protesta juaj?

Policia nuk di ku ka kokën e saj. Jo për faj të saj, por për faj të drejtimit që ka, sepse komisarët e policisë ikin se janë të lidhur me drogën e nuk i zë dot. Ata që përdhunojnë nuk i zë dot. Është një polici që i ka ikur detyrës, jo policët e thjeshtë, por kur ka një kokë komande që jep urdhra antiligjore, e cila vihet në funksion të Edi Ramës dhe jo të qytetarëve, sigurisht që do të ndodhin ngjarje të tilla.

Policia di vetëm që i kanë thënë të bëjnë çdo gjë që t’ua vështirësojnë protestën qytetarëve, por është kaq i fortë fokusi i protestës, saqë se pengojnë 2-3 orë më shumë vonesë. Ngjajnë me Partinë e Punës si dy pika uji për fat të keq. Më vjen shumë keq që ndodh kjo në 2019.

Eksponentë të opozitës menjëherë pas njoftimit të bllokimit të rrugës, kanë bërë me dije që qytetarët do ta shmangin këtë aks. Keni marrë masa për transportin e qytetarëve?

Mos u shqetësoni! Na i lini në këto punë, çdo qytetarë i cili ka marrë vendimin të jetë në shesh, do të jetë në shesh nuk e pengon dot këmbë njeriu, jo policë, nga këta kryekomandantët e mbaruar dhe ministrin që kanë, por asnjë nuk e ndal dot atë që ka vendosur të vijë në shesh, rëndësi ka që çdo qytetarë që ka marrë atë vendim, duhet të jetë atje, dhe po të guxojnë ta pengojnë, do të ketë plot mjete, shumë interesante dhe demokratike që ta vëmë të drejtën në vend, njeri nuk do të pengohet, por do jemi shumë të kujdesshëm, policia të jetë e kujdesshme për provokatorët e qeverisë që nuk kanë munguar as në protestën studentëve, që u neutralizuan nga vetë studentët, do jetë mirë ti evitojë këta që duan të futen në mes të protestës, po nuk e zgjidhi policia do a zgjidhim ne me dorë të fortë, i kemi identifikuar dhe do ti trajtojmë aq rreptë sa nuk ka ku të shkojë më, por mirë është që ta bëjë policia këtë punë. Autori i vetëm i cili do të devijojë protestën dhe do të prishë protestën është vetëm Edi Rama dhe policia e tij, por edhe ai dhe policia janë nën vëzhgimin tonë të plotë politike dhe profesional.

Çfarë do të arrijë të realizojë, ose synimet dhe objektivat e protestës 16 shkurt, përpara se të largoheni nga sheshi i protestës?

Objektivi kryesor është që këtë të keqe të madhe, sepse kjo është një e keqe e madhe politike që ka zaptuar vendin dhe kjo e keqe, kjo e keqe ka lindur pikërisht sepse kjo e keqe, kjo shumicë, kjo nuk është shumicë, kjo është një shumicë fiktive, ky pushtet ka lindur nga vota të blera, nga vota të shitura dhe nga votat e kriminelëve, tani kjo që po them nuk është më një pretendim, një mënyrë e opozitës që të nxijë pushtetin e mazhorancës, faktet janë sheshit, ju besoj si gazetarë e kuptoni që është tragjike që ato që bëri publike zëri i Amerikës, për shit blerjen e votave, janë vërtetë tragjike dhe prodhuan qartë që ky pushtet është i korruptuar, i kriminalizuar dhe i kalbur sepse ka lindur nga vota e trafikuar, e shitur dhe e blerë. Çdo pushtet që lind nga këto sigurisht që është një pushtet jetëshkurtër që prodhon hajdutëri dhe skandale pafund, unë kam ngritur jo më larg se dje një shënim se si ky njeri Edi Rama, lidhur me një fakt, po marr një gjë të përditshme që mund t’ju interesojë edhe juve po të kishit, keni apo nuk keni makinë për të lëvizur. U vendos një VKM që makinat që ishin para vitit 2008 do të paguanin taksa shumë të larta. Tha atëherë po e bëjmë këtë që të mbrojmë mjedisin, tani doli dhe tha që kanë ardhur disa ankesa në portal, unë do rishikoj vendimin, tani unë bëj pyetjen jo si politikan, por si gazetar, po tani do ta shkatërrojnë mjedisin këto, kur gënjeu herën e parë apo të dytë, nëse shkatërrojnë mjedisin kurrën e kurrës nuk mund të rishikohet ky vendim, atëherë konkluzioni është ky, një grup i caktuar me interesa ekonomike i ka thënë nxirre këtë vendim që të shesim disa makina dhe u dëmtuan qytetarët, sepse ca paguan taksa shumë të larta, disa i shitën më çmim shumë të ulët sepse nuk i mbanin dot më, pra u dëmtuan mijëra qytetarë, dhe ky nxjerrë disa ankesa në portal.

Tani bëj edhe një pyetje tjetër unë, në një portal të caktuar u denoncua ai përdhunimi i Malësisë së Madhe, denoncimi nga ai portali nuk njihet nga policia, nuk ka kallëzim, ndërsa denoncimet në portalin e Edi Ramës kanë shumë vlerë dhe ndryshojnë edhe vendimin e Këshillit të Ministrave, por cila është transparenca, nëse unë denoncoj tek Fax Neës apo tek Fax Ëeb nuk njihet, nuk do denoncojë më ke ju sepse nuk njihen, njihen vetëm ato që denoncojnë tek kryeministri, por çfarë shoqërie është kjo, ka transparencë? Prandaj duhet të shkojmë më 16 shkurt, që edhe kur të denoncojmë tek Fax Ëeb të jenë të shqetësuar apo Neësbomb, Syri apo Panorama, po përmend të gjithë emrat që mos krijoj asnjë lloj keqkuptimi që kam për një preferencë të caktuar, të jetë një sinjal alarmi, të marrin denoncimet dhe të ngrihen në këmbë, jo në portalin e kryeministrit, i cili selekton kë do dhe kë s’do.  Pra, këtu kemi vetëm një pushtet të një të marri atje në krye të qeverisë, i cili përdor dhe shpërdoron këto thjesht dhe vetëm për interesa gjithmonë të pista.

Sa mundësi ka që qeveria transitore të jetë rezultat i protestës së 16 shkurtit?

Këtu nuk është çështja tek mundësia që ka apo nuk ka. Këtu kemi një popull të tërë, i cili është përballë kësaj qeverie. Për çfarë arsyeje? Është shumë e thjeshtë. Në vend është shtuar numri i të varfërve dhe këtë nuk e them unë, por e thonë institucionet e huaja. Së dyti, mijëra biznese të vogla janë dëmtuar nga taksat e padrejta. Kemi studentët, për të cilët nuk kam ç’të komentoj, pasi ata e kanë thënë të tyren. Se si paguhen mijëra policë, ju e patë që u përvetësuan edhe orët jashtë orarit dhe nuk u kthehen mijëra materiale. Kemi mijëra mjekë e infermierë, të cilëve jo vetëm që nuk iu është rritur paga, por detyrohen ta përballojnë jetën me një pagë qesharake minimale. Tani mijëra qytetarë të gjithë bashkë, nuk mund të pranojmë që 40 milion euro të vidhen në mes të sheshit tek Unaza e Re, një vjedhje dhe një hajdutëri haptazi, të cilën asnjë nga mazhorancat nuk e ka pasur një skandal të këtyre përmasave. Marrim vesh që Presidenti i Republikës nxjerrë sheshit një skandal të padëgjuar që ka të bëjë me shkeljen e Kushtetutës për dividendin që ulet nga 15 në 8 për qind dhe i jepet fuqi prapavepruese. Kemi një seri përdhunimesh që në vend që t’i zgjidhin, shkojnë atje për të blerë familjet e tyre, shkojnë atje duke përdorur imazhet e tyre në mënyrën më të turpshme, duke shkelur çdo lloj norme qoftë edhe njerëzore. Nga ana tjetër kemi edhen një Kryeministër të gatshëm që për interesa të vogla të ditës të pajtohet me pjesët më të errëta të politikës ballkanike në dëm të Kosovës fqinje. Kemi edhe shumë qytetarë, edhe me nivel shoqëror mesatar apo të lartë që duan të ikin nga ky vend sepse klima është mbytëse, shqetësimi është i madh dhe shteti është kaq arrogant dhe kaq brutal për të rrëmbyer pronën, siç bënë tek Unaza e Re, janë gjithë këto njerëz, nuk ka asnjë shtresë të shoqërisë që të bëjë jetën e saj të qetë. Pra, çdo shtresë e shoqërisë lëngon. Pra, kemi një popull përballë një qeverie. Nuk ka asnjë rëndësi sa zgjat kjo betejë.

Kjo do të thotë që edhe deputetët do djegin mandatet, do bashkohen me protestën?

Djegia e mandateve ka qenë një opsion i cili është diskutuar nga ne dhe nuk ka pasur asnjë lloj shqetësimi  për këtë punë kurdo që ta kërkonte populli, por në qoftë se mijërat e qytetarëve do na japin urdhrin politik që s’keni pse shkoni në Parlament më, sepse kjo është situata, ne do zbatojmë në çdo rast atë që thonë ata. Ne jemi atje t’u bindemi vullnetit të tyre. Një nga kërkesat kryesore që qytetarëve ka qenë që ne ta ngrinim zërin fort në Parlament dhe ne këtë gjë e kemi bërë. Dhe kjo veprimtari e jashtëzakonshme e opozitës ka bërë që sot për mijëra shqiptarë është shumë e qartë fytyra e errët e kësaj qeverisjeje përpara tyre. Sot kemi një situatë pa kthim, sepse kemi një qeveri që nuk shërohet dot. Sepse të lindesh nga vota të vjedhura, të mbahesh mbi krim dhe të pasurohesh me korrupsion, kjo treshe është fatale dhe duhet larguar një orë e më parë.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
LAJME Para 4 orësh

Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë si...

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve
AKTUALITET Para 4 orësh

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve

Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta
AKTUALITET Para 4 orësh

Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës
LAJME Para 7 orësh

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës

Më të lexuarat

1 Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama
Para 8 orësh

Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama

2 Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve
Para 4 orësh

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve

3 Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni
Para 11 orësh

Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni

4 Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …
Para 22 orësh

Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …

5 Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
Para 4 orësh

Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë si...

6 Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte
Para 8 orësh

Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte

7 Nga Stefan Çapaliku te Fatos Tarifa, 735 pedagogë apel Ramës: Studentët janë liderët tanë në shesh
Para 13 orësh

Nga Stefan Çapaliku te Fatos Tarifa, 735 pedagogë apel Ramës: Studentët janë liderët tanë në shesh

8 Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës
Para 7 orësh

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.