Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 01:12 Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët Botuesi i Koha Jonë, Nikoll Lesi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus te Ylli Rakipi, deklaroi se protestuesit duhet të krijojnë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dhuna policore
  • Pedagogët me studentët
  • Reagimi i PD
  • Sanksionet ndaj dhunuesve
  • Gjykata e Apelit
  • Vrasja në Kamëz
  • Përplasja te Katedralja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dhuna policore
  • Pedagogët me studentët
  • Reagimi i PD
  • Sanksionet ndaj dhunuesve
  • Gjykata e Apelit
  • Vrasja në Kamëz
  • Përplasja te Katedralja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Vasili: Rama si argat i oligarkëve dhunoi për ta nenin 155 të Kushtetutës, votoi fuqi prapavepruese

Intervista E enjte, 16 Shtator 2021 22:14
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Intervista e Kreut të Grupit Parlamentar të LSI-së,  Petrit Vasili për Fax News

Jeni duke akuzuar kryeministrin Rama si argat të oligarkëve ndërkohë që aleatët tuaj në opozitë, PD, në programin e tyre e kanë pothuajse zero tatimin mbi dividentin. A krijon kjo një problem për ju?

Mund t'ju interesojë

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita pa alternativë dhe protesta pa lidership

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhe...

17 Tetor 2026, 15:41
FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SPAK nga politika!

Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SP...

4 Tetor 2026, 20:50

Problemi është shumë i thjeshtë. Nuk është rrëzuar dekreti i Presidentit, është rrëzuar Parlamenti, pasi është rrëzuar në mënyrë antikushtetuese, është dhunuar Parlamenti. Nuk ka më Parlament pas asaj procedure. Dhe deri ditën që do vendoset ën vend ajo procedurë ne do ta ndjekim dhe penalisht  të gjithë ata që kanë falsifikuar procedurën. Pasi ju duhet ta dini që formalisht dekreti i Presidentit ka ardhur në 12 e gjysmë të drekës. Është bërë një mbledhje e rrufeshme në një vrimë të Kuvendit në orën 7 dhe është sjellë për votim në orën 10. Çdo qytetar duhet ta dijë cilat janë rregullat parlamentare që të kuptojë çfarë themi. Sapo vjen dekreti i Presidentit, ai bëhet pjesë e Parlamentit dhe shkon që të punohet në komisionet përkatëse. Dhe asnjë gjë nuk futet dot në sallën e Parlamentit, pa u depozituar 48 orë përpara. Asgjë nuk mund të futet. Pse 48 orë përpara, i jepet kohë për tu njohur, për të njohur deputetët, për të përgatitur amendamentin në qoftë se kanë.  Pra kjo procedurë që siguron seriozitetin, normalitetin, zbatimin e rregullave është dhunuar si asnjëherë. Dhe kur ka pasur Parlamenti me 120 vota mazhoranca, kurrë dhe në kushtet më të zeza dhe në vitin 1997. Pra ky është momenti i zhbërjes së Parlamentit. Dhe kjo është prova e pakundërshtueshme, ndërmjet shumë provave që kemi sjellë, që marrëdhënia e kushtëzuar që ne kemi pasur me atë Parlament, ka qenë qëndrimi më i drejtë pasi aty falsifikimi dhe shqyerja e rregullave të parlamentit është bërë realitet. Asnjë Parlament i majtë apo i djathtë nuk ka guxuar të vijë në këtë pikë. Dhe çdo vendim i marrë atje është nul, i paligjshëm. Jemi përballë një Kryeministri i cili e ka thënë dhe publikisht, që principi i tij ishte kush fiton më shumë, paguan më shumë. Dhe në këtë pikë ka mbajtur dhe qëndrime publike. Unë kam bërë një postim ku kam sjellë deklaratat e këtij Kryeministri që thoshte, meqë na kanë thënë parti oligarkësh ne e kemi çuar 15% Pra e kemi rritur. Po çfarë ndodhi, nga 15% taksimi mbi dividentin, pra mbi të ardhurat e bënë 8%. Ça do të thotë? Këto 7% se ata që realizojnë të ardhura të mëdha janë biznese të mëdha. Pra qindra milionë euro që duhet të ishin në arkat e shtetit, për të bërë ato konviktet që janë në gjendje të mjeruar, mizerabël, që kryeministri njëherë i inspekton virtualisht dhe mbasi bëri denoncimin nga znj. Kryemadhi shkon tani ti bëjë live. Ky është një Kryeministër tragjikisht qesharak, i tharë në ide dhe në mendime. Dhe jo vetëm aq por dekreti i rrëzuar, evidentonte që ligji është qartësisht antikushtetues. Pse? Sepse i ka dhënë në kundërshtim me Kushtetutën, efekt prapaveprues. Ky ka efekte përpara hyrjes së tij. Kushtetuta është e qartë dhe thotë që të gjitha ligjet që rregullojnë marrëdhëniet e karakterit fiskal, hyjnë në fuqi dhe këto marrëdhënie janë nga sot e pas, pasi ndërkohë kushdo që ka pasur ka ndërtuar marrëdhënie sipas normave dhe sipas rregullave dhe përqindjeve që shteti ka caktuar. Këtu është shkelur Kushtetuta sepse në mirëkuptim me njeri-tjetrin, qeveri-oligarki, oligarkët nuk kanë ndarë dividentit, e kanë mbajtur pa ndarë duke deklaruar bilance të rreme. Tani që qeveria u bën këtë favor, dhuratë shumë të madhe ata deklarojnë dividente dhe sigurisht këtë copën me 7%, i japin dhe një dhuratë të majme qeverisë që të  mbushë xhepat e saj. Pra kemi tre elemente. Një rrëzim banditesk në Parlament. I cili është një vepër e mirëfilltë penale se ka shpërdorim detyre. Llogarisni që medemek edhe relacioni i Komisionit të Ligjeve dhe kërkesa e Grupit Parlamentar për ta votuar qenkan protokolluar në nëntë të darkës në zyrat e Kuvendit. Ju e dini që zyrat e Kuvendit mbyllen sepse kanë orar. E dyta kanë miratuar një ligj antikushtetues të cilin dekreti i Presidentit e evidenton qartë që është shkelur Kushtetuta  pasi nuk mund të ndodhë kjo gjë.

E treta gjithçka që Edi Rama ka thënë që kush punon më shumë paguan më shumë sot është rrënuar. Dhe s’ka një qytetar të qetë dhe gjakftohtë që nuk kupton që ka një mashtrues përpara pasi ndërkohë që taksat tuaja ju do t’i paguani një për një, taksat e oligarkëve bien. Dhe do të jap dhe një shembull shumë të thjeshtë. Kushdo që ka një rrogë 1 milion e gjysmë lekë të vjetra ose më shumë paguan 20% tatim ju e dini. Tani ky oligarku për 1 milion e gjysmë fitim paguan vetëm 8%. Pra 3 herë më pak. Dhe ky njeri që rropatet me djersën e ballit të fitojë rrogën do paguajë %, ky oligarku që do ndajë fitimin e tij paguan 8%. Këto sqarime besoj janë shteruese për do qytetar për të parë do të thotë mashtrim i kryeministrit, unë e kam quajtur metaforikisht këlyshi i tyre, i oligarkëve. Dhe farë Parlamenti, i cili është zhbërë si Parlament, është shndërruar thjesht në vegël.

Oligarkët porosisin ligje, kryeministri i bën dhe ata dhunojnë Parlamentin. Parlament nuk ka më pas asaj procedure. Tani do ndjek të gjitha procedurat, jo vetëm parlamentare të cilat janë të qarta, por edhe procedurat penale. Kush paskan qenë këta që e paskan protokolluar në mes të natës? Cilët janë këta punonjës të Parlamentit që kanë guxuar ta fusin në rend të ditës? Pse nuk janë shpërndarë materialet përkatëse  në Parlament? Kush guxoi ta fusë në proces votimi një procedurë që nuk mund të futet kurrë në votim, s’ka ndodhur të futet kurrë. Ju e dini ne kemi bërë kërkesë thjesht për tu futur në program, kur paraqitëm amendamentet një javë më përpara dhe ajo kërkesë u votua. Kjo u fut dhe u rrëzua si dekret. Pra është shumë e qartë për këdo që këtu kemi të bëjmë me një uzurpim banditësh që kanë kapur qeverinë dhe Kuvendin.

Do të ndalemi sërish tek ajo që diskutuam edhe më herët tek rrëzimi i dekretit të Presidentit. Ju thoni se ka efekt prapaveprues, pra prapaveprimi që parashikon ligji, është në kundërshtim me Kushtetutën, kundrejt të gjitha parametrave ligjore…

Është evidentuar shkelje e Kushtetutës dhe në relacioni dhe në arsyet pse Presidenti e ka kthyer. Nuk e them unë, është e zeza mbi të bardhë. Presidenti ka thënë është antikushtetues, me shumë të drejtë sepse e ka kundër thënë atë nen.

Çfarë ndodh tani pas miratimit? U rrëzua dekreti i Presidentit, ka efekt prapaveprues? Çfarë ndodh konkretisht?

I hyrë në fuqi ky ligj ka efekt prapaveprues. Ata që kanë ndarë dividentin me 15%, pra që kanë paguar shtetin me 15% të taksës e kanë pësuar, ata që kanë qenë klientët e qeverisë ata shpëtuan dhe do shpëtojnë qindra miliona lekë dhe euro.

Ndërkohë ky efekt prapaveprues a diskriminon bizneset të cilat kanë paguar tashmë tatimin e dividentit në masën 15%?

I diskriminon në mënyrë të poshtër, në mënyrë të pandershme dhe në mënyrën më hajdutshe që mund të ekzistojë. Sepse në rast se këta do të ishin kaq të ndershëm dhe pa asnjë fuqi prapavepruese, po ata që kanë ndarë dividentin, do ua kthejnë paratë meqë janë tatuar me 15%, meqë ka efekt prapaveprues, do e kthejnë 7%? Jo nuk do e kthejnë se nuk kthehet. Dhe do thotë ju e hëngrët, më falni për gjuhën, po ju klientët dhe miqtë tanë që mund të ndani copa të mëdha me ne ju do të përfitoni.

Ndërkohë sipas jush gjatë gjithë kohës që trumbetoni dhe pasqyroni edhe provat tuaja apo të gjitha materialet që keni, ky është një ligj që favorizon oligarkët…

Të bëj një pyetje metaforike, po kë favorizon? Kush janë firmat që realizojnë fitimet më të mëdha. Nuk jam unë dhe ti që realizojmë fitimet më të mëdha. Këta janë fitim mëdhenjtë e këtij vendi apo jo. Sigurisht që favorizon ata. Ata kanë shumë dividentë dhe të ardhura për të ndarë.

Po ndërkohë është refuzuar propozimi i Erion Braçes për heqjen e tatimit mbi ata që kanë të ardhura deri në 40 mijë lekë. Cili do të ishte efekti në buxhet sipas jush nëse miratohej ai?

Po është shumë e thjeshtë. Në rast se këta do paguajnë më pak tatim, pra në 1 milion lekë i paguanin shtetit 150 mijë, tani në 1 milion lekë do i paguajnë shtetit 80 mijë. Çdo të thotë? Do të thotë që këto 70 mijë lekë, po e banalizojmë se këto mund të jenë qindra milionë euro, nuk do jenë në arkat e shtetit do jenë në xhepat e oligarkëve, të cilët sigurisht kanë përgatitur edhe dhuratat e Vitit të Ri, siç i kam quajtur unë shumë të mira për qeverinë. Është fare e thjeshtë, këto ose do ishin në xhepat e tyre ose në arkat e shtetit. Po çfarë do ndodhte po të ishin në arkat e shtetit? Do të kishim lekë plot për të bërë konviktet e studentëve. Do të kishim lekë për të bërë godinën për gjeologji minierat, që vete i takon kryeministri dhe skano godinë. Po do kishim lekë për të blerë libra për arkitekturën, për atë që thonë studentët.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
LAJME Para 6 orësh

Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë si...

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve
AKTUALITET Para 6 orësh

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve

Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta
AKTUALITET Para 6 orësh

Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës
LAJME Para 9 orësh

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës

Më të lexuarat

1 Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama
Para 10 orësh

Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama

2 Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
Para 6 orësh

Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë si...

3 Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve
Para 6 orësh

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve

4 Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni
Para 13 orësh

Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni

5 Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …
19 Tetor 2026, 06:50

Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …

6 Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte
Para 10 orësh

Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte

7 Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës
Para 9 orësh

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës

8 Nga Stefan Çapaliku te Fatos Tarifa, 735 pedagogë apel Ramës: Studentët janë liderët tanë në shesh
Para 15 orësh

Nga Stefan Çapaliku te Fatos Tarifa, 735 pedagogë apel Ramës: Studentët janë liderët tanë në shesh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.