
Këtë të mërkurë, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim miqësor, kryetarin e Komunës së Gostivarit.
Përmes një postimi në facebook, Veliaj shkruan se ka projekte dhe mbështetje të pakufishme mes dy qyteteve.
”Me Arben Taravarin, kryetarin e Komunës së Gostivarit, në një takim miqësor, ku bashkëbiseduam për projektet e përbashkëta që na presin dhe mbështetjen e pakufishme mes dy qyteteve”,-shkruan Veliaj në facebook.
