Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 24 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.2 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 89.2 lekë dhe shitet me 90 lekë, dollari amerikan blihet me 81.2 lekë dhe shitet me 82.5…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Kriza në PS
  • Berisha
  • Real Madridi
  • Zgjedhjet
  • Protesta
  • NATO
  • ICE
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Kriza në PS
  • Berisha
  • Real Madridi
  • Zgjedhjet
  • Protesta
  • NATO
  • ICE
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Yuri Kim, mesazh për Ramën, Bashën dhe Kryemadhin: Mos merrni ata që i përjashtojnë rivalët nga partia

Intervista E enjte, 28 Janar 2021 21:56
Yuri Kim, mesazh për Ramën, Bashën dhe Kryemadhin: Mos merrni ata që i përjashtojnë rivalët nga partia
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim e ftuar në emisionin “Real Story” në News 24 me Sokol Ballën ndryshe nga postimet e saj në rrjete sociale iu drejtua njëherësh me një mesazh krerëve të politikës shqiptare me qëllim që siç tha, asnjëri prej tyre të mos e interpretojë sikur mesazhi është për tjetrin.

Teksa e vuri theksin tek zgjedhjet e 25 prillit, për të cilat tha se duhen siguruar elementët teknikë, zonja Kim komentoi edhe rrjedhjet e politikanëve nga një parti në tjetrën dhe dha mesazhin e qartë se një parti nuk duhet të pranojë vetëm për avantazh politik një individ që nuk e ka kaluar vetingun tek një parti tjetër.

Kujtojmë se një rast i tillë ishte ai i Gledion Rehovicës (LSI) i djegur nga dekriminalizimi dhe që së fundmi i është bashkuar PS.

PJESË NGA INTERVISTA

Sokol Balla: Më herët, kur ju pyeta në fillim për vitin 2020 dhe gjithçka u arrit në marrëveshjet midis partive, më thatë se duhet t’i njohim meritën, ‘nëse ka të tillë,’ politikanëve shqiptarë. Pyetja ime është, a do ta kishin bërë pa ju?

Ambasadorja Kim: Nuk medoj se është e dobishme të flasim për gjëra hipotetike. Ajo që mund të them është se pamë një rol të dobishëm dhe u përpoqëm ta luanim sa më mirë mundëm dhe në fund, udhëheqësit e Shqipërisë bënë gjënë e duhur për vendin.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Sokol Balla: Duke u kthyer tek e njëjta çështje këtu, zgjedhjet. Pse po vizitoni kaq shpesh zyrën e Z. Celibashi, kreut të KQZ?

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ambasadorja Kim: E kam vizituar vetëm një herë.

Sokol Balla: Por përcollët shumë mesazhe.

Ambasadorja Kim: Jo, e vizitova një herë. Ky është mesazhi për zgjedhjet e 25 prillit që po vijnë. Ka marrëveshje të bëra nga të gjitha partitë dhe është me rëndësi që ato marrëveshje të zbatohen. Shoh për shembull marrëveshjen e 5 qershorit. Dhe një pjesë e madhe e saj është zbatimi i identifikimit elektronik si mënyrë për të ulur mashtrimet në zgjedhje. Mendoj se është me rëndësi që KQZ dhe Ministria e Brendshme ta zbatojnë atë plotësisht. Me sa kuptoj, ka ecur pak ngadalë që njerëzit të rinovojnë aplikimet, kartat e identitetit. Mendoj se njerëzit nuk duhet të presin. Nxora një mesazh, mendoj edhe të tjerët, dhe dëshiroj të vë në dukje që është një mesazh dypartiak. Nuk është diçka në të mirë të një pale apo një tjetre dhe, disa njerëz pyetën, e bëni në favor të opozitës, dhe duhet të them që rindava një lajm për Ministrin Çuçi që nxiste njerëzit të merrnin ID e tyre. Pasi e rindava këtë, edhe opozita ishte dakord që është me rëndësi që kushdo t’i nxjerrë ID sepse ashtu do mund të shprehin mendimin më 25 prill. Pra, duhet t’i sigurojmë elementët teknikë si duhet dhe KQZ duhet të prioritizojë çfarë është me rëndësi dhe çfarë është bazike. Dhe në fund, të gjithë duhet të marrin pjesë. Secili duhet të marrë pjesë.

Mund t'ju interesojë

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

22 Nëntor 2026, 22:31
BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dhe flota hije mbeten problem

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dh...

18 Nëntor 2026, 20:03
Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE-në më të fortë

Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE...

16 Nëntor 2026, 12:02

Sokol Balla: Po ashtu, reaguat dy herë, një retëeet me koment, që na kujtonte ne ose ata, në fakt jo ne, por ata, politikanët për listën e zezë të Departamentit të Shtetit. Çfarë lidhje ka midis kësaj dhe procesit zgjedhor?

Ambasadorja Kim: Kur unë …

Sokol Balla: … nëse mund të sqaroni diçka më shumë…

Ambasadorja Kim: Patjetër. Kur takohem me shqiptarë të zakonshëm, një nga gjërat që pothuajse të gjithë përmendin është korrupsioni, në politikë, biznes. Ata flasin se duan politikanë më të mirë që t’i përfaqësojnë dhe, njerëzit janë të mençur, e dinë çfarë ndodh. E dinë se kush është kush. Ka ligje që Shqipëria i ka për dekriminalizimin që ndalon kandidimin e personave të dënuar apo zgjedhjen e tyre në parlament. Por ka edhe individë të tjerë që janë të njohur që të ulen në kuvendin e popullit, duke bërë legjislacion e ligje, apo jo? Dhe këtë përpiqem të vë në dukje, ndaj mendoj se udhëheqësit e partive duhet të marrin përgjegjësitë. Kam vënë re që sa herë flas për këtë, secili pretendon sikur unë flas për palën tjetër. Dhe më duhet të them, dua të jem shumë e qartë, po flas për ty. Po i flas Z. Rama në cilësinë e tij si kreu i PS; po i flas Z. Basha si kreu i PD; po i flas edhe Znj. Kryemadhi; po i flas kujtdo që drejton një parti politike. Është përgjegjësia juaj dhe po ju flas ju. Pra, askush nuk mund të ngatërrohet sikur po i flas palës tjetër. Dhe diçka tjetër. Dëgjoj edhe për njerëz në partitë politike, udhëheqësit politikë në veçanti, duhet të luajnë ndershëm dhe duhet të jenë të ndershëm. Dhe një element i kësaj është se kur një parti përjashton dikë sepse ai person nuk kaloi vetingun në partinë e tyre, ai person nuk duhet marrë nga një parti tjetër për avantazh politik. Kjo nuk është e pranueshme dhe ky është pozicioni i Ambasadës së SHBA por besoj është edhe pozicioni i popullit shqiptar. Mendoj se duan politikë më të pastër. Mendoj se duan gjykata më të pastra. Mendoj se duan udhëheqësi të vërtetë, të ndershme nga partitë politike dhe unë jam me ta.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 55 minutash

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.2 lekë

Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë
Para 56 minutash

Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë

Moti sot, vranësira dhe temperatura deri në 15 gradë Celsius
Para 56 minutash

Moti sot, vranësira dhe temperatura deri në 15 gradë Celsius

Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE
Para 8 orësh

Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE

Më të lexuarat

1 Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!
Para 10 orësh

Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!

2 Histori sekrete, Mbreti Zog dhe e dashura e tij moldave. Tokat e saj në Xhafzotaj!
Para 18 orësh

Histori sekrete, Mbreti Zog dhe e dashura e tij moldave. Tokat e saj në Xhafzotaj!

3 Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE
Para 8 orësh

Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE

4 Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 8 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.