Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 12:51 Krisje mes Zidane dhe Mbappe, sulmuesi rrezikon të mungojë ndaj Italisë Atmosferë e tensionuar në kampin e Francës në prag të përballjes me Italinë në San Siro, e vlefshme për UEFA Nations League. Marrëdhënia mes…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Zv/Ambasadori i SHBA-së, Demain Smith: Ditët e pandëshkueshmërisë së të pasurve dhe të fuqishmëve kanë mbaruar

Politikë
E premte, 6 Gusht 2021 16:30
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Një javë pas mbërritjes në Tiranë, zv/ambasadori i SHBA-së, Demian Smith ka zhvilluar aktivitetin e parë dhe ka qenë në përfundimin e trajnimit të FBI-së me kandidatët për hetues të BKH-së.

Në fjalën e tij, Smith tha se askush nuk do të jetë mbi ligjin, dhe se BKH-ja do ta tregojë këtë. ”Vetëm me BKH-në, me të gjithë ju, SPAK-u do të jetë një sukses i plotë. Qëndroni pjesë e luftës. Partnerët tuaj rreth e rrotull botës mund të hedhin dritë mbi aktorët e këqij, por do të jetë SPAK-u që do të bëjë punën e vështirë: hetimin dhe ndjekjen penale, duke punuar dorë për dorë për të përmbysur korrupsionin dhe krimin e organizuar. I sotmi është një hap i rëndësishëm përpara në luftën e Shqipërisë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. BKH-ja do t’i tregojë Shqipërisë se askush nuk është mbi ligjin dhe se ai zbatohet njësoj për të gjithë. Ditët e pandëshkueshmërisë së të pasurve dhe të fuqishmëve kanë mbaruar. Këtë e kërkon populli shqiptar”.

Fjala e plotë e Demian Smith, zëvendës ambasador i SHBA: 

Ju faleminderit të gjithëve. Unë jam Demian Smith, zëvendës ambasador i SHBA dhe kam ardhur në Shqipëri një javë më parë. Në fakt, kjo është veprimtaria ime e parë zyrtare jashtë Ambasade. Nuk mund të mendoj për një aktivitet të parë zyrtar më të mirë sesa të jem këtu me ju. Ju sjell përshëndetjet dhe urimet më të sinqerta nga Ambasadorja Kim.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Shpresoj që nuk është problem nëse flas anglisht, pasi dua të jem i saktë mbi atë se sa e rëndësishme është dita e sotme për ju dhe për Shqipërinë. Drejtore Hajnaj, Drejtues Kraja, Shef i Seksionit Rodriguez, anëtarë të trupës pedagogjike, familjarë dhe miq, dhe më e rendësishmja klasa e BKH-së për vitin 2021. Në emër të Ambasadores Yuri Kim dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara: urime për arritjen tuaj!

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Sot, kur të ecni nëpër këtë platformë, do të merrni certifikatën e diplomimit tuaj. Do të bëheni hetues të BKH-së. Nga 700 kandidatë, ju jeni të 27-ët që ia dolët mbanë, jeni më të mirët e më të mirëve. Vendi juaj ka nevojë për ju, do të hetoni disa nga krimet më të rëndësishme në këtë vend – korrupsionin dhe krimin e organizuar. Ju jeni shembull guximi dhe përkushtimi që bëtë përpara për t’i shërbyer vendit tuaj gjatë kësaj kohe të rëndësishme.

Mund t'ju interesojë

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

Para 18 orësh
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03
Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02

FBI-ja filloi gjithashtu me një klasë të vogël të diplomuarish. Në fillim të shekullit të 20 -të, Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara nuk kishte agjentët e vet të ligjzbatimit. Në vitin 1908, Kongresi krijoi Byronë e Hetimit.

Klasa e parë e FBI-së ishte vetëm me 34 agjentë. Që nga ai fillim modest, FBI-ja është bërë një agjenci e domosdoshme që e mban vendin tonë të sigurt dhe që mbron institucionet tona demokratike. Ekziston një arsye për suksesin e FBI-së: burra dhe gra të përkushtuar që punojnë çdo ditë për të mbështetur misionin e FBI-së.

Ashtu si klasa e parë e agjentëve të FBI, ju keni mundësinë unike për të ndihmuar në ndërtimin e një BKH më të fortë dhe më të aftë. Trashëgimia juaj, që do të bëhet pjesë e historisë krenare të Shqipërisë, do të jetë një kontribut i madh për një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët.

Dhënia e drejtësisë për bashkëqytetarët tuaj është një mision i rëndësishëm dhe sfidues. Siç tha Presidenti John F. Kennedy për programin tonë hapësinor në Hënë, ne i bëjmë këto gjëra “jo sepse janë të lehta, por sepse janë të vështira”. Reforma në drejtësi në Shqipëri nuk ka qenë e lehtë, e shpejtë apo e përsosur, por ju e bëni sepse është e vështirë. Dhe tani po shohim rezultate. Të gjitha institucionet e krijuara nga miratimi i Reformës në Drejtësi në vitin 2016 janë tashmë plotësisht funksionale. Vjet në këtë kohë, Ambasadorja Yuri Kim e uroi Shqipërinë për emërimin e Aida Hajnajt si Drejtoresha e parë e BKH-së, duke shënuar një gur kilometrazhi kyç në zbatimin e Reformës në Drejtësi.

Shqipëria ka ngritur tashmë që të dy institucionet që përbëjnë SPAK-un – Prokurorinë e Posaçme dhe BKH-në. Prokuroria e Posaçme ka qenë duke punuar pa ju, por tashmë ju do të bashkoni forcat kundër korrupsionit dhe krimit. Vetëm me BKH-në, me të gjithë ju, SPAK-u do të jetë një sukses i plotë.

Qëndroni pjesë e luftës. Partnerët tuaj rreth e rrotull botës mund të hedhin dritë mbi aktorët e këqij, por do të jetë SPAK-u që do të bëjë punën e vështirë: hetimin dhe ndjekjen penale, duke punuar dorë për dorë për të përmbysur korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Ndërsa dilni nga ky diplomim, ju do të jeni pjesë e një kapitulli të ri të institucioneve të pavarura, të besuara, efikase dhe të besueshme të gjyqësorit. I sotmi është një hap i rëndësishëm përpara në luftën e Shqipërisë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. BKH-ja do t’i tregojë Shqipërisë se askush nuk është mbi ligjin dhe se ai zbatohet njësoj për të gjithë. Ditët e pandëshkueshmërisë së të pasurve dhe të fuqishmëve kanë mbaruar. Këtë e kërkon populli shqiptar.

Si gjithmonë, Shtetet e Bashkuara qëndrojnë të gatshme për t’ju mbështetur. Qoftë për ta zhvilluar BKH-në si institucion; qoftë për të rritur aftësitë profesionale; apo për t’i ofruar ndihmë BKH-së.

Faleminderit shumë të gjithëve. Përsëri, ju lutem pranoni urimet më të mira nga Ambasadorja Kim dhe unë, si dhe nga e gjithë qeveria amerikane. Ne jemi shumë krenarë që të quajmë Shqipërinë, mike.

Etiketat e lidhura

BKHDemian Smithzv/ambasadori i SHBA-së
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Krisje mes Zidane dhe Mbappe, sulmuesi rrezikon të mungojë ndaj Italisë
Para 10 minutash

Krisje mes Zidane dhe Mbappe, sulmuesi rrezikon të mungojë ndaj Italisë

Arrestimi i Rade Basta: ish-ministri i Ekonomisë së Serbisë dyshohet për dëm prej dhjetëra milionë dinarësh ndaj “Beogradske elektrane”
Para 10 minutash

Arrestimi i Rade Basta: ish-ministri i Ekonomisë së Serbisë dyshohet për dëm prej dhjetëra milionë din...

Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet
Para 25 minutash

Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina
Para 33 minutash

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 15 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 16 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 16 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.