Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 08:04 Kryeministri e akuzoi, kurse 28-vjeçari tregon dëshminë e penalitetit: Jam i padënuar Një prej të rinjve që kryeministri Edi Rama e përmendi këtë të premte si person me precedentë penalë, të dënuar për prodhim dhe shitje…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Dora e fortë e Malit të Zi kalon në hije

Forum E hënë, 3 Maj 2021 19:10
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga radio gjermane “DW”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Fatet e Malit të Zi ai ka gati tridhjetë vjet që i përcakton: herë si funksionar komunist, herë si President, herë si kryeministër. Tani Milo Gjukanoviçi nuk ka më dëshirë. Apo ka?

Mund t'ju interesojë

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Para 16 orësh
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Para 17 orësh
Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjermania, Italia, Shqipëria, Franca e deri në Britaninë e Madhe

Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjer...

Para 17 orësh

Në një vend tjetër, ky lajm nuk do të kishte një përmbajtje kaq shpërthyese: kryetari i partisë më të fortë në vend, i cili është njëkohësisht kryeministër, nuk dëshiron që pas fitores së ngushtë të ngarkohet me formimin e qeverisë. Por në Mal të Zi ky lajm shkaktoi habi. Pas 27 vjetësh- herë si funksionar i partisë komuniste, herë si kryeministër e herë si President – Milo Gjukanoviçi nuk do t’i drejtojë më fatet e vendit të vogël ballkanik dhe të 625.000 qytetarëve të tij.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Fare e re kjo nuk është. Dy herë ai është tërhequr zyrtarisht nga politika. Për herë të parë kjo ishte në tetor 2006. Që në shkurt 2008 ai ishte sërish kryeministër. E njëjta pamje në vitin 2010: Gjukanoviçi dha dorëheqjen, për “të hapur vendin për breza më të rinj”, siç tha atëherë. Por këtë vend ai e mori sërish në vitin 2012, kur u bë kryeministër.

Pazari për pushtetin

Pas zgjedhjeve më të fundit parlamentare, që në Mal të Zi u mbajtën në mes të tetorit, në vend u krijua një situatë pat. Gjukanoviçi është më i diskutueshëm se kurrë, megjithëse Partia e tij Demokratike e Socialistëve (DPS) fitoi shumicën e mandateve. Por me 36 nga 81 mandate, DPS është larg shumicës absolute. Tri grupime opozitare dhe një parti që më parë ishte besnike ndaj qeverisë, por që i ndërroi krahët para zgjedhjeve, mbledhin së bashku 39 mandate.

Vendimtarë në këtë konstelacion pushteti janë partitë e minoriteteve të boshnjakëve, kroatëve dhe shqiptarëve, të cilat në të kaluarën janë konsideruar partnerë “të natyrshëm”të Gjukanoviçit. Këtyre u shtohen edhe dy mandate të një “partie të bllokut” DPS. Me gjithsej gjashtë mandate, këto vota deputetësh arrijnë një shumicë të ngushtë prej 42 mandatesh. Kjo shumicë qeveritare është tepër e brishtë dhe opozita punon me zell për ta minuar: ajo u ofron përfaqësuesve të minoriteteve edhe postin e kryeministrit, vetëm të shpëtojë nga Gjukanoviçi.

Kjo do të thotë se çmimi politik për besnikërinë e partive të vogla është rritur. Ndoshta ky ishte edhe një shkak për Gjukanoviçin për t’ia lënë vendin ushtarit besnik të partisë, Dusko Markovic. Ish-ministri dhe shefi i Shërbimit të Fshehtë konsiderohet besnik dhe që nuk bie shumë në sy.

Por megjithatë Gjukanoviçi do ta mbajë postin e kryetarit të partisë. Të gjithë ata që e njohin mënyrën si funksionon pushteti atje e dinë se Gjukanoviçi do të vazhdojë të qeverisë që nga hija. Partitë në pushtet janë në ish-Jugosllavi shoqatat më të rëndësishme të interesit.

Dragoslav DedovicDragoslav Dedovic

Sundimtar nga prapavija

Në politikën e jashtme, Gjukanoviçi është garant për lidhjen me NATO-n dhe për afrimin me BE të shtetit të vogël ballkanik. Në fushën gjeopolitike të shahut, shteti xhuxh midis vargmaleve të padepërtueshme dhe Adriatikut shijon shtimin e vëmendjes. Shkaku është rivaliteti i ri midis Rusisë dhe Perëndimit. Prandaj Gjukanoviçi mendon se mund t’i lejojë vetes shumë më tepër në stilin e tij herë pas here të vetëkënaqur të qeverisjes, se sa durojnë zakonisht demokracitë perëndimore. Për aq kohë sa pjesë të opozitës tregojnë dashurinë tradicionale për Rusinë, Gjukanoviçi duket si “politikan properëndimor”.

Pasuria e tij përrallore, sundimi princëror i klanit të tij dhe marrja e frymës medieve prej tij bezdisin në politikën e brendshme madje edhe mbështetësit e tij. Nuk është se ndaj tij nuk ka alternativa të tjera në vend. Megjithatë ai do të përfaqësojë edhe më tej në vitet e ardhshme bërthamën e vërtetë të pushtetit në Mal të Zi. Kjo në një kohë kur thuajse nuk ka rëndësi, nëse ai do të kandidojë sërish për president në vitin 2018. Edhe nëse në Mal të Zi në të ardhmen në pushtet do të jetë njëfarë Dusko Markovici, ai, si gjithë të tjerët, nuk do ta anashkalojë Milon – siç e quajnë atë miqtë dhe armiqtë.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kryeministri e akuzoi, kurse 28-vjeçari tregon dëshminë e penalitetit: Jam i padënuar
Para 6 minutash

Kryeministri e akuzoi, kurse 28-vjeçari tregon dëshminë e penalitetit: Jam i padënuar

Moti sot, kthjellime dhe vranësira, ja si do të jetë e shtuna
Para 7 minutash

Moti sot, kthjellime dhe vranësira, ja si do të jetë e shtuna

Biznesmeni shqiptar Ermal Beqiri deklaron në gjykatë: Kam korruptuar shtetin shqiptar, jo njeri tjetër!
Para 10 minutash

Biznesmeni shqiptar Ermal Beqiri deklaron në gjykatë: Kam korruptuar shtetin shqiptar, jo njeri tjetër!

Horoskopi i 24 tetorit 2026, çfarë rezervojnë yjet
Para 12 minutash

Horoskopi i 24 tetorit 2026, çfarë rezervojnë yjet

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 10 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 11 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 10 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 13 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.