Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Maqedoni/Kush po e manipulon Ali Ahmetin?

Forum E diel, 9 Maj 2021 15:15
Maqedoni/Kush po e manipulon Ali Ahmetin?
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ditët e fundit po vërehet një tentativë e dukshme manipulimi kundër liderit të BDI në Maqedoni, Ali Ahmeti, për ta presionuar këtë të fundit, që të shkojë drejt një koalicioni “të natyrshëm” me liderin autokrat të ëMNRO- DPMNE. Edhe në Kosovë edhe në këtë anë të kufirit është shtuar presioni që ka si qëllim ti shtrojë rrugën Ahmetit, për të përsëritur një bashkëqeverisje që prej një dekade e gjysëm i telendisi keq shqiptarët.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kështu botuesi i Gazeta Express, Berat Buzhala shpalli publiikisht në një editorial domosdoshmërinë e koalicionit të ish komandantit të UÇK me diktatorucin butaforik të “Shkupi 2014”. Sipas tij gjithë përpjekjet për ta penguar këtë bashkëpunim janë ilegjitime.

Mund t'ju interesojë

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Para 13 orësh
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Para 14 orësh
Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjermania, Italia, Shqipëria, Franca e deri në Britaninë e Madhe

Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjer...

Para 14 orësh

“Ajo çfarë po shihet është një tendencë për të mos respektuar votën e maqedonasve dhe atë të shqiptarëve që votuan për VMRO dhe BDI. Po provohet të bëhet një puç i pastër kundër partisë dukshëm më të votuar nga maqedonasit, pra VMRO-së dhe shefit të saj Nikola Gruevski.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kjo gjë po ndodh duke e frikësuar shefin e BDI-së, Ali Ahmetin, të cilin si një kukull po e bartin nga një tryezë në Tiranë, në një tjetër në Prishtinë” ka shkruar Buzhala duke iu referusr një presioni ndërkombëtar dhe një presioni të Tiranës dhe Prishtinës që ti detyrojnë bashkëkombasit tanë mos votojnë pro Gruevskit.

Çuditërisht të njëjtën linjë përsëriti edhe botuesi i Koha Jonë, Nikollë Lesi, i cili ndoshta për herë të parë në 25 vite ka marrë penën të shkruajë për Maqedoninë. Ai i bënte thirje Ali Ahmetit që ta shihte me dyshim bashkëpunimin me kreun e opozitës Zoran Zaev që po ashtu si Gruevski nuk i është përgjigjur 7 kërkesave të partive shqiptare, duke arritur në konkluzionin absurd se Ahmetit i levedris me mire WMRO DPMNEQ. “Ndaj nisur nga pragmatizmi, sepse për parimet duhet një natë e gjatë dimri të flasim, Ali Ahmeti ka më tepër interes për Nikolla Gruesvkin se sa me Zoran Zaev” shkruante Lesi.

Në fakt këto zëra i bashkohen atyre qarqeve që janë kundër një ndërhyrjeje të perendimorëve në vendet tona Ballkanike dhe kundër prokurorisë speciale në Maqedoni apo reformës në drejtëdi në Shqipëri.

E tillë ka qenë psh LSI- a në Tiranë e cila prodhoi edhe një deputet sovranist që bëri sikur u largua nga partia e Ilir Metës për shkak të ndërhyrjes së ndërkombëtarëve në reformën në drejtësi.

Natyrisht nuk ka asnjë bazë të mendosh se shkrimet gazetareske janë të porositura nga këto qarqe politike. Por ato mund të jenë të ndikuara edhe nga kontradiktat e mëdha që Edi Rama dhe Ilir Meta kanë për këtë çështje. Ato mund të jenë të ndikuara gjithshtu edhe nga fryma anti Uashington dhe anti Bruksel që ka përfshirë politikanët shqiptarë që i tremben reformës në drejtësi.

Ku qëndron problemi?

Ali Ahmeti po kërkohet të mbështetet për të shkuar në koalicion me Gruevskin duke i dhënë këtij të fundit oksigjen dhe përkrahje politike kundër një vullneti perendimor për ta nxjerrë nga loja këtë putinist të vogël Ballkanik.

Argumenti sipërfaqësor që përdoret për të arsyetuar këtë është se shqiptarët duhet të shohin interesat e tyre, se partia më e madhe BDI duhet të kalkulojë interesat e saj elektorale, se shqiptarët duhet të luftojnë për dygjuhësinë më shumë sesa për vetë demokracinë.

Por, Maqedonia për 15 vjet nën drejtimin e Gruevskit ka qenë një autokraci e pastër me pushtet të koruptuar, me gjykata dhe prokurori të kapura me media totalisht të gjunjëzuara. Pra beteja e çdo qytetari në këtë vend, madje edhe e shqiptarëve ëshyë ti japin fund kësaj epoke. Ata e hodhën një hap historik në zgjedhje duke u bërë 70 mijë që votuan për opozitën maqedonase. Ata u treguan të ndërgjegjshëm për të kuptuar se është utopi të flasësh për të drejta të shqiptarëve në një vend jo demokratik. Dhe ky është thelbi i problemit.

Sfida e sotme e Maqedonisë është do ti hapë rrugë autokracisë përmes delegimit të pushtetit te Gruevski, apo do të kthejë drejtim duke e çuar atë të përballet me drejtësinë. Iluzioni se shqiptarët mund të fitojnë më shumë të drejta në mungesë të demokracisë është një iluzion i rrezikshëm.

Prandaj dhe tentativa që po bëhet për të yshtur Ali Ahmetin drejt Gruevskit është po kaq e rrezikshme.

Më shumë sesa një mbështetje për Putinin e vogël të Shkupit ajo është një përpjekje për të mbrojtur politikanë shqiptarë të të njëjtit profil. Ajo është një provë gjenerale për t’i thyer hundën ndërhyrjeve perendimore që duan gjygje speciale, dënim të “sheikëve” politikë dhe vende ballkanike normale. Dhe Ali Ahmeti po ftohet në këtë gosti që mund ti hajë kokën atij vetë dhe interesave të shqiptarëve për një vend më demokratik vetëm në emër të ndonjë politikani që me qetësi dhe dashuri kërkon të përligjë në Ballkan, modele të tipit Gruevski. (Lapsi.al)

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 7 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 7 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 7 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 7 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 7 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 8 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 8 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 11 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.