Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Parlajmërimi i medias gjermane: Gruevski ende ka mundësi të shkaktojë gjakderdhje

Forum E shtunë, 22 Maj 2021 17:06
Parlajmërimi i medias gjermane: Gruevski ende ka mundësi të shkaktojë gjakderdhje
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Para 10 vitesh Nikola Gruevski erdhi në pushtet në Maqedoni. Por ajo nga një vend shembullor është shndërruar në një prej shqetësimeve më të mëdha në rajon dhe Evropë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Mazedonien Skopje Parlamentssturm (picture-alliance/abaca/B. Ademi)

“Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë (FYROM) ka qenë dikur shembull i afrimit të suksesshëm me Bashkimin Evropian. Ndërkohë që tani po largohet nga kjo rrugë nga dita në ditë. Ajo po e humb besimin e fituar me shumë mund”, thotë për DW, Michael Roth, Sekretar shteti në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë.

Mund t'ju interesojë

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Para 9 orësh
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Para 10 orësh
Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjermania, Italia, Shqipëria, Franca e deri në Britaninë e Madhe

Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjer...

Para 10 orësh

Vendi me dy milionë banorë konsiderohet si një ndër vendet më të polarizuara në Ballkan. Urrejta mes kundërshtarëve politikë është futur thellë në të gjitha poret e shoqërisë. Lufta e pakompromis për pushtet mes konservatorëve të udhëhequr nga ish-kryeministri  Nikola Gruevski dhe socialdemokratëve të Zoran Zaevit po zgjatë gati tre vjet. Maqedonia që dikur ishte nxënëse shembullore me një demokraci multietnike është shndërruar ndërkohë në një vend që shqetëson thellë BE-në dhe SHBA-në.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë
Mazedonien Proteste im Parlament (picture-alliance/abaca/N. Batev)Maqedonia konsiderohet si një ndër vendet më të polarizuara në Ballkan

Besimi i humbur

Por kjo nuk ishte gjithmonë kështu. Për vite të tëra, në vitet 1990-të, Maqedonia (e cila ka shpallur pavarësinë ne vitin 1991) ka arritur të mbetet jashtë flakës së luftërave në ish-Jugosllavi. Një dekadë më vonë vendi u përfshi në një luftë gjysëmvjeçare mes forcave të sigursë dhe kryengritësve shqitparë, por ajo u tejkalua me nënshkrimin e Marrëveshjes së Kumanovës. Në vitin 2005 Maqedonia mori statusin e kandidatit për anëtarësim në BE – si vendi i dytë i ish-Jugosllavisë, pas Sllovenisë.

Në takimin e NATO-s në Bukuresht  me 2008 erdhi kthesa. Greqia përdori veton kundër pranimit të Maqedonisë në NATO, për shkak të mosmarrëveshjeve rreth emrit të saj. Mosmarrëveshjet rreth emrit kanë përshkallëzuar dhe nuk janë zgjidhur deri më sot. Greqia nuk e ka pranuar propozimin e Shkupit që ky vend të pranohet në NATO me emrin “Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë”, ndonëse në vitin 1993 ka pranuar që ajo me të njëjtin emër të pranohet OKB. Periudha e fillimit të stanjacionit të Maqedonisë lidhet me kohën e ardhjes në pushtet të partisë VMRO.

Histeria e nacionalistëve

Nikola Gruevski e shfrytëzoi këtë kundërshtim të Greqisë për të ardhur në pushtet. Ai fitoi bindshëm zgjedhjet parlamentare – falë parullave populiste dhe ndjenjave të lënduara tek maqedonasit e frustruar. Për të qetësuar histerinë nacionaliste, Komisioni Evropian ka sugjeruar në vitin 2009 që të hapen negociatat e anëtarësimit në BE. Por vendimi ishte i vonuar, mendojnë ekspertët. “Vetoja e Greqisë e ka dëmtuar në Maqedoni besimin ndaj BE-së. BE-ja nuk e ka ushtruar si duhet presionin për transformimin e duhur të këtij vendi dhe vendosjen e shtetit juridik”, thotë Nikola Dimitrov, ish-ambasador dhe përfaqësues i Maqedonisë në negociatat me Greqinë.

Klima politike u helmua. Sulmet fizike ndaj kundërshtarëve politikë u bënë të përditshme. Ata që mendonin ndryshe etiketoheshin si “tradhëtarë”, ndërsa presioni ndaj gazetarëve u shtua. Korrupsioni, klientelizmi dhe kontrolli i sistemit juridik dhe i mediave – të gjitha këto mund të gjenden edhe në raportet vjetore të Komisionit Evropian.

Gruevski i dyshuar

Gruevski forconte aparatin e pushtetit nga dita në ditë, deri në janar të vitit 2015 kur filluan protestat e udhëhequra nga Zaevi. Qindra mijëra telefonata të përgjuara ilegalisht të politikanëve dhe sipërmarrësve u bënë publike. U zbulua edhe përfshirja e politikanëve në shumë afera korruptive dhe keqpërdorime të pushtetit. Stabiliteti i vendit ishte i mundur vetëm falë angazhimit të BE, SHBA dhe Gjermanisë.

Mazedonien Nikola Gruevski VMRO-DPMNE (picture-alliance/dpa/G. Licovski)Nikola Gruevski

Për zbardhjen e këtyre aferave dhe krimeve u themelua edhe një Prokurori Speciale, e cila ka hapur deri tani 30 procese hetimore. Ndër të dyshuarit dhe akuzuarit janë edhe Gruevski dhe shumë bashkëpunëtorë të tij të ngushtë. Gruevski dhe klika e tij e kanë tani të qartë: në pushtet apo në burg.

Gruevski fitoi në zgjedhjet e parakohshme, në dhjetor të vitit 2016, por ai nuk gjeti ndonjë partner me të cilin do të krijonte qeverinë. Partia shqiptare BDI, e cila ishte në pushtet me Gruevskin tetë vite, vendosi të bëj koalicion me socialdemokratët në opozitë.

Në momentin kur e kuptoi, se e ka humbur shumicën, Gruevski sërish nxori mbi tavolinë letrën e nacionalizmit. Platforma politike e partive shqiptare, e cila deri atëherë për Gruevskin nuk paraqiste ndonjë problem, tani u shndërrua në një problem shumë të madh. Papritur Gruevski e shpalli tani këtë platformë si cënimin më serioz të shtetit maqedonas, me qëllim që të mobilizojë forcat nacionaliste në vend.

Dhuna dhe gjakderdhja e mundshme

Si pasojë e kësaj propagande erdhi futja e dhunshme e simpatizantëve të Gruevskit në Parlament dhe dhuna e 27 prillit. Përpjekja për të shkaktuar një krizë të re etnike në Maqedoni megjithatë dështoi. Gruevski ka dështuar deri tani në përpjekjet e tij për ngritjen e tendosjeve ndëretnike, falë edhe angazhimit të faktorit ndërkombëtar, që shumë shpejt e vuri gishtin tek fajtori dhe dënoi ashpër dhunën në Parlament.

Por Gruevski edhe më tej ka mundësi që së bashku me mbështetësit e tij të shkaktojë gjakderdhje. Deputeti gjerman në Bundestag, Josip Juratovic, pohon: “Gruevski duhet të vendosë – të përgjigjet para autoriteteve ndaj akuzave për korrupsion, apo të vazhdojë me përpjekjet për tensionimin e gjendjes që më pas mund të rezultojë me akuza ndaj tij për krime lufte.” DW

Boris Georgievski

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 3 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 3 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 3 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 3 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 4 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

2 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 3 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

3 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 6 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

4 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 3 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.