
Një surprizë e madhe erdhi për fansat nga Fifi, në këtë finale të ”Big Brother Vip Albania”. Artistja e famshme tashmë ish-konkurrente e BBV është rikthyer me një bashkëpunim me ish-banorët e tjerë të shtëpisë. Kënga “Hana” është shkruar nga vetë artistja, ndërsa bashkëpunëtor janë DJ PM dhe DJ Dagz. Me një realizim të përkryer, kjo këngë pritet të thyejë rekorde.