
”Shkodra Elektronike”, grupi që përfaqësi Shqipërinë në Eurovision 2025, kanë reaguar zyrtarisht në lidhje me kauzën e Zvërnecit dhe protestat qytetare që kanë përfshirë vendin. Përmes një mesazhi të shkurtër por mjaft domethënës, artistët kanë shprehur mbështetjen e plotë për mbrojtjen e kësaj pasurie natyrore, duke njoftuar se do t’i bashkohen lëvizjes. ”Nji SHOK na thotë që këtë mrekulli s’e ka pa kurrë! E po niset njitesh! EDHE NA PO ÇOHENA”,-shkruan grupi në reagimin e tyre.