Protestat për Zvërnecin, Shkodra Elektronike: Edhe na po çohena, një shok na thotë që këtë mrekulli s’e ka pa kurrë
”Shkodra Elektronike”, grupi që përfaqësi Shqipërinë në Eurovision 2025, kanë reaguar zyrtarisht në lidhje me kauzën e Zvërnecit dhe protestat qytetare që kanë përfshirë vendin. Përmes një mesazhi të shkurtër por mjaft domethënës, artistët kanë shprehur mbështetjen e plotë për mbrojtjen e kësaj pasurie natyrore, duke njoftuar se do t’i bashkohen lëvizjes. ”Nji SHOK na thotë që këtë mrekulli s’e ka pa kurrë! E po niset njitesh! EDHE NA PO ÇOHENA”,-shkruan grupi në reagimin e tyre.
KOHA JONË SONDAZH

