Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 11:18 Berisha komenton emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të SHISH Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar zgjedhjen në krye të SHISH, të Esmeralda Hasanit. Në një prononcim për mediat, Berisha tha se…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Austria dhe Spanja: Dy kombe, dy perandori, dy rrugë drejt futbollit

Lajme E enjte, 2 Korrik 2026 21:37
Austria dhe Spanja: Dy kombe, dy perandori, dy rrugë drejt futbollit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Saimir Kadiu

Në hartën e Evropës, Austria dhe Spanja duken si dy botë të ndryshme. Njëra është një shtet alpin në zemër të kontinentit, pa dalje në det, me rreth 9,2 milionë banorë dhe një sipërfaqe prej afro 84 mijë kilometrash katrorë. Tjetra është një gadishull mesdhetar me gati 49 milionë banorë dhe mbi 506 mijë kilometra katrorë, gjashtë herë më e madhe si territor dhe më shumë se pesë herë më e madhe si popullsi. Megjithatë, të dyja kanë qenë fuqi që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e Evropës.

Spanja ndërtoi një nga perandoritë më të mëdha detare të historisë. Pas udhëtimit të Kristofor Kolombit në vitin 1492, flamuri spanjoll valëvitej nga Amerika Latine deri në Filipine. Ari dhe argjendi i Botës së Re ushqyen për shekuj ekonominë dhe fuqinë ushtarake të Madridit. Austria, përkundrazi, ndërtoi një perandori tokësore. Dinastia Habsburge sundoi për qindra vjet mbi një mozaik popujsh, nga Hungaria në Bohemi, nga Kroacia në Italinë Veriore. Vjena u bë një nga kryeqendrat politike e kulturore të Evropës, vendi ku diplomacia dhe muzika ecën krah për krah.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Edhe sot ndryshimet janë të dukshme. Spanja ka një ekonomi që i kalon 1,7 trilionë dollarë, ndërsa Austria rreth 535 miliardë. Por kur matet mirëqenia për frymë, Austria renditet ndër vendet më të pasura të botës, me të ardhura për banor dukshëm më të larta se Spanja. Në kulturë, të dyja janë gjigante. Austria i dha botës Wolfgang Amadeus Mozart,Franz Schubert, Johann Strauss II, Sigmund Freud, Gustav Klimt dhe Arnold Schwarzenegger. Spanja i dha njerëzimit Miguel de Cervantes, Pablo Picasso, Salvador Dalí, Diego Velázquez, Federico García Lorca dhe Antoni Gaudí. Por aty ku historia bëhet më intriguese është futbolli.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Wunderteam-kombëtarja që mahniti Evropën

Shumë kohë përpara Brazilit të Pelés apo Holandës së “Futbollit Total”, Austria krijoi një nga ekipet më spektakolare që kishte parë kontinenti. Në fillim të viteve 1930 lindi “Wunderteam”-i i drejtuar nga trajneri Hugo Meisl. Në zemër të kësaj skuadre luante gjeniu Matthias Sindelar, “Njeriu prej Letre”, një sulmues elegant që shumë historianë e konsiderojnë si futbollistin më të madh në historinë e Austrisë. Wunderteam dominoi Evropën, fitoi ndaj shumë fuqive të kohës dhe në Kupën e Botës 1934 arriti deri në gjysmëfinale, duke u bërë simbol i futbollit artistik. Karriera dhe jeta e Sindelarit morën fund tragjikisht pas aneksimit nazist të Austrisë në vitin 1938. Ai refuzoi të bëhej simbol i propagandës së Rajhut dhe vdiq në rrethana që edhe sot mbeten objekt debatesh historike.

Mund t'ju interesojë

Berisha komenton emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të SHISH

Berisha komenton emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të SHISH

Para 10 minutash
Manchester United shkarkon Michael Carrick, largimi zyrtar është çështje orësh

Manchester United shkarkon Michael Carrick, largimi zyrtar është çështje orësh

Para 17 minutash
Apeli i GJKKO e dënoi me 7 vite e 4 muaj burg, ish-shefi i operacionales nuk gjendet në banesë

Apeli i GJKKO e dënoi me 7 vite e 4 muaj burg, ish-shefi i operacionales nuk gjendet në...

Para 20 minutash

Kordoba 1978-nata që Austria mundi kampionët e botës

Pas dekadash pritjeje, Austria riktheu krenarinë në Kupën e Botës 1978. Nën drejtimin e Helmut Senekowitsch, ajo mundi 3–2 RFGJ në Kordobë të Argjentinës. Me gola të Hans Krankl, Walter Schachner dhe autogol te Vogst krijuan një nga fitoret më legjendare në historinë e futbollit austriak. Në atë brez spikasnin edhe Herbert Prohaska, një nga mesfushorët më elegantë të Evropës, si dhe më vonë Toni Polster, golashënuesi më i madh i Austrisë për shumë vite. Nga Sindelari te Prohaska, nga Krankl te Polster, Austria nuk pati gjithmonë skuadra të mbushura me yje, por prodhoi futbollistë që lanë gjurmë në historinë e futbollit evropian.

Austria kundër Spanjës-Davidi përballë Goliathit

Në futbollin modern diferenca ekonomike është e madhe. Skuadra spanjolle vlerësohet në treg pothuajse gjashtë herë më shumë se ajo austriake. Spanja mbështetet mbi klubet më të fuqishme të botës, akademitë e famshme dhe një kampionat që prodhon vazhdimisht kampionë evropianë dhe botërorë, ndërsa Austria mbështetet te organizimi, disiplina dhe puna kolektive. Megjithatë futbolli ka një cilësi që ekonomia nuk e njeh. Në vitin 1978 Austria mundi Spanjën në Kupën e Botës, edhe pse askush nuk e priste. Po atë vit ajo rrëzoi edhe Gjermaninë Perëndimore në Kordobë. Historia kujton se në futboll nuk fiton gjithmonë skuadra më e shtrenjtë. Nëse Spanja hyn në fushë si favorite falë traditës së saj moderne dhe një organike me vlerë shumë më të madhe, Austria hyn me kujtimin e Wunderteam-it, me krenarinë e Kordobës dhe me bindjen se ndonjëherë një ekip i organizuar mund të sfidojë edhe gjigantët. Sepse futbolli është ndoshta i vetmi vend ku historia nuk shkruhet nga madhësia e territorit, nga popullsia apo nga miliardat e tregut, por nga 90 minutat në fushë.

Etiketat e lidhura

austriaSaimir KadriuSpanja
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Berisha komenton emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të SHISH
Para 10 minutash

Berisha komenton emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të SHISH

Manchester United shkarkon Michael Carrick, largimi zyrtar është çështje orësh
Para 17 minutash

Manchester United shkarkon Michael Carrick, largimi zyrtar është çështje orësh

Apeli i GJKKO e dënoi me 7 vite e 4 muaj burg, ish-shefi i operacionales nuk gjendet në banesë
Para 20 minutash

Apeli i GJKKO e dënoi me 7 vite e 4 muaj burg, ish-shefi i operacionales nuk gjendet në banesë

Alarm për bombë në stacionin Calais-Frethun: prefektura e Pas-de-Calais konfirmon kontrollet, ndërpritet qarkullimi hekurudhor
Para 25 minutash

Alarm për bombë në stacionin Calais-Frethun: prefektura e Pas-de-Calais konfirmon kontrollet, ndërprit...

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 14 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 18 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 20 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.