Një situatë kaotike ka ndodhur përpara startit të derbit të kryeqytetit midis Partizanit dhe Tiranës, i pari që zhvillohet në stadiumin “Arena e Demave”.
Përpara se sfida të fillonte, një përplasje e ashpër ka ndodhur ndërmjet tifozerive të të dyja skuadrave, me shumë tifozë që u futën dhe në fushë.
Përplasja e tifozëve ka sjellë edhe lëndimin e disa policëve.
Ata janë dërguar në spitalin e Traumës. Madje, mësohet se, një prej efektivëve ka pësuar dëmtime të rënda.
Kujtojmë se për qetësimin e situatës u desh shoqërimi i disa mbështetësve jashtë dyerve të stadiumit. Derbi Partizani-Tirana, i vlefshëm për Superioren, mbahet në stadiumin “Arena e Demave”.
