Dalin pamjet, tifozët futen në fushë dhe përleshen para derbit. Policë të dëmtuar rëndë dërgohen në spital (VIDEO)

Një situatë kaotike ka ndodhur përpara startit të derbit të kryeqytetit midis Partizanit dhe Tiranës, i pari që zhvillohet në stadiumin “Arena e Demave”.
Përpara se sfida të fillonte, një përplasje e ashpër ka ndodhur ndërmjet tifozerive të të dyja skuadrave, me shumë tifozë që u futën dhe në fushë.
Përplasja e tifozëve ka sjellë edhe lëndimin e disa policëve.
Ata janë dërguar në spitalin e Traumës. Madje, mësohet se, një prej efektivëve ka pësuar dëmtime të rënda.
Kujtojmë se për qetësimin e situatës u desh shoqërimi i disa mbështetësve jashtë dyerve të stadiumit. Derbi Partizani-Tirana, i vlefshëm për Superioren, mbahet në stadiumin “Arena e Demave”.
