Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 28 Tetor 2026, 11:40 Sulmi nuk po funksionon, Juventusi thërret edhe sulmuesin shqiptar ndaj Genoas Juventusi do të sfidojë sot Genoan në kampionat, por trajneri Luciano Spalletti do të duhet të bëjë llogaritë me një numër të konsiderueshëm mungesash.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Izrael
  • Buxheti 2027
  • Zgjedhjet vendore
  • Berisha dhe PD
  • Grida Duma
  • Flavio Bolsonaro
  • Erion Veliaj
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Izrael
  • Buxheti 2027
  • Zgjedhjet vendore
  • Berisha dhe PD
  • Grida Duma
  • Flavio Bolsonaro
  • Erion Veliaj
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

De la Fuente: Gjysmëfinalja me Francën është e hapur, ndeshja më e mirë e Yamalit ende nuk ka ardhur!

Botërori 2026 E hënë, 13 Korrik 2026 15:28
De la Fuente: Gjysmëfinalja me Francën është e hapur, ndeshja më e mirë e Yamalit ende nuk ka ardhur!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, ka deklaruar se gjysmëfinalja e Kupës së Botës ndaj Francës do të jetë një përballje e ekuilibruar, duke theksuar se të dyja skuadrat kanë evoluar ndjeshëm dhe se e kaluara nuk do të ketë ndikim në këtë duel. Në një intervistë për “Cadena Ser”, tekniku spanjoll vlerësoi maksimalisht Francën, të cilën e cilësoi si një nga pretendentet kryesore për fitimin e trofeut.

“Të arrish në gjysmëfinalen e një Botërori është jashtëzakonisht e vështirë. Të gjithë kundërshtarët janë të një niveli shumë të lartë, por edhe ne kemi një skuadër shumë të fortë. Kualifikimi për në finale është plotësisht i hapur”, u shpreh De la Fuente.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Sulmi nuk po funksionon, Juventusi thërret edhe sulmuesin shqiptar ndaj Genoas

Sulmi nuk po funksionon, Juventusi thërret edhe sulmuesin shqiptar ndaj Genoas

Para 2 minutash
Real Madridi kërkon falje ndaj Kinës për deklaratat e Mbappes: Respektojmë historinë dhe kulturën tuaj!

Real Madridi kërkon falje ndaj Kinës për deklaratat e Mbappes: Respektojmë historinë dh...

Para 17 minutash
Skandal në aeroportin e Barcelonës, babai i Yamal përfshihet në një incident me një kamariere

Skandal në aeroportin e Barcelonës, babai i Yamal përfshihet në një incident me një kam...

Para 24 minutash

Trajneri spanjoll shtoi se ndeshja nuk do të ngjasojë me përballjet e mëparshme mes dy ekipeve, pasi si Spanja ashtu edhe Franca janë përmirësuar ndjeshëm.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Duke parë mënyrën se si kanë evoluar të dyja skuadrat, kjo ndeshje nuk do të ketë asgjë të përbashkët me ato të së kaluarës”, deklaroi ai.

De la Fuente u ndal edhe te talenti i ri Lamine Yamal, për të cilin beson se nuk ka treguar ende maksimumin në këtë Botëror.

“Jam i bindur se ndeshja e tij më e mirë në këtë Kupë Bote ende nuk ka ardhur. Ai është jashtëzakonisht i motivuar dhe ka shumë dëshirë për të bërë mirë. Ne vetëm duhet të menaxhojmë pak entuziazmin e tij. Po kalon një proces natyral rritjeje dhe pjekurie”, tha trajneri.

Fjalë vlerësuese pati edhe për kapitenin Rodri, të cilin e cilësoi si pikën kyçe të skuadrës.

“Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm, referenca e ekipit dhe futbollisti më i mirë në botë në rolin e tij”, theksoi De la Fuente, duke mos lënë pa përmendur edhe cilësitë e mesfushorëve Pedri, Fabián Ruiz dhe Martín Zubimendi.

Në fund, trajneri spanjoll dha lajme pozitive edhe për gjendjen fizike të Nico Williams dhe Víctor Muñoz, duke bërë të ditur se të dy janë rikuperuar plotësisht dhe mund të jenë një opsion për sfidën ndaj Francës.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Sulmi nuk po funksionon, Juventusi thërret edhe sulmuesin shqiptar ndaj Genoas
Para 2 minutash

Sulmi nuk po funksionon, Juventusi thërret edhe sulmuesin shqiptar ndaj Genoas

Pjesëmarrja e votuesve në Izrael, 77.7 përqind!
Para 11 minutash

Pjesëmarrja e votuesve në Izrael, 77.7 përqind!

Real Madridi kërkon falje ndaj Kinës për deklaratat e Mbappes: Respektojmë historinë dhe kulturën tuaj!
Para 17 minutash

Real Madridi kërkon falje ndaj Kinës për deklaratat e Mbappes: Respektojmë historinë dhe kulturën tuaj!

Studentët 16 ditë protestë, grumbullohen para Ministrisë së Arsimit
Para 22 minutash

Studentët 16 ditë protestë, grumbullohen para Ministrisë së Arsimit

Më të lexuarat

1 Berisha tregon kushtin për t’u larguar përfundimisht nga politika
Para 14 orësh

Berisha tregon kushtin për t’u larguar përfundimisht nga politika

2 Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma tregon për gjendjen e saj
Para 13 orësh

Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma tregon për gjendjen e saj

3 Komentuesi i shkruan: 240 mijë euro shpi me 1 vit deputete! Zegjine Çaushi tregon si qëndron e vërteta
Para 13 orësh

Komentuesi i shkruan: 240 mijë euro shpi me 1 vit deputete! Zegjine Çaushi tregon si qëndron e vërteta

4 Sherr për protestën dhe qeverinë/ Dudushi: Sillesh si emigrant i dorës së dytë! Shehaj: Militant
Para 14 orësh

Sherr për protestën dhe qeverinë/ Dudushi: Sillesh si emigrant i dorës së dytë! Shehaj: Militant

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.