Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 21 Nëntor 2026, 21:01 Vllaznia fiton ndaj Partizanit 0-1, shkodranët ngjiten në vendin e gjashtë Vllaznia fitoi 0-1 ndaj Partizanit në javën e 12-të të Abissnet Superiore, falë një penalltie të Bekim Balajt, dhe u ngjit në vendin e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Lëvizja Studentore
  • Kryepolicja e Tiranës
  • Ndërtime rezidenciale
  • Sulme kibernetike
  • Iran
  • Kosova
  • Futboll
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Lëvizja Studentore
  • Kryepolicja e Tiranës
  • Ndërtime rezidenciale
  • Sulme kibernetike
  • Iran
  • Kosova
  • Futboll
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Final Four”, skema që garanton spektakël për tifozët dhe më shumë të ardhura për klubet

Sporti E martë, 16 Prill 2024 14:44
“Final Four”, skema që garanton spektakël për tifozët dhe më shumë të ardhura për klubet
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kanë mbetur edhe pesë javë nga përfundimi i sezonit të rregullt në kampionatin “Abissnet Superiore” ku të gjitha skuadrat po luftojnë për objektivat sezonal. Megjithatë spektakli i vërtetë i këtij edicioni do të nisë pas përfundimit të javës së 36-të.

Ndryshe nga sezonet e kaluara, këtë edicion në kampionatin “Abissnet Superiore” do të aplikohet një formulë e re, “Final Four”. Pas përfundimit të 36-të javëve, katër skuadrat më të mira të sezonit do të përballen me njëra-tjetrën për të shpallur ekipin kampion të këtij sezoni. Çdo gjë do të nisë me hedhjen e shortit që do të organizohet nga FSHF, menjëherë sapo të përfundojë java e 36-të e kampionatit. Skuadrat do të ndahen në dy vazo, ku në vazon 1 do të vendosen (vendi i parë dhe i dytë), ndërsa në vazon 2 (vendi i tretë dhe i katërt) dhe përmes shortit përcaktohen çiftet gjysmëfinaliste.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në finale kalojnë ekipet fituese dhe ajo që duhet saktësuar është që skema “Final 4” favorizon skuadrat e renditura më mirë në klasifikim në dy ndeshjet gjysmëfinale, pasi vendi i parë dhe i dytë mund të sigurojë finalen edhe falë barazimit. Më pas do të luhet gjithçka në finalen e madhe për titullin kampion mes dy skuadrave që do të kualifikohen më tej, ndërsa ekipet që do të eliminohen nga faza gjysmëfinale do të luftojnë për vendin e tretë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Skema e re e kampionatit ka nxitur akoma edhe më shumë konkurencën dhe të gjitha skuadrat po luftojnë për objektivat e tyre. Jemi pesë javë nga fundi i kampionatit të rregullt dhe ende nuk është vendosur asgjë edhe për “Final Four”, por edhe për objektivin mbijetesë. Kjo skemë ka si synim për të afruar më shumë spektatorë në shkallët e stadiumit, për të promovuar sa më shumë kampionatin shqiptar dhe për t’u dhuruar tifozëve ndeshje me më shumë nivel në fundin e kampionatit. Gjithashtu, një nga synimet kryesore është që klubet të përfitojnë më shumë të ardhura në përfundim të sezonit. FSHF ka përcaktuar shpërblimet për të gjitha skuadrat. Pas përfundimit të 36-të javëve ekipet e renditura nga vendi i parë në të katërt do të përfitojnë bonuset financiare të përcaktuara, ndërsa në “Final Four” ekipi kampion merr një tjetër shpërblim nga FSHF. Pra më shumë të ardhura për klubet dhe sfida që kanë të garantuar spektaklin.

Mund t'ju interesojë

Vllaznia fiton ndaj Partizanit 0-1, shkodranët ngjiten në vendin e gjashtë

Vllaznia fiton ndaj Partizanit 0-1, shkodranët ngjiten në vendin e gjashtë

Para 10 minutash
Cardinale flet për mercato Milan: Endrick top, Rabiot simbol

Cardinale flet për mercato Milan: Endrick top, Rabiot simbol

Para 1 ore
Milan, merkato janari me tri prioritete para Bruno Fernandes

Milan, merkato janari me tri prioritete para Bruno Fernandes

Para 1 ore

Të gjitha takimet e “Final Four” do të luhen në stadiumin “Air Albania” një nga impiantet më moderne që plotëson të gjitha kushtet, prandaj këto ndeshje nuk janë vetëm për tifozët e klubeve që do të përballen në “Final Four” por për të gjithë futbolldashësit e kampionatit shqiptar që duan të ndjekin nga afër spektaklin.

FSHF ka nisur nga puna për të organizuar sa më mirë “Final Four” dhe siç është bërë e ditur ka nisur edhe shitja e biletave, ku është menduar që për të gjithë futbolldashësit të ofrohen edhe bileta me një çmim promocion për të gjitha takimet, për të përjetuar nga afër emcionet e “Final Four”.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Vllaznia fiton ndaj Partizanit 0-1, shkodranët ngjiten në vendin e gjashtë
Para 10 minutash

Vllaznia fiton ndaj Partizanit 0-1, shkodranët ngjiten në vendin e gjashtë

Lara Colturi, e para në Kupën e Botës në ski alpine
Para 31 minutash

Lara Colturi, e para në Kupën e Botës në ski alpine

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond
Para 45 minutash

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Cardinale flet për mercato Milan: Endrick top, Rabiot simbol
Para 1 ore

Cardinale flet për mercato Milan: Endrick top, Rabiot simbol

Më të lexuarat

1 Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (video)
Para 21 orësh

Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (video)

2 SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit për fshehje pasurie
20 Nëntor 2026, 20:37

SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit për fshehje pasurie

3 Rrumpallhane në PS!
20 Nëntor 2026, 18:37

Rrumpallhane në PS!

4 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
Para 5 orësh

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.