Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 17 Nëntor 2026, 06:15 Horoskopi i ditës, e martë 17 nëntor 2026 Horoskopi i ditës ju sjell një ditë me Hënën në Ujor dhe Diellin në Akrep. Zbuloni si do të ndikojnë yjet në punë, dashuri…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • PS
  • Gjermania-Holandë
  • Protesta
  • Rama
  • Gëzim Ndoka
  • Shëndetësia
  • Reforma zgjedhore
  • SPAK
Lajmet e fundit
Në trend
  • PS
  • Gjermania-Holandë
  • Protesta
  • Rama
  • Gëzim Ndoka
  • Shëndetësia
  • Reforma zgjedhore
  • SPAK
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Inagurohet fusha e re në Shtoj, Presidenti Duka: Shembull i bashkëpunimit të Federatës me një Akademi private

Sporti E premte, 7 Mars 2025 21:28
Inagurohet fusha e re në Shtoj, Presidenti Duka: Shembull i bashkëpunimit të Federatës me një Akademi private
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Pas fushës në Famullinë e Shën Prendës, është inauguruar një tjetër investim i Federatës së Futbollit në Shkodër. Si pjesë e projektit të rëndësishëm “100 fushat”, në Shtoj është përuruar fusha e re me bar artificial, një investim i përbashkët i FSHF-së dhe akademisë “Soccer Star”. Në ceremoninë e përurimit të fushës së re mori pjesë Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, një nga përfaqësuesit e akademisë “Soccer Star”, Agim Zani, kryetari i SHRF Shkodër, Lazër Matija si edhe përfaqësues të futbollit në Shkodër, përfaqësues të mediave dhe fëmijë të zonës.

Në fjalën e rastit të mbajtur në këtë event, Presidenti Duka vlerësoi bashkëpunimin me akademinë “Soccer Star” dhe uroi që në të ardhmen Shkodra të ketë më shumë futbollistë.

“Është kënaqësi për mua të jem në inagurimin e fushës në Shtoj. Kjo fushë do t’i shërbejë stërvitjes së gjithë fëmijëve të zonës. Është shembulli më i mirë i bashkëpunimit të Federatës së Futbollit me një Akademi private. Ato që mund t’i krijojmë ne fëmijëve që t’i bashkohen sportit tonë është infrastruktura, trajnerët  të cilët ne i kemi të kualifikuar. Jemi e vetmja Federatë në botë që financojmë veshjet sportive që fëmijët i kanë sot veshur dhe topat e futbollit. Mjafton që fëmijët të kenë dëshirën, ne kemi të tjerat dhe futbolli të ecë përpara. Falenderoj Gimin, Lazerin si kryetar i SHRF Shkodër për bashkëpunimin dhe ju të tjerët. Uroj të kemi sa më shumë futbollistë në Shkodër”.

Mund t'ju interesojë

Gjermania turpëron 5-0 Holandën, Gruda shkëlqen me gol dhe dy asiste

Gjermania turpëron 5-0 Holandën, Gruda shkëlqen me gol dhe dy asiste

Para 7 orësh
Chivu merr çmimin “Pankina e Artë”: Krahasimi me Mourinhon më vë në siklet!

Chivu merr çmimin “Pankina e Artë”: Krahasimi me Mourinhon më vë në siklet!

Para 14 orësh
Gjermani-Holandë/ “Pancerat” kërkojnë kualifikimin, tulipanët synojnë të ruajnë vendin e parë

Gjermani-Holandë/ “Pancerat” kërkojnë kualifikimin, tulipanët synojnë të ruajnë vendin ...

Para 15 orësh
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Presidenti Duka nënvizoi se Shkodra duhet të ketë më shumë fusha stërvitore, për t’i krijuar këtij rajoni kushte më të mira stërvitjeje si edhe që qyteti të jetë një nga pritëset e finaleve të Europianit U-21. “Projekti është akoma më i madh këtu. Ne do na duhet që të fillojmë sa më shpejt fushën me bar natyral sepse është një nga kushtet për të zhvilluar ndeshjet e Kampionatit Europian 2027 në Shkodër. Nëse nuk kemi të paktën një fushë për stërvitje e kemi të pamundur që të luhet në Shkodër, gjë që e cila ka dështuar në ndeshjet e Euro U-17 2025, sepse në Shkodër nuk kishim një fushë që i plotëson kriteret me bar natyral. Sa më shpejt ta nisim fushën e re për t’i shërbyer akademisë dhe fëmijëve, por edhe qëllimin tjetër që është shumë i rëndësishëm, zhvillimi i Kampionatit Europian U-21 nuk duhet ta përjashtojë Shkodrën nga harta.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ndërkohë unë shpresoj që ne ta fillojmë edhe projektin me Bashkinë që kemi nisur te Kompleksi Sportiv “Zmijani”, për ta shndërruar në një kompleks bashkëhor dhe më të gjitha kushtet ku dhe atje do të ketë një fushë natyrale dhe artificiale. Unë mendoj që jemi në rrugë të mbarë, do të duhet bashkëpunim me të gjithë, me biznesin privat, bashkinë, me Shoqatën që të krijojmë kushte sa më të mira”, tha Presidenti Duka

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Horoskopi i ditës, e martë 17 nëntor 2026
Para 1 minute

Horoskopi i ditës, e martë 17 nëntor 2026

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.8 lekë
Para 14 minutash

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.8 lekë

Moti sot: shi në Tiranë e Shkodër, deri 21°C në Vlorë
Para 16 minutash

Moti sot: shi në Tiranë e Shkodër, deri 21°C në Vlorë

Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë
Para 7 orësh

Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë

Më të lexuarat

1 Ndahet nga jeta Gëzim Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist
Para 9 orësh

Ndahet nga jeta Gëzim Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist

2 Anulohet samiti i NATO-s në Tiranë, Rutte tregon shkakun e vendimit
Para 16 orësh

Anulohet samiti i NATO-s në Tiranë, Rutte tregon shkakun e vendimit

3 Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë
Para 7 orësh

Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë

4 Gjermania turpëron 5-0 Holandën, Gruda shkëlqen me gol dhe dy asiste
Para 7 orësh

Gjermania turpëron 5-0 Holandën, Gruda shkëlqen me gol dhe dy asiste

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.