
Interi fiton dhe dhuron spektakël edhe me rezervat në duelin kundër Veronës. Skuadra zikaltër aktivizoi titullar Asllanin dhe Correa-n, por kjo nuk e pengoi që të fitonte 5-0, madje duke i shënuar të gjitha golat që në 45 minutat e para.
Correa zhbllokoi ndeshjen që në minutën e 17-të, ndërkohë që më pas do të ishte radha për një dopietë nga Marcus Thuram. De Vrij shënoi golin e katërt pas një asisti nga Kristjan Asllani.
Për t’i dhënë fund golave mendoi Bisseck në minutën e 41-të, me një goditje që shkoi në trekëndëshin e portës. Asllani në këtë mënyrë bën një provë shumë pozitive që do e ndihmojë të fitojë më shumë besim nga Inzghi në ndeshjet në vijim. /R.Lika-Koha Jonë/
