
Jürgen Klopp është kthyer në një nga personazhet më të komentuar në rrjetet sociale gjatë Kupës së Botës 2026, por këtë herë jo për deklaratat apo të ardhmen e tij si trajner.
Tekniku gjerman, i cili pritet të marrë drejtimin e kombëtares së Gjermanisë, u filmua në tribunat e stadiumit gjatë ndeshjes mes Zvicrës dhe Kolumbisë, teksa po shijonte një porcion me patate të skuqura të shoqëruara me ketchup.
Pamjet u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale, ku shumë tifozë komentuan me humor momentin e kapur nga kamerat.
Sipas mediave, Klopp zgjodhi këtë mënyrë për të kaluar kohën gjatë një sfide që nuk ofroi shumë spektakël në lojën e rregullt. Ndeshja mes Zvicrës dhe Kolumbisë u karakterizua nga ritëm i ulët dhe pak raste për gol, përpara se fituesi të përcaktohej vetëm pas goditjeve të penalltive.
