
Cristian Shpendi nuk di të ndalet në Seria B. Sulmuesi shqiptar arriti që të shënonte në goditjen e dytë ndaj Frosinones, pasi fillimisht nga pika e bardhë do të ndalej nga portieri kundërshtar.
Ishte minuta e 37-të, kur Shpendi shënoi golin e dhjetë në Seria B 21-vjeçari tashmë ka shënuar në katër ndeshje radhazi të kampionatit dhe kryeson renditjen e golashënuesve.